LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje tronditëse për dy të rinjtë në Librazhd/ Dyshohet se çifti u helmua nga dikush tjetër

13 Dhjetor 2019, 16:10, Aktualitet CNA
Detaje tronditëse për dy të rinjtë në Librazhd/

Ndryshe nga sa u raportua në fillim, pista e hetimit për Rezarta dhe Olsi Hajdarin në Librazhd ka marrë një tjetër rrjedhë.

Mësohet se policia ka ngritur pistën e hetimit për helmim nga një tjetër person dhe jo vetëm për vetëhelmim.

Mjekët dyshojnë se të rinjtë janë helmuar me fostoksinë, por në dhomën e tyre nuk është gjetur asnjë ambalazh fostoksine.

Kujtojmë se fillimisht u raportua se dy të rinjtë, të cilit sapo ishin kurorëzuar në martesë ishin vetëhelmuar për shkaqe dhe rrethana misterioze.

Ndërkohë Rezarta Hajdari ndërroi jetë dhe bashkëshorti i saj ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga