Connect with Us

Vasili, mesazh të fortë mediave/ Bojkotoni Ramën, “black” është përgjigja që meriton

Politikë

Vasili, mesazh të fortë mediave/ Bojkotoni Ramën, “black” është përgjigja që meriton

Publikuar

-

Në një deklaratë prë shtyp, ish Kreu i LSI, Petrit Vasili ka shprehur reagimin dhe qëndrimin mohues të LSI për projektligjet e propozuara nga Qeveria që njihen si “Paketa anti-shpifje”.

Vasili u shpreh se ka ardhur momenti për ta ndaluar Kryeministrin i cili nuk mjaftohet me pushtetin e tij dhe do të pushtojë edhe mediat. Ai përmend se tashmë që Shqipëria ka marrë kryesinë e OSBE, duhet më shumë se kurrë të mbështesë lirinë e fjalës, por po ndodh e kundërta.

“Shqipëria merr kryesinë e OSBE dhe në vend që të mbrojë lirinë e fjalës, bëhët shembulli negativ për këtë. Pushteti i medias duhet të tregojë fuqinë e tij dhe të vendosë një standart të barabartë për të gjithë, standarti me të vërtetën”, u shpreh Vasili.

Ai tha se mbështet qëndrimin e institucioneve të medias dhe u bën thirrje atyre që të refuzojnë Ramën, që të mos e shfaqin aktivitetin e tij në ekranet dhe gazetat e tyre, për të parë se si do t’ja dalë nëpërmes një media të vetme që është ERtv. Në këtë mënyrë, Vasili thekson se Kryeministri do të kuptojë se bëhët fjalë për punëtorë të së vërtetës dhe jo “hale”, siç ai i ka quajtur mediat.

LEXO EDHE:  LSI fillon lojën/Do nxjerim PS në opozitë

“U bëj thirrje njerëzve të mediave, ka ardhur koha për t’i thënë një herë e mirë ndal pushtuesit të medias, që krahas pushtetit të tij kërkon të bëjë të tijin edhe pushtetin e mediave. Bëjini block, refuzoni ta reflektoni dhe ta pasqyroni dhe lërëni vetëm me ERtv e tij, le të shohim si do të përballet kur të gjejë portat e mbyllura që të kuptoje se ka punëtorë të së vërtetës dhe jo hale”, theksoi ish Kreu i LSI./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video kompromentuese me zv.ministren e Ramës? Manjani mesazh të fortë Sorecës

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë në media qarkulloi një lajm, sipas të cilit pretendohej se ekziston një video kompromentuese e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca me një zv.ministre të Ramës.

Ndërkohë sot ka ardhur një tjetër reagim nga ish-ministrit të Drejtësisë në qeverinë  “Rama 1”, Ylli Manjani.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kjo është çështje private dhe e cilëson të rëndë faktin që një ambasador është i detyruar të përgënjeshtrojë një thashethem të tillë.

Po ashtu Manjani thekson se askush ska pse të japë sqarime për jetën e tij private.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detytohet të përgënjeshtrojë një thashethem aludues për jetën e Tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit ska pse jep spjegime askujt në publik se si i përdor ato.

Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.

Burrnia e kërkon që Sorecën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai Përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.”-shkruan Manjani.

Por Manjani i drejton edhe një mesazh të fortë ambasadorit, ndërsa i numëron dëmet që sipas ish-ministrit, i kanë bërë Shqipërisë, ai dhe “takëmi” i tij.

“Soreca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati kundër ligjit për median/ Dash Shehi: Për tu lavdëruar

LEXO EDHE:  Përgjimet e Bild/ Krahu i djathtë i Kryemadhit kërkon reagimin e SPAK-ut

1. Lejuan kanabizimin e ekonomisë e kriminalizimin e shoqërisë. Vetëm një fjalë e tyre e ndalonte atë krim, por nuk e thanë.

2. Rekomanduan tre herë me radhë hapjen e negociatave, por raportet e tyre ishin aq të vërteta sa shtetet anëtare i hodhën në kosh. Gënjeshtra nuk është ndihmë.

3. Mbeshtetën dhe ende e bëjnë, më shumë sundimin e Bosit sesa të ligjit në këtë vend. E kam të pa mundur të mendoj sundim të ligjit, kur mbështetet Bosi të dhunojë Kushtetutën.

4. Kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kur vetë dhanë modelin se si blihet një pronë pa tender e me çmim më të lartë se tregu. Shëmbull i keq ky sepse ju hoqi fytyrën për të folur për standard.

Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për tja thënë Sorecës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare!

Por jo të merremi me sajesa nga jeta private.

Nuk na duhet hiç ajo!

Është koha e burrave!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tragjedia në Bulqizë/ Basha mesazh ngushëllimi familjes

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi familjes Tolaj në Bulqizë, të cilët humbën tre familjarë për shkak të helmimit nga rrjedhja e gazit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Basha shkruan se “Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama armik i mediave/ Kush janë katër “mercenarët” që vërsul për kapjen e AMA-s

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si armikun kryesor të mediave.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja Vokshi, u shpreh se Edi Rama po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur me ligj.

Sipas Vokshit, emërimi i mercenarëve të tij partiakë në krye të AMA-s, e politizon plotësisht institucionin e projektuar nga Rama si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

“Edi Rama është faktuar si armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve. Asnjë ditë të tij në qeverisje nuk ka reshtur sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë. Për asnjë moment nuk ka ndalur përpjekjet për të kapur çdo instrument që çon në kontrollin apo shantazhimin e medias.

Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.”-tha Vokshi.

Më tej, ish-deputetja theksoi se ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por, sipas Vokshit  të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

“Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median.

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

LEXO EDHE:  LSI fillon lojën/Do nxjerim PS në opozitë

LEXO EDHE:  Rama i rikthehet “tepsisë”/Do ta çojmë për skrap! Një mesazh të fortë LSI

Edi Rama e ka jetike kapjen e mediave, sulmin dhe shantazhimin ndaj tyre, në mënyrë që gazetarët te heshtin për skandalet e përditshme të qeverisë së tij.

Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me krimin. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive. Edi Ramës i duhet që gazetarët të mbyllin gojën, të mbyllin sytë dhe veshët për të mos treguar se ai është një kryeministër i korruptuar, i kriminalizuar dhe i dështuar.”-deklaroi Vokshi.

Më tej, ajo akuzoi Ramën për fyerje të vazhdueshme ndaj gazetarëve profesionistë, ndërsa shtoi se me kapjen e AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate.

“Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe krimit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaçkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kriminelëve dhe oligarkëve.

Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik!”-deklaroi ish-deputetja Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE