LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK “shkrin” Krimet e Rënda/ Prokurorët që transferohen në rrethe

12 Dhjetor 2019, 08:31, Vetingu CNA
SPAK “shkrin” Krimet e Rënda/ Prokurorët që

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka çuar në ?shkrirjen? e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme, pritet të vendosë të transferojë në rrethe një pjesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela do të rikthehet në Durrës, ndërsa ish-kryeprokurorja e përkoshme, Arta Marku pritet të caktohet e përkohshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Rendi i ditës i KLP:

Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm,konkretisht;
Arens Çela
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj
Artan Bajrami
Eugen Beçi
Doloreza Musabelliu
Elisabeta Imeraj
Manjola Kajana
Përparim Kulluri
Vladimir Mara
Sonila Muhametaj
Pranvera Pustina

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë;
Isa Jata
Donika Prela  
Anton Martini
Dritan Prençi

Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin

Pelivan Malaj.

Ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës, për magjistratin prokuror z.Kreshnik Ajazi.

Për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit, konkretisht si eksperte, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, për magjistraten, prokurore znj. Enkeleda Millonai për periudhën deri më 30.12.2019.

Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren znj. Ermira Tafani, si eksperte pranë Qendrës për Iniciativa Ligjore Tiranë, për periudhën deri në fund të muajit shkurt 2020 në masën jo më shumë se 2 (dy) orë në javë gjatë dhe jashtë orarit të punës si dhe pranë Universitetit Aleksandër  Xhuvani Elbasan, për periudhën mars-qershor 2020.

Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit (mësimdhënie) pranë Kolegjit Universitar ?Bedër? Tiranë, në lëndën ?Procedurë Penale e avancuar me praktikë gjyqësore?, për prokurorin z.Adnan Xholi, në masën jo më shumë se 2(dy) orë në javë, jashtë orarit të punës, për vitin akademik 2019-2020.

Lajmet e fundit nga