Connect with Us

Akoma s’ka marrëveshje/ Kurti: Po punojmë ditë e natë me LDK-në

Kosova & Rajoni

Akoma s’ka marrëveshje/ Kurti: Po punojmë ditë e natë me LDK-në

Publikuar

-

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, u shpreh se me LDK-në po bëjnë përpjekje natë e ditë që të arrijnë marrëveshje për koalicion, pasi deri tani nuk ka pasur ende rezultate konkrete, raportojnë mediat kosovare, duke folur për të rejat më të fundit të negociatave pë krijimin e qeverisë.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha Kurti, i cituar nga “Kosova Press”, pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës. Të njejtën e përmend edhe kosovarja “Express”.

Gazetarët kosovarë janë shprehur se populli po pret me padurim Qeverinë e re, gjë që nuk po realizohet për shkak se Vetvendosja dhe LDK-ja nuk kanë arritur ende në një marrëveshje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Katër viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Katër viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ulet numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.
Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1188 persona të dyshuar si të infektuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 85 raste.

Më shumë raste ka në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë.



LEXO EDHE:  Zyrtari amerikan: Askush nuk mund të dalë mbi ligjin, qeveria duhet të japë shembullin e parë

Ditën e djeshme 4 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 200 u shënuan 200 raste të reja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në Kosovë/ 12 viktima në 24 orë, konfirmohen 188 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në Kosovë/ 12 viktima në 24 orë, konfirmohen 188 raste pozitive

Në  Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se nga të testuarit rezultojnë 188 raste pozitive. Gjithashtu raportohet se kanë humbur jetën edhe 12 pacientë.



Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

LEXO EDHE:  “Më ka krahasuar me Sllobodan Millosheviçin”/ Rama i përgjigjet kritikave të Albin Kurtit

LEXO EDHE:  “Më ka krahasuar me Sllobodan Millosheviçin”/ Rama i përgjigjet kritikave të Albin Kurtit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste. Aktualisht në Kosovë janë 3.976 pozitive./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Harxhohen rezervat e gjakut në Kosovë/ Qendra e Transfuzionit thirrje të fortë për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Harxhohen rezervat e gjakut në Kosovë/ Qendra e Transfuzionit thirrje të fortë për qytetarët

Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë ka bërë thirrje të forta, pasi gjendja aktuale e rezervave të gjakut është kritike dhe kërkesat janë të mëdha.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi, tha për mediat në Kosovë se rezerva ka qenë e konsiderueshme por nuk është stabël.

“Gjendja aktuale e gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut për momentin është kritike sepse kemi pasur dalje të konsiderueshëm të gjakut dhe përbërësve të gjakut për pacientët të cilët kanë pasur nevojë për transfuzion. Rezerva ka qenë e konsiderueshme mirëpo ajo nuk qëndron çdo herë, kështu që kemi arritur në atë pikë që për shkak të zvogëlimit të dhuruesve dhe për shkak të numrit të shtuar të kërkesave të gjakut, kemi ardhur në atë situatë që kemi më pak sasi të gjakut dhe të përbërësve të gjakut”, u shpreh ajo.



LEXO EDHE:  Zbulohet sesi qeveria vjedh çdo vit 10 milionë euro

Zhubi theksoi se dy javët e fundit është vërejtur mungesë e theksuar sidomos te grupet negative, që sipas drejtoreshës, kanë qenë shumë të kërkuara.

LEXO EDHE:  Topalli tregon tre arsyet përse duhet përmbysur Qeveria

“Jemi përballur shumë me mungesa sidomos të grupeve negative, të cilat kanë qenë shumë të shprehura në këto dy javët e fundit. Kështu që këto mungesa kanë sjellë edhe deri te mbingarkimi i punës në Transfuzion sepse ka ardhur një muri e dhuruesve të gjakut të cilët kanë qenë me grupe tjera dhe me vështirësi kemi arrit t’i mbulojmë të gjitha kërkesat të cilat kanë qenë në grupet negative”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE