LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënim/ Basha si anëtar i Shtabit të Emergjencave të Qeverisë

12 Dhjetor 2019, 13:30, Politikë CNA
Shënim/ Basha si anëtar i Shtabit të Emergjencave të

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit la një pas një situatë kaotike në Shqipëri. 51 viktima, qindra të lënduar por edhe mijëra të tjerë të pastrehë, pasi banesat e tyre u bën të pabanueshme për shkak të lëkundjeve të forta.

Por, kjo fatkeqësi natyrore nxori në pah edhe solidaritetin e jashtëzakonshmë të shqiptarëve, por edhe të vendeve të tjera fqinje, të cilët dhanë mbështetjen e tyre dhe u solidarizuan me të dëmtuarit nga tërmeti.

Si rrallë herë në vendin tonë, pati një reagim dhe nga klasa politike, ç?ka nuk ishim mësuar. Pati solidaritet dhe nga opozita, ndoshta hera e parë që e shohim një sjellje të tillë në Shqipëri.

Por, tashmë që kanë kaluar pothuajse tre javë nga tërmeti i 26 nëntorit jemi në një tjetër situatë.

Kryeministri Edi Rama vijon propagandën e tij. Nuk shqitet nga ekranet nga mëngjesi në darkë, duke mos kursyer as dhimbjen e familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur. Duke iu shkuar në shtëpi, derë më derë, me ekipe të tëra xhirimi, kameraman e fotografë, duke transmetuar edhe live në të gjitha televizionet në vend, dhe në ERTV.

Por, ajo një tjetër detaj që të bie në sy është sjellja dhe reagimi edhe i kryetarit të Republikës së re, Lulzim Basha.

Në një kohë që opozita do të duhet të ishte në këmbë, t?i vinte kufij qeverisë, të kërkonte me domosdoshmëri mbajtjen e përgjegjësive, në fakt Lulzim Basha bën të kundërten.

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka një sjellje si anëtari i Shtabit të Emërgjencave të Edi Ramës.

Nuk po themi si kryetari i komitetit që kryesohet nga Arben Ahmetaj, apo si zëvëndësi i Bledi Çuçit,

Për më tepër, del edhe gënjen publikisht me gjoja anullime të festave zyrtare të PD-së, që këto fonde të shkojnë për të dëmtuarit nga tërmeti, por pa na thënë kurrë sesa është fatura e fondit që do dhurohet.

Po bëhen gati tre javë dhe Luli po sillet pikërisht sikur është anëtari i Shtabit të Emergjencave të qeverisë.

Del në terren dhe i raporton Ramës çdo problem që ka dhe pastaj deklaron se sdo të bëjë foto me Ramën.

Por, kush është alternativa e opozitës? A është ky një moment që opozita të tregojë forcën dhe vlerat që ka ? Apo do të vazhdojë me planin me tre pika, për të thënë në fund o Luli të rëntë pika./ CNA.al

Lajmet e fundit nga