Connect with Us

Shqipëria e varfër dhe e vjedhur/ Çfarë zbuloi tërmeti i 26 nëntorit

Politikë

Shqipëria e varfër dhe e vjedhur/ Çfarë zbuloi tërmeti i 26 nëntorit

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se ajo çfarë nxori në pah tërmeti i 26 nëntorit është një Shqipëri e varfër dhe e vjedhur.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit.

“Tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër dhe të vjedhur, nxorri në pah paaftësinë dhe abuzimet e qeverisë që gjithë vëmendjen ua kishte kushtuar fasadave dhe projekteve me përfitues 10 oligarkë.

Sot ndihet edhe më shumë dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit e po kështu edhe neglizhenca kriminale pas tërmetit të 21 shtatorit ndaj objekteve të dëmtuara që sollën humbje jetësh njerëzore.

Në më shumë se dy javë që nga dita e tërmetit, familje të tëra nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë, edhe në rastet kur kanë qënë me fat, u është dashur të presin me orë të tëra apo të sorollaten nëpër zyra për të marrë “ kuponin”-shkruan Basha.
Po ashtu, Basha shkruan se në shumë raste, shpërndarja e ndihmave është bërë në mënyrë selektive për miq e kushërinj dhe me preferenca partiake.

Sipas kreut të PD-së, nese nuk do të ishte ndihma e vullnetarëve, mjaft familje nuk do të kishin as buke për fëmijët e tyre.

“Shumë familje janë jashtë dhe pa asnjë ndihmë në këtë të ftohtë. Qytetarët thonë se nuk i njohin personat e ngarkuar për situatën, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për fondet e vëna në dispozicion për emergjencën.
Asnjë transparencë, se kur do të nisë rikonstruksioni i banesave të dëmtuara , si do të bëhet, fondet e akorduara, e shumë pyetje të tjera pa përgjigje.

LEXO EDHE:  Pas lëvizjeve të fundit/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Edhe sot njerëzit janë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Grupe inspektimit janë kaotike. Për të njëjtin objekt ka inspektime dhe vendime të ndryshme. Për qindra të tjera ska ende as inspektim, as vendim. Banorët jetojnë me ankth për jetën por dhe fatin e shtëpive të tyre, të vetmen gjë që kanë nga puna e një jete.”-shkruan Basha.

Më tej, kreu i opozitës deklaron se “sot kemi hyrë në javën e tretë pas tragjedisë së rëndë dhe ende nuk kemi evidentimin e plotë të:
•sa banesa janë dëmtuar,
•sa pallate janë shpallur të pabanueshëm,
• sa qytetarë kanë mbetur të pastrehë,
• sa qytetarë janë strehur në hotele dhe sa janë ende në qiell të hapur.
• cila është lista e objekteve të dëmtuara dhe për të cilat deri më tani ka vendim për prishje.
• cilat janë shkollat e dëmtura dhe kur ishin ndërtuar apo rikonstruktuar ato.”

Po ashtu, Basha shkruan se “Është alarmante që ndërkohë që banorët dëshmojnë se “nuk na ka ardhur asnjë ekspert për të vlerësuar nëse banesa është apo jo e banueshme”; “nuk kemi marrë asnjë ndihmë”; “jetojmë në qiell të hapur; “shteti nuk ekziston”, qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. vetëm shoë. vetëm batuta. Vetëm përqeshje me fatkeqësinë. Kjo është e papranueshme! Kjo është tallje me qytetarët ndër më të varfërit në Europë.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më kanë bërë bllok”/ Bamir Topi ankohet se nuk e ftojnë në emisione

Publikuar

-

Nga

ish-presidenti bamir topi ne studio

Janë të shumtë personazhet publikë që ankohen se nuk gjejnë hapësira televizive ku të shprehin mendimet e tyre.

Një ankesë të tillë e ka bërë pasditen e sotme edhe ish-presidenti Bamir Topi, teksa ishte i ftuar në emisonin “45 minuta”.

Gjatë emisionit, ai deklaroi se nuk kanë mbetur më hapësira televizive, ndërsa theksoi se edhe kur shkon në emisione nuk i japin kohën e duhur të flasë dhe të shprehë qartë mendimin e tij.

Në përfundim të intervistës, Topi tha duke qeshur se disa gazetarë që kanë emisionet e tyre “i kanë bërë bllok”.

LEXO EDHE:  Video/ Ja si fyen Rama gazetarët

LEXO EDHE:  Prononcimi i Ditmir Bushatit/ Nga akuzat për Ramën tek sistemi i ri politik

“Faleminderit që më ftove ti në fakt, se të tjerët më kanë bërë bllok”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topi kritikon analistët/ “Janë të paguar nga opozita dhe mazhoranca, opinione të skandalizuara”

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar analistët për deklaratat e tyre në emisionet televizive.

Topi i akuzoi analistët se janë të paguar nga partitë politike dhe thonë çdo ditë të njëjtat gjëra.

“Shikoni dy profile të ndjeshmërisë publike në mëngjes dhe mbrëmje, në mëngjes është i hallexhinjve se ata janë zgjuar se janë në hall, ndërsa kur shef emisionet e mbrëmjes, sheh opinionistë të paguar mirë, disa paguhen nga opozita dhe disa nga qeveria. Merr ditën e enjte, shih emisionet e mëngjesit dhe shikoje në të njëjtën mënyrë në darkë. Sot unë e ka shumë të vështirë të përcaktoj kush është në drejtimin politik të vendit, janë opinionistët apo janë politikanët”, tha ai në emisionin “45 minuta”.

LEXO EDHE:  E pyesin për vilën në Surrel/ Rama: “E kam bërë me punë. Për ata që hedhin baltë…”

LEXO EDHE:  Basha-Fleckenstein qartësojnë qëndrimet/ Në fokus vendimi i opozitës

Ish-Kreu i Shtetit nënvizoi më tej se në rast se do kishte një përplasje të fortë të opinioneve realiste, do i jepte të drejtë, por theksoi se shikon se opinionet janë të skandalizuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi sulmon Bashën, s’kursen as Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka kursyer aspak opozitën dhe mazhorancën, për situatën politike të krijuar në vend.

Topi tha se ashtu siç po vepron mazhoranca sot, ka vepruar edhe opozita dje kur ka qenë në pushtet.

Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se ka informacione se administrata nuk është më siç ka qenë, pasi ka ardhur duke u varfëruar.

Më tej, ish-presidenti ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, teksa tha se nuk po e kupton më se kush është kryetari i opozitës.

LEXO EDHE:  Kriza në koalicion/ Rama i pasigurt për votat e Ilir Metës

LEXO EDHE:  Basha-Fleckenstein qartësojnë qëndrimet/ Në fokus vendimi i opozitës

“Absolutisht unë nuk flas thjeshtë me emra, unë flas me institucione, është kryetari i mazhorancës dhe e kam shumë të vështirë të them kryetari i opozitës se nuk e di kush është kryetari i opozitës. Nëse humbet prap, çfarë do thotë nesër? Dhe nuk më intereson fare ndjesia apo statusi emocional i kryetarit të opozitës, por ku do shkojë fati i këtyre njerëzve?”, u shpreh Topi në emisonin “45 minuta”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE