Connect with Us

Donald Trump e ka bërë NATO-n më të fortë

Blog

Donald Trump e ka bërë NATO-n më të fortë

Publikuar

-

Nga Newt Gingrich “Newsweek”

* Sapo mora një e-mail për mbledhje fondesh nga shtabi elektoral i ish-zv/presidentit Xho Bajden, që nënvizonte ndryshimin e thellë midis demokratëve dhe presidentit Donald Trump, në qasjen ndaj politikës së jashtme. Bajden shkruante:”A i patë pamjet e miqve dhe aleatëve tanë në Londër këtë javë? Udhëheqësit botërorë, po talleshin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, teksa ai u fut sërish në siklet, dhe e dëmtoi imazhin e SHBA-së në një samit ndërkonbëtar”. Dëshira e dëshpëruar e demokratëve për t’u dashur nga të huajt, e përshkonte të gjithë e-mailin.

Në fakt, Bajden premton të ndjekë politika, që do ta bëjnë atë të pëlqyeshëm atë tek presidenti francez Makron. Natyrisht Makron, që deklaroi kohët e fundit se NATO-s “i ka vdekur truri”, gëzon vetëm gjysmën e popullariteti që ka Trump në vendin e tij.

Ndërkohë qindra mijëra francezë, dolën sërish në rrugë fundjavën që shkoi, për të protestuar ndaj politikave të tij. Makron, kancelarja gjermane Merkel (koalicioni qeveritar i të cilës po përçahet, ndaj mund të humbasë pushtetin), dhe disa liderë të tjerë evropianë, e kundërshtojnë presidentin Trump për 3 arsye të forta.

Së pari, më shumë se sa çdo president që nga koha e Ronald Reganit, presidenca e Trump përfaqëson më së miri vlerat dhe interesat amerikane. Trump pret që udhëheqësit e tjerë të mbrojnë interesat e vendit të tyre, dhe ai me siguri që do të diskutojë bazuar në interesat e vendit të tij.

Së dyti, ekonomia nën Trumpin po forcohet, në një kohë që ekonomitë evropiane janë në një situatë të vështirë. Një ditë pasi shtabi i fushatës së Bajdenit e dërgoi këtë e-mail tek shumë njerëz, Departamenti amerikan i Punës, raportoi se Shtetet e Bashkuara shtuan në nëntor 266.000 vende të reja pune, rreth 80.000 më shumë nga sa parashikonin ekonomistët.

Ndërsa vendet e tjera po lëngojnë nga papunësia e lartë dhe rritja e ulët, ekonomia e Trump po prodhon një rritje të qëndrueshme ekonomike, një rritje të madhe të prodhimit të naftës dhe gazit, dhe nivelet më të ulëta të papunësisë në 50 vitet e fundit. Xhelozia, është një faktor domethënës në reagimin e liderëve të huaj ndaj presidentit Trump.

Së treti, me ekonominë më të madhe në botë, SHBA-ja harxhon 2 herë e gjysmë më shumë si përqindje ndaj PBB-së së saj sesa Gjermania, ekonomia e dytë më e madhe në NATO. Që të gjithë e pranojnë që ushtria amerikane është më e fuqishme se sa pjesa tjetër e marrë së bashku e NATO-s.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Lorenc Vangjelit/ SHBA do publikojë një tjetër listë të zezë me 14 persona

Dhe kjo prodhon më shumë xhelozi sesa respekt. Nën këtë mjedis, historia e parrëfyer është se sa i suksesshëm ka qenë presidenti Trump në bindjen e anëtarëve të NATO-s, që të rritin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Që kjo është një arritje e madhe, mund të shihet nga fakti që presidentët Bush dhe Obama, u përpoqën t’i detyrojnë anëtarët e NATO-s të rrisnin shpenzimet e tyre në mbrojtje, dhe dështuan që të dy.

Ndërkohë Trump ka pasur sukses. Ju nuk jeni të detyruar të më besoni mua, mbi shkallën e ndikimit të Trump ndaj NATO-s. Por ja çfarë tha së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Trump:’Më lejoni t’ju falënderoj për udhëheqjen që po tregoni, për çështjen e shpenzimeve në mbrojtje. Sepse është shumë e rëndësishme që të gjithë të kontribuojmë më shumë në sigurinë tonë të përbashkët. Dhe ju keni pasur një ndikim shumë real, pasi aleatët po shpenzojnë tashmë më shumë në mbrojtje”.

Pra për të qenë të qartë:shpenzimet për mbrojtjen e NATO-s, kanë qenë mbi 100 miliardë dollarë në vit, gjatë viteve 2016-2019. Gjatë viteve të ardhshme, parashikohet që përpjekjet e presidentit Trump, t’i çojnë në 500 miliardë dollarë shpenzimet e mbrojtjes nga anëtarët e NATO-s.

Kjo është një rritje e ndjeshme e forcës së aleancës, dhe një sinjal i fuqishëm për Rusinë e Putinit, dhe agresorët e tjerë të mundshëm. Ish-zv/presidenti Bajden, duhet ta rimendojë tekstin e e-mailit të tij për mbledhjen e fondeve. Ai është duke përfaqësuar me besnikëri, dëshirën e së majtës për një Amerikë të dobët, që duhet nga të huajt, por që dështon të përfaqësojë vendin e vet.

Sa i përket presidentit Trump, ai po përpiqet që SHBA-ja të ketë një ekonomi të fortë, një ushtri të fortë, dhe që aleatët të përmbushin detyrimet e tyre, në një kohë që mendimet e udhëheqësve të huaj, janë për të shumë më pak të rëndësishme, sesa veprimet e tyre.

Shënim: Republikani Newt Gingrich, është ish-kryetar i Kongresit Amerikan./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A mund të vrasë koronavirusi 50 milionë njerëz në mbarë botën?

Publikuar

-

Nga

Nga Michael Le Page & Debora MacKenzie, “New Scientist”

* Nëse nuk ndalet përhapja e tij, koronavirusi i ri mund të infektojë 60 përqind të popullsisë në botë, dhe të vrasë 1 në 100 në infektuar, ose rreth 50 milionë njerëz. Kjo është ajo që llogarit Gabriel Leung, ekspert i shëndetësisë në Universitetin e Hong Kongut.

A ka ai të drejtë? Përgjigja e shkurtër është se askush nuk e di me saktësi, pasi ka shumë gjëra që ende nuk i dimë mbi virusin. Së pari, a mund ta ndalojmë përhapjen e tij në të gjithë botën? Deri më tani, ka pasur mbi 40.000 raste në Kinë, dhe 24 vende të tjera kanë raportuar rreth 300 raste.

Ky virus, po përhapet shumë më lehtë sesa koronaviruset e tjerë, që kanë kaluar nga kafshët tek njerëzit. Ndalimi i përhapjes së tij, kërkon identifikimin dhe izolimin e atyre që janë të infektuar. Por kjo gjë mund të jetë veçanërisht e vështirë, sepse disa njerëz mund të jenë infektues, edhe kur kanë vetëm disa simptoma të lehta.

Dhe ndërsa koha mesatare që njerëzit e infektuar të shfaqin simptoma është rreth 3 ditë, ndonjëherë kjo mund të zgjasë 24 ditë, pra më shumë sesa periudha 2-javore e karantinës, e rekomanduar aktualisht nga autoritetet shëndetësore.

Kina është duke marrë masa drastike për të frenuar përhapjen e virusit. Por nuk është e qartë nëse ato po funksionojnë si duhet. Ka pasur një rënie të numrit të rasteve të reja të raportuara në një ditë. Por kjo gjë mund të ketë ndodhur për shkak të mbingarkesës së spitaleve.

Duket se Kina po numëron vetëm tani njerëzit që rezultojnë pozitivë me këtë virus, por

që nuk shfaqin simptoma. Ndërkohë ka shumë gjasa që edhe vendet e pasura, të fshehin të vërtetën mbi numrin real të të prekurve. Tashmë ka një shqetësim të madh se virusi po përhapet gjerësisht, edhe tek vendet që nuk kanë shumë burime për ta zbuluar dhe luftuar atë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka paralajmëruar se ne mund jemi duke parë vetëm “majën e ajsbergut” . Nëse është vërtet kështu, shanset për të parandaluar një pandemi globale janë të ulëta. Dhe kjo na çon tek pyetja tjetër:sa njerëz do të infektohen nëse virusi përhapet kudo?

Vlerësohet se 24 përqind e popullsisë së botës, ishte e infektuar nga pandemia e Gripit të Derrit H1N1 e vitit 2009, pavarësisht se të moshuarit kishin një imunitet paraprak, pasi kishin qenë të ekspozuar ndaj viruseve të ngjashme. Ndërkohë me sa dimë deri tani, askush nuk ka një imunitet para-ekzistues ndaj koronavirusit të dhjetorit 2019.

Çdo person i infektuar, duket se infekton mesatarisht 2-4 të tjerë, krahasuar me 1.5 që shkaktonte Gripi i Derrave. Pra vlerësimi i Leung për rrezikun e infektimit të 60 për qind të popullisë botërore duket i besueshëm, por këtë nuk mund ta themi me siguri të plotë.

LEXO EDHE:  Tarifat e makinave/ Trump “i shpall luftë” mallrave evropianë

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në SHBA/1 i vdekur dhe 14 të plagosur

“Është e pamundur të dihet realisht, se çfarë mund të ndodhë me këtë virus”-thotë Dejvid Hejman nga Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, që drejtoi reagimin global ndaj shpërthimit të virusit SARS në vitin 2003. Domethënëse në këtë rast, është “egërsia” e virusit.

Vlerësimet e hershme të shkallës së vdekshmërisë nga sëmundjet e reja, janë zakonisht shumë më të larta se sa shifra reale, për shkak së zbulohen vetëm rastet më serioze. Për shembull, tani mendohet se gripi i vitit 2009 vrau 1 në 5000 njerëz, shumë më pak nga sa druheshin në fillim specialistët.

Raportet fillestare për një nivel vdekshmërie prej 2 përqind nga koronavirusi i ri, u bazuan në pjesëtimin e numrit të vdekjeve me numrin e rasteve të konfirmuara. Por kjo shifër, nuk merr parasysh vonesën midis njerëzve që sëmuren, shërohen apo vdesin, apo faktin që mjekët po egzaminonin vetëm njerëzit që kishin pneumoni, pra rastet më të rënda.

Bazuar në vlerësimin se rastet me simptoma më të buta nuk llogariten, Neil Ferguson nga Kolegji Mbretëror në Londër, llogarit se 1 përqind e të infektuarve vdesin, e njëjta përqindje e përdorur për të llogaritur vlerësimin e 50 milionë të vdekurve.

Sërish kjo shifër e tmerrshme mund të jetë e ekzagjeruar, për shkak se trajtimet në zhvillim ndaj virusit, mund të ulin më tej shkallën e vdekshmërisë. Por vlerësimit të Leung, i mungon në fakt një shkak tjetër i mundshëm i vdekjeve për shkak të koronavirusit:njerëz që vdesin për shkak të ndërprerjes së shërbimeve normale të kujdesit shëndetësor, pikërisht si pasojë e epidemisë.

“Shqetësim nuk ka vetëm mbi të infektuarit nga vetë koronavirusi, por për të gjitha shërbimet shëndetësojë që nuk do të funksiononin më normalisht”- thotë Devi Sridar nga Universiteti i Edinburgut në Britaninë e Madhe. “Dhe në atë rast, do të shihnim shpërthimin e të gjitha epidemive të mundshme”- thekson ai.

Ky skenar do të ishte më dramatik në vendet e varfëra, sistemi shëndetësor i të cilëve është shumë i dobët. Për shembull, fëmijët e vegjël nisën të vdisnin nga fruthi, kur u ndal vaksinimi gjatë shpërthimeve të fundit të sëmundjes së Ebolës në Afrikë. “UNICEF i quan këta të vdekur të panumërt”- shprehet Sridar.

Megjithatë, edhe vendet e pasura mund të hasin shumë vështirësi. Planet e Britanisë së Madhe kundër një pandemie globale, janë për diçka me një madhësi të ngjashme me gripin H1N1 të vitit 2009, që vrau deri në 500.000 njerëz në rang global.

Pol Hanter nga Universiteti i Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, mendon se koronavirusi do të zhduket duke vrarë më pak njerëz se sa gripi i vitit 2009. “Unë nuk pres që të kemi atë shkallë fataliteti me këtë koronavirus, por mund ta kem edhe gabim. Nëse është shumë më agresiv sesa H1N1, atëherë përballja e tij do të ishte tmerrësisht  vështirë”- thekson ai./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse duhet shpëtuar traktati i fundit, mbi kufizimin e armëve bërthamore

Publikuar

-

Nga

Nga Madeleine Albright & Igor Ivanov, “The New York Times”

* Raportet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, kanë qenë në krizë për pjesën më të madhe të dekadës që kaloi. Komunikimi i zakonshëm është ndërprerë, duke e thelluar mosbesimin, dhe duke e bërë më të vështirë uljen e tensioneve. Gjendja e tanishme, nuk i shërben aspak interesave strategjike të secilit vend, dhe e vë në rrezik sigurinë globale, pasi Rusia dhe SHBA-ja janë të vetmet vende që zotërojnë mjaftueshëm armë bërthamore për ta shkatërruar njëra-tjetrën, por edhe gjithë njerëzimin.

Rindërtimi i besimit të ndërsjellë, dhe përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi, do të jetë një përpjekje sfiduese afatgjatë, duke pasur parasysh klimën aktuale politike në Uashington dhe Moskë. Gjithsesi, të dyja vendet kanë shansin të zbusin raportet duke e zgjatur afatin e Traktatit të Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike të vitit 2010, që skadon pas një 1 viti.

                             Madeleine Albright

Ndërsa 12 muaj mund të duken një kohë e bollshme, në terma diplomatikë dhe në mjedisin aktual, koha ikën shumë shpejt. Nëse reagojnë shpejt, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, i kanë të gjithë mundësitë të shmangin një rikthim të pakuptimtë dhe të rrezikshëm në pragun e një përplasjeje bërthamore.

Nuk ka asnjë arsye të pritet, dhe zgjatja e traktatit, të njohur si NEË START, është pikënisja e duhur për përmirësimin e raporteve. Me skadimin e Traktatit të Forcave Bërthamore të Rrezes së Mesme vitin e kaluar, NEW START, është marrëveshja e vetme që ekziston ende, dhe që kufizon madhësinë e forcave bërthamore amerikane dhe ruse.

Ky taktat garanton masat e rëndësishme të verifikimit dhe transparencës, përfshirë inspektimet në terren, të cilat kanë ndihmuar në forcimin e stabilitetit strategjik. Traktati lejon një zgjatje 5-vjeçare, nëse për këtë gjë bien dakord udheqësit e të dyja vendeve.

Prandaj presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump, duhet që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Vendet tona, i mbijetuan rreziqeve bërthamore të Luftës së Ftohtë, përmes një kombinimi të diplomacisë së aftë, udhëheqjes politike, dhe fatit të mirë. Rënia e Murit të Berlinit nuk i eliminoi ato rreziqe, por vitet që pasuan shënuan një progres të vazhdueshëm në kontrollin e armëve, një rënie të ndjeshme të rrezikut bërthamor, dhe një besim të zvogëluar në mjetet ushtarake për adresimin e konflikteve të mundshme.

Ndërkohë, sot tensionet gjeopolitike po rriten, dhe fuqitë kryesore po i kushtojnë sërish rëndësi rolit të armëve bërthamore në strategjitë e tyre ushtarake. Ekspertët po flasin më pak mbi mjetet për ndalimin e konfliktit bërthamor, dhe me shumë për prodhimin e armëve që mund të përdoren për sulme.

Madje disa madje kanë përqafuar idenë e marrë, se mundet të fitohet edhe një luftë bërthamore. Në fund të vitit të shkuar, ne u takuam në Vjenë me ish-ministra të tjerë të jashtëm nga më shumë se një duzinë vendesh, si pjesë e Forumit të Aspenit, për të analizuar peizazhin global të sigurisë, dhe për t’i ekzaminuar më në thellësi këto tendenca.

LEXO EDHE:  NATO ngushëllon familjarët e efektives shqiptare/ Humbëm njërën prej nesh  

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në SHBA/1 i vdekur dhe 14 të plagosur

                                        Igor Ivanov

Ne dolëm nga këto konsultime shumë të shqetësuar nga pasojat e mundshme në të gjithë botën, nga një gare e përshpejtuar globale e armëve, nga rreziku i rritur i incidenteve ushtarake, si dhe nga degradimi i marrëveshjeve të kontrollit dhe mos-përhapjes së armëve bërthamore. Ne besojmë se bota duhet të lëvizë në një drejtim të ri, më pak të rrezikshëm.

Si rezultat i këtij takimi, ne dhe 24 ish-ministrat e tjerë të jashtëm tani, po bëjmë publike një deklaratë që u bën thirrje liderëve të të gjitha vendeve, të reagojnë ndaj pasigurive mbi armët bërthamore. Mjetet për t’i adresuar këto rreziqe janë në dispozicionin tonë, por ato mund të përdoren vetëm përmes një udhëheqjeje të mençur.

Gjatë Luftës së Ftohtë, bota vërtetoi se traktatet e ekuilibruara dhe të zbatuara me besnikëri, angazhimet politike dhe normat e sjelljes mund të zvogëlojnë në një mënyrë efektive tensionet dhe mundësinë e konflikteve. Këtë pranverë, 190 vende do të mblidhen në Nju Jork në kuadër të 50 vjetori të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, për të shqyrtuar rreziqet aktuale bërthamore dhe sfidat.

Zgjerimi i traktatit NEW START, do t’i dërgonte një sinjal pjesës tjetër të botës, dhe mund të hedhë themelet për një bashkëpunim të rritur ndërkombëtar në dekadën e ardhshme. Përshkallëzimi i sulmeve të fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, tregoi se sa shpejt mungesa e vigjilencës mund të na çojë në pragun e luftës.

Gjatë viteve të ardhshme, peizazhi i sigurisë do të bëhet edhe më sfidues, nga teknologjitë në zhvillim, dhe nga ndërthurja e tyre me aftësitë konvencionale dhe bërthamore. Prandaj do të jetë vendimtare të krijohet një frymë e rigjallëruar e diplomacisë, bazuar në një kuptim të përbashkët të rreziqeve dhe mënyrave për të kontrolluar burimet e mundshme të dëmit.

Koha është kritike. Të mos bërit asgjë, duke pritur një marrëveshje “më të mirë”, është një recetë që të çon drejt katastrofës.

Shënim: Medlin Ollbrajt, Sekretare amerikane e Shtetit në vitet 1997-2001. Igor Ivanov, ministër i Jashtëm i Rusisë në vitet 1998-2004../ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Qeveria e re kleptokrate, nuk do shpëtojë dot Rusinë nga kriza ekonomike

Publikuar

-

Nga

Nga Anders Aslund “Project Syndicate”

* Muajin e shkuar, presidenti rus Vladimir Putin, ndërmori disa ndryshime në qeveri dhe rendin kushtetues, duke treguar se në një mënyrë a tjetrën, ai do të mbetet në pushtet pasi t’i mbarojë mandati në vitin 2024. Nërkohë ai e ka rregulluar politikën e tij ekonomike, me supozimin se më shumë investime shtetërore do të nxisin rritjen ekonomike.

Por këtu, shpresat e Putinit kanë të ngjarë të dalin të gabuara. Tradicionalisht, kryeministri rus dhe zëvendësi i tij i parë, janë ata që e kanë mbikëqyrur politikën ekonomike të vendit. Me shpërndarjen e re të punëve, kreu i vjetër i administratës tatimore, Mikhail Mishustin, ka zëvendësuar në detyrë kryeministrin e Putinit, Dimitri Medvedev.

Ndihmësi kryesor i Putinit, Andrei Belusov, ka marrë përsipër postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa Anton Siluanov ka mbajtur postin e tij si Ministër i Financave. Pasi ka shërbyer si ndihmës i Putinit për 7 vjet, mendimet e Belusovi janë të njëjta me ato të padronit të tij.

Djali i një ekonomisti të shquar marksist, ai është një statist i thekur dhe një i ithtar i kejsianizmit, çka nënkupton se ai mbështet shtimin e shpenzimeve shtetërore. Që nga “rizgjedhja” në vitin 2018, Putin dhe Belousov janë përqendruar në 13 projekte kombëtare, që synojnë të përmirësojnë standardin e jetesës dhe të rrisin investimet në infrastrukturë.

Nga ana e tij, Mishustin ka imazhin e një administratori efektiv, por edhe të një teknokrati me lidhje të forta në Perëndim. Ai është vlerësuar shumë për dixhitalizimin e sistemit rus të taksave, duke lehtësuar mbledhjen dhe rimbursimet e tatimit mbi vlerën e shtuar. Por nën udhëheqjen e tij, administrata tatimore vazhdoi zhvatjen e biznesmenëve.

Siç e ka treguar aktivisti opozitar anti-korrupsion Aleksei Navalni , 45 milionët dollarët e familjes Mishustin në prona dhe pasuri të patundshme në Moskë, nuk mund të jenë vënë vetëm me të ardhurat  e tij të ligjshme. Megjithatë, ndërsa Mishustin ka qenë një nga anëtarët më të rëndësishëm të qeverisë ruse që nga viti 2010, ai e ka shmangur kontrollin publik.

Ai e kuptoi që në vitin 2008, se mënyra më e shpejtë për t’u ngjitur në majë në elitën e re të Putinit, ishte të luante hokej mbi akull, edhe pse ai nuk kishte ndonjë talent natyror në këtë sport. Po kështu, pas udhëheqjes së Vladimir Putinit, ai ka mbështetur hapur Kishën Ortodokse Ruse. Dhe fakti që babai i tij ka punuar për KGB-në, nuk e ka dëmtuar perspektivën e tij për karrierë në nivele të larta.

Ndryshimet në qeveri që ndëmori Putini, tregojnë se ai nuk ishte i kënaqur me dështimet e qeverisë së mëparshme në realizimin e projekteve kombëtare. Ndërsa Medvedev ishte perceptuar si një administrator i dobët, Siluanov vlerësohej si një kontabilist tepër i rreptë.

Gjatë 2 viteve të fundit, Rusia ka pasur teprica të konsiderueshme fondesh, përkundër dëshirës së Putinit për të rritur shpenzimet publike. Në vitet e mëhershme, prioriteti kryesor i Putinit ishte mbrojtja e sovranitetit të Rusisë, duke grumbulluar sa më shumë rezerva në monedhat ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Skandal në Shtëpinë e Bardhë/ Ish-këshilltarja e Trump do të publikojë regjistrimin e fshehtë

LEXO EDHE:  "Kërcënimi"/Thaçi letër NATO-s, ja çfarë i shkruan

Por me rezervat ruse që tashmë janë rritur në 560 miliardë dollarë, ai ka arsye të ndihet shumë i sigurtë. Aq më tepër tani që janë zbehur gjasat e vendosjes së sanksioneve të reja perëndimore. Me rritjen ekonomike mesatare vjetore të mbërthyer në shifrën 1 për qind që nga viti 2009, prioriteti i ri është rritja e prodhimit, që Belusov beson se mund të arrihet përmes investimeve shtetërore.

Qeveria e re ruse përbëhet nga 9 zëvendëskryeministra (nga 10 në qeverinë e mëparshme) dhe 21 ministra, ku vetëm 3 janë gra. Pjesa tjetër janë teknokratë konformistë, midis moshës 39-63 vjeç, dhe që të gjithë kanë marrëdhënie të ngushta personale me dikë që bën pjesë në rrethin e brendshëm të Putinit.

Qeveria e re, ka tre qendra të ndryshme ndikimit. E pari është “rrethi i Mishustinit”, që përfshin 3 zëvendëskryeministra të rinj, njëri prej të cilëve është edhe shefi i kabinetit të Mishustin. Kryeministrat e mëparshëm, nuk kanë pasur kurrë aleatë aq të fortë personalë në qeveri. Pra Mishustin, do të jetë një faktor që duhet vlerësuar.

Dy lojtarët e tjerë me një tufë besnikësh me vete në qeveri janë Sergei Sobyanin, kryebashkiaku i Moskës dhe Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Përveç faktit se është shumë teknokratike, qeveria e re është gjithashtu apolitike. Dy nacionalistët e thekur të qeverisë së mëparshme, Ministri i Kulturës Vladimir Medinski dhe ajo e Arsimit Olga Vasiljeva, janë larguar nga detyra, po kështu edhe liberalja Olga Golodets.

Me këto lëvizje, Putin duket se po sugjeron se është i lodhur nga luftërat e kultures, dhe tani dëshiron administratorë efektivë që mund të zbatojnë më së miri urdhërat e tij. Gjithsesi, programi ekonomik i Putinit ka pak shanse të ketë sukses. Ashtu si në të kaluarën, investimet shtetërore në infrastrukturë dhe shpenzime të tjera, do të përvetësohen nga vetë miqtë e Putinit. Putini nuk ka kuptuar ende, se një sistem i ndërtuar tërësisht mbi korrupsionin, favorizon një rritje të dobët ekonomike.

Nëse “gërvishtni” pak mbi “sipërfaqen” e qeverisë së re, do të gjeni shumë pak arsye që rusët e thjeshtë të kenë ndonjë shpresë për më mirë. Një nga zëvendëskryeministrat e rinj, Dimitri Çernishenko, një njeri i Mishustin, supozohet se ka pasur dorë në zhvillimin e Lojërave Olimpike të Soçit, dhe është i lidhur me Gazprom-Media, një nga simbolet e oligarkisë.

Një tjetër zv/kryeministër, Marat Kusnullin, ka qenë më herët përgjegjës për projekte të diskutueshme infrastrukturore në Tatarstan dhe Moskë. Dhe zyrtari i lartë i qeverisë që urdhëroi arrestimin e investitorit amerikan Majkëll Kalvej ishte Belusov. Me këtë mori personazhesh, Putini duket se i ka garantuar vetes zhgënjimin e rradhës, që mund të pasojë me gjasë formimin e një qeverie tjetër./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE