Connect with Us

Dyshohet se janë vetëhelmuar/ Çfarë thanë prindërit e çiftit fatkeq nga Librazhdi

Lajme

Dyshohet se janë vetëhelmuar/ Çfarë thanë prindërit e çiftit fatkeq nga Librazhdi

Publikuar

-

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në qytetin e Librazhdit ku çifti i sapomartuar dyshohet të jetë vetëhelmuar, të parët që janë marrë në pyetje kanë qenë prindërit e dhëndrit.

Të shokuar nga ngjarja, ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni mbi ndonjë problematikë midis çiftit e as kanë nuhatur ndonjë konflikt. Ata shtuan se kanë ngelur pa fjalë kur janë përballur me vajzën e pajetë.

Prindërit rrëfejnë se nuk kishin dëgjuar për probleme të çiftit dhe se nuk kishin perceptuar ndonjë konflikt apo situatë që mund të çonte në këtë veprim.

“Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi, nuk dimë çfarë të themi“, – janë shprehur prindërit e çiftit përpara policisë.

LEXO EDHE:  Befason Artan Hoxha: Të gjithë i dinë bazat e grupeve kriminale të Elbasanit

Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, dyshohet se janë vetëhelmuar në rrethana të paqarta, vetëm pesë ditë pas martesës.

Fatkeqësisht e reja ka ndërruar jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit.

Ishte e ëma e djalit ajo që njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shpejtësi “skëterrë” në Sauk-Mullet/ Policia u heq patentat 4 shoferëve

Publikuar

-

Nga

Vijon kontrolli me radar i rrugëve urbane e interurbane, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, veçanërisht në qendrat e banuara.

Në segmentin Sauk-Mullet në Tiranë, prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, ku janë pezulluar vetëm 4 leje drejtimi për shpejtësi, 138 km/h deri në 155 km/h.

LEXO EDHE:  Përvetësuan 68120 m katrorë tokë / Arrestohen 3 punonjës të Hipotekës

LEXO EDHE:  Policia jep detajet e para për personin që kërcënon të hidhet nga vinçi

“Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor.
Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja.
Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Luana Vjollca pushime luksoze në Dubai/ Çmend fansat me pozat e fundit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca është duke shijuar disa ditë pushimesh në Dubai.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Luana shfaqet mjaft tërheqëse teksa darkon në një restorant.

Në këtë udhëtim, ajo shoqërohet nga motra e saj, Marina Vjollca, si dhe reperi, Getoar Selimi.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ofronte ndërtime pa leje kundrejt pagesave/ Arrestohet biznesmeni në Elbasan

Publikuar

-

Nga

krimi i organizuar

Arrestohet pronari i një firme ndërtimi në Elbasan.

Sipas News 24, në pranga është vënë shtetasi Sulejman Shahini 44 vjeç, pasi u ofronte qytetarëve ndërtime pa leje kundrejt pagesës.
Raportohet se, 44-vjeçari kishte lidhje të forta edhe me zyrtare të INUV, në bashkinë e Elbasanit, nëpërmjet të cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje.

LEXO EDHE:  Policia jep detajet e para për personin që kërcënon të hidhet nga vinçi

LEXO EDHE:  Denoncimi i pazakontë/Dashi më sulmoi vajzën 6 vjeçe, në spital nuk i lanë as gjakun (Video)

Ky “shërbim”, i ofruar nga 44 vjeçari, bëhej kundrejt shumave që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”. CNA.al

LEXO TE PLOTE