LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja për çiftin në Librazhd/ 27 vjeçari punonte në Greqi, si i gjeti e ëma të shtrirë përtokë

13 Dhjetor 2019, 13:19, Kronika CNA
Detaje të reja për çiftin në Librazhd/ 27 vjeçari

Detaje të tjera kanë dalë lidhur me ngjarjen e mëngjesit të sotëm ku një çift i sapomartuar në Librazhd dyshohet se janë vetëhelmuar.

Olsi Hajdarit 27 vjeç i cili dodhet në gjendje të rëndë në spital dhe Rezarta Hajdari 19 vjeç e cila ndërroi jetë, kishin vetëm pesë ditë që ishin martuar.
Mësohet se 27 vjeçari prej disa vitesh qëndronte dhe punonte në Greqi ndërsa 19-vjeçarja qendronte në Shqipëri, ku herë pas here e vizitonte dhe familjen e të fejuarit në Xhyrë.

Dyshimet e policisë dhe prokurorisë flasin se çifti është vetëflijuar duke pirë fotoksinë, por në fakt fotoksinë nuk është gjendur në dhomën e gjumit.
Bukurie Hajdari, e ëma e Olsit është ajo e cila e ka gjetur nusen e pajetë dhe djalin e saj më shkumë në gojë.

Bukuria priste që djali dhe nusja e saj të  cilët ishin në gjumë të zgjoheshi, por qetësia e mëngjesit brenda shtëpisë së saj, ka krijuar një përshtypje jo të mirë për të.

E ëma e 27 vjeçarit hyri në dhomën e gjumit të çiftit ku gjeti të shtirë përtokë dy të rinjtë.

Ka qënë spitali i Librazhdit që ka njoftuar policinë për këtë ngjarje të rëndë, duke njoftuar se Rezarta Hajdari ka ndëruar jetë dhe burri i saj Olsi, ndodhej në gjëndje shumë të rëndë.

Oficerë të policisë Librazhd dhe të Drejtorisë së Qarkut Elbasan, kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në dhomën e gjumit nuk është gjetur asnjë mjet i paligjshëm dhe asnjë gotë, që do të tregonte se çfarë mund të kishin konsumuar Olsi Hajdari dhe Rezarta Hajdari.

Policia bën me dije se burrë e grua, nuk kanë pasur shenja dhune në trup si dhe në dhomën e gjumit nuk është konstatuar asnjë medikament toksik.
Sipas policisë, çifti Hajdari i përket komunitet egjyptian në Shqipëri./CNA.al

Lajmet e fundit nga