Connect with Us

Ahmetaj ministër për Rindërtim/ Reagon opozita: Rama do vjedhë në kulmin e fatkeqësisë

Politikë

Ahmetaj ministër për Rindërtim/ Reagon opozita: Rama do vjedhë në kulmin e fatkeqësisë

Publikuar

-

Nis dhënia e granteve të rindërtimit në Tiranë/ Ahmetaj: Të premten fillojnë punimet në Farkë

Nën kryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas propozimit të Ramës për emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Rindërtim.

Sipas Palokës, “emërimi i Ahmetajt është treguesi më i qartë se ky kryeministër kërkon ta vjedhë këtë popull në kulmin e fatkeqësisë”.

“Caktimi i Ahmetajt si personi që do të menaxhonte ndihmat financiare, ngjalli menjëherë reagim jo vetëm nga opozita. Ahmetaj eshte nga ish-ministrat më të akuzuar për korrupsion në një qeveri dhe administratë që vetëm pak ditë më parë u shpall nga organizmat ndërkombëtarë si një nga qeveritë më të korruptuara në botë.
Por kjo jo vetëm nuk e frenon Ramën po përkundrazi si në çdo rast tjetër, është kriter për ta emëruar Ahmetajn prapë ministër që do të menaxhoje paratë e ndihmave. E kjo ndodh pikërisht ditën që BE vendos për zhvillimin e konferencës së donatorëve.
Në këtë moment , ky kryeministër që e ka çuar vendin drejt rrënimit të gjithanshëm ; politik, ekonomik e social po kërkon ta grabisë dhe në kulmin e tragjedisë. Shikimi i tij në këto momente nuk shkon tek njerëzit në fatkeqësi por tek milionat që shpreson të marre nga bota, jo që t’i përdorë për shqiptarët, por si një mundësi tjetër për të vjedhur”, shkruan Paloka.

Sipas tij, emërimi i Ahmetajt është prova e nuk ka nevoje për të tjera.

LEXO EDHE:  Vendimi për Tahirin/ Reagon për herë të parë Rama

“Uroj që donatoret( siç kanë bërë deri më sot që nuk i kane besuar qeverisë) të kontrollojnë vetë e t’i venë ndihmat në funksion të shqiptareve e mos i lenë në dorë të grabitqarëve. Mëkatet e kësaj qeverie me shqiptaret jane boll të renda, mos i lejoni ta bëjnë dhe këtë”, shkruan mes të tjerash Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Berisha zbulon pazaret me Landfillin e Sharrës/ Veliaj dhe Rama fitojnë çdo ditë nga 1.5 mln euro

LEXO EDHE:  Zbulohet pse Meta nuk e dekretoi Lleshin/ Ja argumenti

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Paketa anti-KÇK/ Nishani ia thotë hapur Ramës: Nuk keni ju moral të luftoni krimin



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Vendimi për Tahirin/ Reagon për herë të parë Rama

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Rama po kërcënon drejtësinë/ BE dhe SHBA të ndërhyjnë

LEXO EDHE:  Rama po kërcënon drejtësinë/ BE dhe SHBA të ndërhyjnë

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE