Connect with Us

Vetëvendosja në zgjedhjet e rradhës në Shqipëri?/Ja çfarë deklaron Albin Kurti

Politikë

Vetëvendosja në zgjedhjet e rradhës në Shqipëri?/Ja çfarë deklaron Albin Kurti

Publikuar

-

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë, u pyet nga Media Deutsche Welle nëse Vetëvendosja do të marrë pjesë në zgjedhjet elektorale të Shqipërisë. Ai nuk e mohoi këtë, por theksoi se dega e Vetëvendosjes në Shqipëri ka autonominë e saj. Sakaq ai thumboi liderat që sillen në mënyre monarkike.

“Besoj që emri Vetëvendosje është shumë demokratik, sepse vjen prej poshtë jo nga lart. Eshtë e kundërta e shkëmbimeve territoriale që vijnë nga lart, prej krerëve që silleshin në mënyrë monarkike”, tha Kurti.

Pasi Deutsche Welle ka pyetur nëse Vetëvendosja do të përfshihet në fushatën e ashpër elektorale në Shqipëri, Kurti është përgjigjur se aktivistët e Shqipërisë kanë autonominë e tyre, duke lënë të nënkuptohet se vendimin për të kandiduar apo jo, do e marrë vetë qendra e Vetëvendosjes në Tiranë.

LEXO EDHE:  Qeveria e re në Kosovë/ Nesër takim mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

“Aktivistët tanë në Tiranë kanë qendrën e tyre, që ka emrin “Lëvizja Vetëvendosje”, por kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve dhe të vendimeve. Besoj që emri Vetëvendosje është shumë demokratik, sepse vjen prej poshtë jo nga lart .Eshtë e kundërta e shkëmbimeve territoriale që vijnë nga lart, prej krerëve që silleshin në mënyrë monarkike. Vetëvendosja në Tiranë ka për qëllim që të ndërgjegjësojë dhe organizojë sa më shumë popullin atje për aktivitete në frymën e lëvizjes, por jo duke marrë direktiva nga Prishtina”, tha Albin Kurti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takim me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore/ Ekonomia shqiptare e zhytur në kaos

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore, Maryam Salim dhe ekipin e saj.

Basha shprehet se gjatë takimit është diskutuar mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare, sipas tij, të zhytur në kolaps.

“Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të vështirë se ai që lamë pas.”-shprehet Basha.

Sipas kryedemokratit, shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Po ashtu, ai thekson se ka konfirmuar mbështetjen e PD-së për betejën kundër korrupsionit shtetëror.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Tentoi të korruptonte policin, arrestohet një person

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Ja si do të jenë fletët e votimit në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Fier

“Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.

Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurrencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar.”-deklaroi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video kompromentuese me zv.ministren e Ramës? Manjani mesazh të fortë Sorecës

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë në media qarkulloi një lajm, sipas të cilit pretendohej se ekziston një video kompromentuese e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca me një zv.ministre të Ramës.

Ndërkohë sot ka ardhur një tjetër reagim nga ish-ministrit të Drejtësisë në qeverinë  “Rama 1”, Ylli Manjani.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kjo është çështje private dhe e cilëson të rëndë faktin që një ambasador është i detyruar të përgënjeshtrojë një thashethem të tillë.

Po ashtu Manjani thekson se askush ska pse të japë sqarime për jetën e tij private.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detytohet të përgënjeshtrojë një thashethem aludues për jetën e Tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit ska pse jep spjegime askujt në publik se si i përdor ato.

Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.

Burrnia e kërkon që Sorecën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai Përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.”-shkruan Manjani.

Por Manjani i drejton edhe një mesazh të fortë ambasadorit, ndërsa i numëron dëmet që sipas ish-ministrit, i kanë bërë Shqipërisë, ai dhe “takëmi” i tij.

“Soreca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:

LEXO EDHE:  Video+Foto/ “Paralizohet” trafiku në hyrje të Tiranës

LEXO EDHE:  Kosova për herë të parë në takimin e Komisionit të Venecias

1. Lejuan kanabizimin e ekonomisë e kriminalizimin e shoqërisë. Vetëm një fjalë e tyre e ndalonte atë krim, por nuk e thanë.

2. Rekomanduan tre herë me radhë hapjen e negociatave, por raportet e tyre ishin aq të vërteta sa shtetet anëtare i hodhën në kosh. Gënjeshtra nuk është ndihmë.

3. Mbeshtetën dhe ende e bëjnë, më shumë sundimin e Bosit sesa të ligjit në këtë vend. E kam të pa mundur të mendoj sundim të ligjit, kur mbështetet Bosi të dhunojë Kushtetutën.

4. Kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kur vetë dhanë modelin se si blihet një pronë pa tender e me çmim më të lartë se tregu. Shëmbull i keq ky sepse ju hoqi fytyrën për të folur për standard.

Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për tja thënë Sorecës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare!

Por jo të merremi me sajesa nga jeta private.

Nuk na duhet hiç ajo!

Është koha e burrave!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tragjedia në Bulqizë/ Basha mesazh ngushëllimi familjes

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi familjes Tolaj në Bulqizë, të cilët humbën tre familjarë për shkak të helmimit nga rrjedhja e gazit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Basha shkruan se “Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE