Connect with Us

Shehi merr në mbrojtje Bashën/ “Sajesë koti! Nuk ka lobim rus”

Politikë

Shehi merr në mbrojtje Bashën/ “Sajesë koti! Nuk ka lobim rus”

Publikuar

-

Menjëherë pas lajmit se dosja e kreut të PD-së Lulzim Basha, për lobimin rus, ka mbërritur në gjykatë, ka ardhur edhe reagimi nga aleati i tij, Dashamir Shehi.

I ftuar në “Report Tv”, ku po diskutohej situata post-tërmet, Shehi i ka hedhur poshtë akuzat, duke e konsideruar si një sajesë koti.

“Një sajesë e kotë dhe do dalë bosh. Nuk është lobim rus, një kompani që ka bërë lobimin ka pasur bashkëpronarë një rus.

LEXO EDHE:  BASHA: ME VOTË DO TA NDALIM TË KEQEN, ME VOTË DO T’I KTHEJMË VENDIT SHPRESËN NJERËZVE PUNËN DHE DINJITETIN

Lobim rus këtu nuk ka. nuk ka deklarim pasurie, që është e dënueshme, por vetëm lobim rus nuk ka. Ai ka qenë hamall parash, transportues jo lobues. Unë besoj që nuk ka çuar asnjë lekë, por kjo është çështje tjetër. Nuk ka lobim rus”, tha Shehi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Replikë me Mero Bazen/ Pse “çmendjen” e Presidentit nuk e zgjidh dot Kushtetuta

Publikuar

-

Nga

Miku im Mero Baze në editorialin e sotëm që mban titullin “Perse-duhet një kushtetutë dhe kunder çmendjes së presidentit” përpiqet të mbrojë amendamentet e fundit të mazhorancës, të cilat duket sikur kanë për qëllim zgjidhjen e ngërçit në rastet kur presidenti i Republikës refuzon me koshiencë të organizojë ceremonitë e betimit.

Kushtetutat e vendeve demokratike, bazohen mbi standartet që lidhen me sistemet politike, kartat e të drejtave të njeriut dhe standartizojnë si balancën e pushteteve dhe përfaqësimin e shtetit.

Kushtetuta jonë njeh Presdidentin si kreun e shtetit. Ligjet e tjera, të gjitha ligjet burojnë nga Kushtetuta dhe rregullojnë të gjithë lëndën e trajtuar në secilen prej dispozitave kushtetuese. Referenca tek Kushtetuta, për to është mbështetja kushtetuese e ligjeve. Pa atë mbështetje nuk mund të ketë ligj dhe vënia në kundërshtim me ndonjë dispozitë të Kushtetutës, me secilen prej tyre e bën ligjin antikushtetues.

Nuk dëshiroj të merrem sot me analizën e trashjes që i është bërë Kushtetutës duke futur në të dispozita të karakterit jokushtetues. Koha do të tregojë efektet e gabimit të bërë me paketën e Refomës në Drejtësi që ka ngritur në nivel të dispozitave kushtetuese, dispozita dukshëm të një niveli tjetër deri në standartin e udhëzimit të thjeshtë. Ky gabim herët ose vonë do të rezultojë bllokim me vehte, sa herë që dispozita të tilla do të përplasen me të tjera që për nga natyra duhet të ishin të barazvlefshme me shumë paragrafe të Kushtetutës, por që për shkak të përfshirjes së tyre në Kushtetutë do të kenë statusin e privilegjuar të dispozitave kushtetuese.

Mero Baze argumenton si të drejtë dhe pa rrugëzgjidhje vendimin e mazhorancës për të shtuar dispozita, të cilat zbresin ceremonialin e betimit të gjyqtareve në nivele qesharake, duke transferuar shkrimin e formulave të betimit nëpër paradhoma shtëpie dhe dërgimin me postë me njësim firmë tek presidenti.

LEXO EDHE:  “Kuvendi fole krimi”/ Ruçi i përgjigjet Bashës, mesazh politikës

LEXO EDHE:  Protesta te Astiri/ Gjykata jep vendimin për Balliun dhe 10 të arrestuarit e tjerë

Duhet të ndajmë dhe të kategorizojmë atë që po ndodh me sjelljen presidenciale. Opsionet janë vetëm dy: sjellja e presidentit është normale ose jo. Ligjet dhe aq me pak Kushtetuta, nuk shkruhen për të ndalur të “çmendurit”.

Ligjet ndjekin llogjiken racionale. Me iracionalitetin nuk merret ligji, merret mjeku psikiatër. Nuk ka tekst që mund të parandalojë iracionalitetin.

Nëse politika është e shqetësuar për sjelljen iracionale të Presidentit, kjo nuk justifikon hartimin e dispozitave iracionale duke masakruar standartin kushtetues. Politika duhet të ndërrojë stilin e përzgjedhjes së njerëzve që dërgohen në zyrën e presidentit.

Betimi është akt solemniteti. Letra me postë tek presidenti nuk rrezaton solemnitet.

Ceremonia e betimit, si standart kushtetues bëhet tek Presidenti jo sepse presidenti qenka njeri që nuk mund të “çmendet”. Por sepse sipas Kushtetutës, Presidenti është KRYETAR I SHTETIT.

Nuk zgjidhen sëmundjet mendore me modifikimin e Kushtetutës. Kjo edhe për arsye se duke mos patur racionalitet, nuk mund të parashikohet reagimi i një të çmenduri.

Pertej faktit që me vendimin e mazhorancës për të ndryshuar proçeduren e betimit, “çmenduria” bëhet standart kushtetues. “Çmenduria” u bëka sjellje që rregullohet nga Kushtetuta dhe ligji! Me këtë logjike, me ndryshimet e djeshme, mazhoranca ka çertifikuar çmenduri të tjera.

Presidenti betohet përpara Kuvendit. Dikur mund të ndodhë që kryetari i Kuvendit, ose Kryesia e Kuvendit t’i bllokojë presidentit!

Si do e zgjidhte këtë rast mazhoranca? Apo për analogji do shkojë Presidenti te noteri e do ja nisi betimin, KUVENDIT me postë???

Zgjidhja gjendet brenda racionalitetit politik. Mazhorancat duhet të gjejnë kryetarë normalë shteti.

Por jo tek zëvëndesimi i kryetarit të shtetit me noterin afër shtëpisë së atij që duhet të betohet!

Nuk budallallëpset, Kushtetuta kur budallallëpset presidenti!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anti-KÇK provë e kapitullimit të qeverisë”/ Patozi: Rama ka pranuar dështimin

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike ka komentuar sot të ashtuquajturën paketa Anti-KÇK, të qeverisë.

I ftuar në studion e Abcnews, Patozi theksoi se kjo është provë se qeveria po pranon kapitullimin e saj.

“Qeveria mezi pret të themi po vihet shtet policor, ajo kështu po pret, ajo thotë unë po iu kundërvihem kriminelëve, dhe ju e keni problem.

Unë nuk do merrem me këtë. Unë do merrem me thelbin dhe thelbi është ky, se duke bërë anti-KÇK, kjo qeveri ka pranuar kapitullimin e vet, pranon se në 6 vite ka rrahur ujë në tavan në raport me krimin. Pra i bie që kërkon të zhbëjë atë që ka ndërtuar vetë në gjashtë vite. Kjo nuk është shenjë force por shenjë dobësie. Kjo qeveri është kokë e këmbë e korruptuar dhe me lidhje të tmerrshme me krimin”-tha Astrit Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video kompromentuese për ambasadorin e BE?/ Vihet në lëvizje presidenti

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar shprehur shqetësimin e tij në lidhje me disa raportime në media, ku pretendohet për ekzistencën e një video kompromentuese të ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca me një zv.ministre të Ramës.

Zdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat thekson se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.”.

Po ashtu, ne deklaratë thuhet se presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje.

Meta bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.

Po ashtu, Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.
Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqëndrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.
Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  Rama mbron interesin e mafies dhe krimit

LEXO EDHE:  Rama mbron interesin e mafies dhe krimit

Po ashtu, ai deklaron se Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE