Connect with Us

Vijojnë hetimet për tërmetin/ Janë mbledhur dosjet e pallateve në Durrës

Lajme

Vijojnë hetimet për tërmetin/ Janë mbledhur dosjet e pallateve në Durrës

Publikuar

-

Prokuroria e Durrësit po zhvillon hetime intensive lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, ku fatkeqësisht në vend patëm 51 viktima, si dhe u dëmtuan qindra e mijëra objekte banimi, si shtëpi pallate por edhe hotele.

Hetimi nisi për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje, por burime bëjnë me dije për Top Channel se gjatë hetimit dhe administrimit të provave mund të dalin në pah edhe vepra të tjera penale.

Hetimi aktualisht është i ndarë në dy grupe, ku me prioritet po hetohet nga katër prokurorë çështja e shtatë objekteve që regjistruan 23 viktima, siç janë Shtëpia e familjes lala, pallati gjashtë katësh pranë shkollës dy gjelat, pallati gjashtë katësh pranë Kryqit të Kuq, shtëpia e pushimit në Kavalishencë nën varësi të Ministrisë së Brendshme, hotel “Tropical”, “Vila Palma” dhe si hotel “Mira Mare”.

Po ashtu, po hetohen investitorët e objekteve, inxhinierët, projektuesit dhe zyrtarët që kanë trajtuar lejet e ndërtimit dhe legalizimit. Po kontrollohen edhe ndërtimet pa leje që kanë rezultuar me shtesa.

LEXO EDHE:  Viktimat nga tërmeti/ Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë

Ndërsa grupi i dytë hetimor prej tre prokurorësh, po hetojnë ndërtimet e kategorizuara të pabanueshme dhe që duhen shembur. Ky grup po ashtu pa pasur në fokus edhe shkollën 9-vjeçare Naim Babameto, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe u shemb nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Pjese e hetimit janë edhe objektet që që janë dëmtuar por që nuk do të shemben.
Në të gjitha ndërtesat janë marrë mostra hekuri dhe betoni, çka do të ndihmojë hetimin në lidhje me cilësinë e ndërtimeve që është aplikuar.

Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje ndërtues, inxhinier, projektues, zbatues, zyrtarë si edhe banorë, për të vënë përgjegjësit përpara drejtësisë. Grupi hetimor shprehet i rezervuar se kur do të fillojnë arrestimet, por duke konsideruar intensitetin e hetimeve, shumë shpejt çështja do të ketë edhe konkluzionet përfundimtare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Hetimi për diskriminim/ Pastorit Akil Pano nuk i lejojnë as avokatin në seancën dëgjimore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pastori, Akil Pano, është paraqitur ditën e djeshme në institucionin e Komisionerit kundër Diskriminimit, pasi është denoncuar nga anëtarë të komunitetit LGBT si një person diskriminues ndaj këtyre të fundit.

Pas kësaj ai ka dalë me një reagim të gjatë në rrjetet sociale ku sqaron atë që ka ndodhur dje në senacën dëgjimore.

Pastoi e quan këtë si një proces të stisur ndaj tij dhe se nuk i është garantuar as e drejta më minimale kushtetuese, e drejta për një avokat dhe nukështë lejuar as prania e mediave.

Kjo ngjarje e shëmtuar nuk është një goditje vetëm ndaj një Pastori që i qëndron besnik besimit dhe mbrojtjes së fjalës së lire, thekson Pastori në reagimin e tij.

“Të dashur miq! Duke ju falenderuar nga zemra, për lutjet, mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj meje dhe familjes time në këtë kohë ,shkurtimisht po ju informoj se çfarë ndodhi dje!

Dje në orën 10:00 do të zhvillohej seanca dëgjimore tek Institucioni i Komisionerit Kundër Diskriminimit mbi hetimin e nisur ndaj meje për diskriminim, mbi pretendimet e Komisionerit dhe grupit LGBTQI+ në daljet e mia publike në mbrojtje të familjes në debatin mbi zëvendësimin e fjalës NËNË dhe BABA me PRINDI 1 dhe PRINDI 2.

Seanca dje paraqiti rastin e papreçedentë në 30 vjet si një cënim të rëndë të lirisë së fjalës dhe besimit.

Komisioneri në shkelje të plotë të ligjit dhe proçedurave, duke thyer parimet e pavarësisë, paanësisë, drejtësisë, transparencës dhe të drejtës për informim publik, imponoi një seancë antiligjore me dyer të mbyllura ku nuk lejoi jo vetëm median por as avokatin tim, megjithë detyrimet ligjore të përcaktuara shprehimisht në Nenin 40 “Seanca Dëgjimore Publike.”



LEXO EDHE:  Kontrolle të befasishme në Durrës/ Arrestohen tre persona

LEXO EDHE:  Pas tërmetit, kërkohet me urgjencë vlerësimi sizmik i digave, shkollave, spitaleve

Po ashtu edhe Referuar ligjit Nr. 44/2015 (Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë), i vetmi rast kur pala duhet të kryejë drejtpërdrejtë një veprim proçedurial të drejtpërdrejtë, pra pa përfaqësues ligjor është vetëm kur kjo parashikohet shprehimisht nga ligji. Nuk ka asnjë nen në asnjë ligj, rregullore apo Kod Etike, që e detyron palën mbi të cilën zhvillohet hetimi afministrativ, në një seancë dëgjimore pranë Komisionerit që të veprojë pa qenë i shoqëruqr nga një avokat. Kujtoj se dhe në regjimet më totalitare personat nën hetim gëzojnë të drejtën e mbrojtjes.

Ligji përcakton të drejtën e çdo qytetari për të pasur ndihmës ligjor (avokat) i cili asiston ligjërisht në çdo fazë të proçedimit dhe hetimit administrativ.

Ndërkohë konform ligjit dhe në respekt të institucioneve publike kam paraqitur parashtresat të cilat mendoj t’i bëj publike, në kushtet e mungesës së transparencës dhe dyerve të mbyllura për median nga ana e Komisionerit.

Kjo ngjarje e shëmtuar nuk është një goditje vetëm ndaj një Pastori që i qëndron besnik besimit dhe mbrojtjes së fjalës së lirë, por ndaj vetë konceptimit të ligjit si paanshmëri, ndaj çdo qytetari të lirë teist apo ateist, ndaj çdo kleriku dhe sigurisht, ndaj institucioneve të cilat janë në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.

Sot unë dhe të gjithë ne përballemi me nevojën të mbrojmë çka kemi më të çmuar në këtë jetë: lirinë dhe familjen.

Jam i bindur se sëbashku mund dhe duhet t’ia arrijmë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Aksidentet në rreth 60% të rasteve shkak bëhen këmbësorët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këmbësorët vijonjnë të mbeten një nga faktorët kryesorë të aksidenteve me viktima. 60% e tyre vijnë nga sjellja e tyre në rrugë.

Mosrespektimi i semaforëve, vijave të bardha si dhe lëvizja jashtë korsisë së dedikuar janë disa nga shkeljet më shpeshta.

Por a mund të gjobiten këmbësorët që konstatohen në shkelje? Kodit rrugor përcakton gjoba nga 500 deri në 2000 lekë, por prej vitesh asnjë qytetar nuk është ndëshkuar.

Euronews Albania u interesua pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore ku mësoi se shkak për mosvendosjen e gjobave për këmbësorët është bërë mungesa e mekanizmit të vjeljes së tyre.

LEXO EDHE:  Viktimat nga tërmeti/ Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë

LEXO EDHE:  Bandat dhunojnë punonjësin e sigurisë/ Policia fsheh ngjarjen



Për Euronews Albania shoferët shprehen se duhen të aplikohen gjoba pasi sjellja e këmbësorëve është bërë shkaktar aksidentesh.

Vetëm në 8 muajt e vitit në gjithë vendin u regjistruan 971 aksidente me 143 viktima ose 32 humbje jete më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

KLSH i shpall “luftë” abuzuesve brenda institucionit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për herë të parë në historinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreu i këtij institucioni, i shpall “luftë” abuzuesve të mundshëm brënda tij.

Në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e internetit ,është vendosur në dispozicion për të gjithë subjektet që janë objekt kontrolli dhe hasin shkelje nga ana e punonjësve, mund të denoncojnë si në adresën e emailit po ashtu edhe në numrin e telefonit të vendosur në dispozicion. Me këtë lëvizje ,duket se punonjësit apo drejtuesit e institucioneve mund të denoncojnë padrejtësi që mund ti bëhen.

Njoftimi i plotë.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu bën apel për qytetarët dhe institucionet të denoncojnë të gjitha rastet që konstatohen shkelje nga punonjës të institucionit të KLSH.

LEXO EDHE:  Pas tërmetit, kërkohet me urgjencë vlerësimi sizmik i digave, shkollave, spitaleve

LEXO EDHE:  U akuzua për ndotjen e detit/ Nis procedimi penal për 41-vjeçaren



Institucionet që janë objekt i kontrollit nga KLSH, apo qytetarë që kanë konstatuar abuzime nga punonjës të KLSH janë të lutur t’i adresojnë pranë institucionit përmes postës elektronike në adresën e email-it [email protected] ose me sms në numrin e telefonit +355 676128162, për të bërë të mundur vendosjen përpara organeve ligjzbatuese  të çdo individi që abuzon me detyrën.

KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në fund duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për rastet e dyshuara si shkelje të ligjit penal nga punonjës të KLSH.

Gjithashtu KLSH do të bëjë përgjegjës para ligjit çdo punonjës të institucionit që nuk kallëzon aktet e korrupsionit aktiv të kryera nga punonjës të subjekteve në auditim./CNA.al

LEXO TE PLOTE