LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shisnin lëndë narkotike/ Brenda 24 orëve në Tiranë arrestohen 3 shtetas

12 Dhjetor 2019, 14:06, Aktualitet CNA
Shisnin lëndë narkotike/ Brenda 24 orëve në Tiranë

Brenda vetëm 24 orëve, tre persona janë arrestuar në Tiranë për shitje lëndësh narkotike.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë të rinj të moshës 20, 24 dhe 25 vjeç.

Në automjetin e 20 vjeçarit A. G. janë gjetur doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 25 vjeçarit A. Ç. Janë gjetur 4 pilula të dyshuara ekstazi. Në automjetin e 24 vjeçarit A. S. janë gjetur doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve A. G., A. Ç. dhe A. S./CNA.al

Lajmet e fundit nga