Connect with Us

Bënin “namin” me vjedhje/ Arrestohet 16 vjeçari, procedohen 2 të mitur të tjerë

Kronika

Bënin “namin” me vjedhje/ Arrestohet 16 vjeçari, procedohen 2 të mitur të tjerë

Publikuar

-

Policia e Kamzës ka arrestuar një 16 vjeçar dhe procedoi në gjendje të lirë dy të tjerë pasi vodhën një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy adoleshentë kishin vjedhur një automjet dhe ishin larguar në drejtim të qendrës së Tiranës, organizuan punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të shtetasit A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Ky shtetas, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.
Në momentin e bllokimit Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lek dhe një aparat celular.
Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe konkretisht:

LEXO EDHE:  Shqiptarët edhe në Itali vjedhin korentin

Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.
Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.
Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.
Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.
Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.
Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.
Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.
Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.
Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidenti me dy viktima tek ‘Xhamlliku’/ Shoferët dalin sot para gjykatës

Publikuar

-

Nga

Etjon Lazari dhe Edmond Murati, dy shoferët të cilët u përfshinë në aksidentin tragjik tre ditë më parë në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësor, do të përballen sot me masën e sigurisë para gjykatës.

Pas ekspertizës së kryer në vendin e ngjarjes, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të dy këta shoferë.

LEXO EDHE:  Vodhi paratë e farmacisë/Arrestohet hajduti në Vlorë

LEXO EDHE:  U grabiti me dhunë çantat tre grave/ E pëson keq i riu

Kujtojmë që sipasojë e aksidentit humbën jetën dy këmbësorët, Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës si dhe Hidajete Salliu, 72-vjeç banuese në Tiranë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pushime me dokumente të falsifikuara në hotelin me 5 yje/ Pranga shqiptarit në Itali

Publikuar

-

Nga

Një 32-vjeçar shqiptar, është vënë në prangat e policisë italiane ditën e djeshme.

Ai kishte mbërritur në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi për ditët e festive, duke u prezantuar në recepsion me një dokument të falsifikuar, por kjo nuk ka mjaftuar që ti shpëtojë uniformave blu.

32 vjeçari shqiptar ishte dëbuar nga shteti fqinj, pasi më herët ishte akuzuar për trafik dhe shpërndarje droge. Por nëpërmjet dokumenteve fals, kishte gjetur mënyrën për të hyrë sërish në Itali.

LEXO EDHE:  U grabiti me dhunë çantat tre grave/ E pëson keq i riu

LEXO EDHE:  Publikohet video-skandali/Si u vodhën votat e Blushit në Tiranë nga PS-PD

Forcat e rendit e shoqëruan në aeroportin e Fiumicinos, për ta kthyer në Shqipëri. Më pas do të denoncohet në prokurori për mashtrim me gjeneralitete false ndaj forcave të rendit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunohet dhe grabitet 80-vjeçari në Memaliaj/ Hajdutët i marrin 12 milion lekë në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Memaliaj, ku një i moshuar është dhunuar dhe grabitur në shtëpinë e tij.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 80-vjeçarit Hiqmet Ramadani, dhe pasi e kanë dhunuar fillimisht, më pas kanë i kanë grabitur 12 milionë lekë.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Memaliajt ku ka marrë mjekim e parë dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal ‘Omer Nishani’, në Gjirokastër për ndihmë mjekësore më të specializuar./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Shqiptarët edhe në Itali vjedhin korentin

LEXO EDHE:  Publikohet video-skandali/Si u vodhën votat e Blushit në Tiranë nga PS-PD

 

LEXO TE PLOTE