Connect with Us

Berisha uron Boris Johnson për zgjedhjet në Britani/ Sukses spektakolar

Politikë

Berisha uron Boris Johnson për zgjedhjet në Britani/ Sukses spektakolar

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar mbrëmjen e sotme Boris Johnson, i cili fitoi ndjeshëm zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe.

“Miq, Partia Konsertvatore e Mbreterise se Bashkuar dhe lideri i saj, kryeministri i vendit Boris Johnson arriti dje nje fitore elektorale tejet te rendesishme dhe doli nga nje kohe e stuhishme me e forte se nga te gjitha zgjedhjet e meparshme qe nga viti 1987.

Partia Konsevatore e Britanise se Madhe i ka dhene Partise Demokratike qe ne themelimin e saj nje mbeshtetje tejet te çmuar”, shprehet ish-kryeministri.

Berisha deklaron në një postim në rrjetet sociale se “fitorja në Britaninë e Madhe e kryeministri Johnson dhe Partisë Konservatore ka një rëndësi të madhe për të gjitha forcat politike anëtare të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, anëtar i të cilit është dhe PDSH”

“Kjo fitore merr edhe nje rendesi tjeter te madhe pasi arkivoi ne histori liderin e Partise Laburiste, Jeremy Corbyn, njeriun qe citonte Enver Hoxhen, Fidel Kastron, Hugo Çaves dhe diktator te tjere dhe qe perfaqesonte nje rrezik real per Britanine dhe Europen.

Prandaj miq, le te urojme ne miqte tane konservator per suksesin e tyre spektakolar! Sb”, thekson ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Xhelatët janë po njëlloj”/ Çfarë kishte paralajmëruar Artan Hoxha 3 vite më parë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikujtuar një postim të tre viteve më parë ku jepte alternativat se kush do e qeversite vendin për 4 vitet e ardhshme.

Sipas Hoxhës, u realizua varjanti “b” që ai kishte renditur në postimin e tij të vitit 2017.

“Sapo kishte ardhur viti i ri 2017-te, dhe vendi ndodhej në një vit zgjedhjesh të përgjithshme…
Për fat të keq u realizua varianti “b”, Rama qeveris i vetëm….
Jo me kot kam futur në kllapa shprehjen (Edhe këtë kishim mangut)!!!!
Ja që bëri vaki!!!!”, shkruan Hoxha.

Sipas tij, pas tri vitesh asgje nuk ka ndryshuar, për të mos thënë që është bërë dhe më keq.
XHELATET janë po njëlloj.

I vetmi ndryshim është se kush e ka spatën më të mprehtë, që të mos vuash shumë para se të të dalë shpirti”, përfundon Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”/ Komentuesit nuk i ndahen Ramës: Po sillesh sikur jemi në Pakistan

Publikuar

-

Nga

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama publikon në profilin e tij fjalë të shenjta.

Edhe mëngjesin e sotëm ai shkruan: “Predikuesi më i mirë është zemra; Mësuesi më i mirë është koha; Libri më i mirë është bota; Shoku më i mirë është zoti”.

Por një numër i madh ndjekësish kanë “kryqëzuar” me komenrte kryeministrin teksa shprehen të zhgënjyer prej tij.

“Mesa duket po Ben prova për tu bërë hoxhë kur të lësh politikën. Shoku kryeminister beji punët pa u ndjerë se po na nxjerr citate si në kohën e enverit… Jemi në kohëra moderne dhe në mes të Europës kurse ti po sillesh sikur jemi në Pakistan”, shkruan një prej komentuesve.

Një tjetër thotë: Nuk mbahet shteti me fjalë të thata kryeministër!.

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”, shkruan një tjetër komentues.
Kujtojmë që Rama “ritualin” e fjalëve të shenjta e ndjek që prej nëntorit, kur ndodhi tërmeti tragjik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE