LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU valë kontrollesh në të gjithë vendin/ Ja masat që u morën brenda një jave

13 Dhjetor 2019, 15:06, Aktualitet CNA
AKU valë kontrollesh në të gjithë vendin/ Ja masat që u

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë kësaj jave ka realizuar 1850 kontrolle zyrtare në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar.
Mësohet se në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1305 ngarkesa me produkte ushqimore, duke marrë 58 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform.
AKU ka vendosur 151 masa administrative ?Paralajmërim?; ii) 8 masa administrative ?Gjobë? me vlerë 1,260,000 lekë; iii) masë administrative ?bllokim produkti? për 2.63 ton ( mish si dhe produkte të ndryshme ushqimore,etj); iv) masë administrative ?asgjësim produkti? për 169.106 ton (pije freskuese, pije alkoolike, mish nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi dhe produkte të tjera ushqimore etj);
Gjithashtu janë adresuar 10 kërkesa për notifikimin e 154 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 134 etiketa, ndërsa 20 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim;
Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 4 raste denoncimi nga qytetarët/ CNA.al

Lajmet e fundit nga