LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trondit ish-ministri/ Ndërtimi shpëlan paratë e pista

12 Dhjetor 2019, 21:14, Politikë CNA
Trondit ish-ministri/ Ndërtimi shpëlan paratë e pista

Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, aktualisht anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin ?360 gradë?.

Oketa deklaroi se sektori i ndërtimit është përdorur si “lavatriçe” për pastrimin e parave të pista, ndërsa ngriti akuzat se drejtues të së majtës kanë favorizuar ndërtimet shumëkatëshe në Tiranë dhe Durrës.

?Është e vërtetë që sektori i ndërtimit është përdorur si një “lavatriçe” për pastrimin e parave të pista. Kur të jemi shumë më të qartë për shifrat, statistikat, numrin e objekteve të ndërtuara, kompanitë që i kanë ndërtuar këto objekte që janë dëmtuar, personazhet, pronarët apo investitorët e këtyre objekteve atëherë sigurisht do ta themi me një saktësi më të madhe. Por është një fakt i pamohueshëm që sektori i ndërtimeve është përdorur për pastrim parash.Në mënyrë krejt paradoksale si në Durrës, Tiranë, që për një periudhë të gjatë kohe janë qeverisur nga drejtues të së majtës, në vend që zëri i banesave sociale duhet të ishte objektiv kryesor i bashkive, drejtues të së majtës kanë favorizuar ndërtimet shumëkatëshe, objekte vend e pa vend si në Tiranë dhe Durrës?, tha demokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga