LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet piktura e Gustav Klimt/ Mban vlerën e 50 milion dollarëve

12 Dhjetor 2019, 10:36, Kosova & Bota CNA
Zbulohet piktura e Gustav Klimt/ Mban vlerën e 50 milion dollarëve

Një pikturë e artistit të njohur Gustav Klimt, e zhdukur 22 vite më parë është gjetur në Itali, gjë kjo që i ka mahnitur të gjithë.

Pikturën e ka zbuluar një kopshtar, në kohën kur ai po pastronte. Kryevepra e Klimtit quhet ?Portreti i një Zonje? dhe mban vlerën e 50 milion dollarëve.

Para 22 vitesh, me 22 shkurt të vitit 1997, piktura në fjalë u vodh nga galeria Ricci Oddi, në Itali, e megjithëse nuk është mbajtur në rrethana të përshtatshme që prej asaj kohe, ajo ndodhet në gjendje shumë të mire.

Jonathan Papamarengh, Kreu i Këshillit për kulturën i qytetit Piacenza në Itali, e përshkroi zbulimin e papritur si të jashtëzakonshëm.

?Portreti i një Zonje? u pikturua në vitin 1916-17 kur artisti Vjenez ishte drejt fundit të jetës së tij./përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga