Connect with Us

“Ramën e kemi ekspert për dasma e për vaki”/ Kryemadhi: Të mbledhë bandat për evidentimin e qarqeve të prekura nga tërmeti

Politikë

“Ramën e kemi ekspert për dasma e për vaki”/ Kryemadhi: Të mbledhë bandat për evidentimin e qarqeve të prekura nga tërmeti

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i tregon “zgjidhjen” kryeministrit Edi Rama për të bërë sa më shpejt evidentimin e tre qarqeve të prekura nga tërmeti.

Sipas Kryemadhit, “mjafton që Rama të organizojë bandën që bleu votat në vitin 2017 dhe evidentimi i zonave të prekura bëhet në sh pak kohë”.

“Mjafton të organizojë bandën e blerjes së votave në vitin 2017 dhe në një ore e kishte evidentuar çdo ndërtesë të prishur. Ai siç i kërcënonte njerëzit në 30 qershor unë do të heq nga puna, siç i mblodhi në 30 qershor ashtu mund të bëjë dhe evidentimin për 3 qarqe për 1 ditë
Ne Ramën e kemi ekspert për çdo gjë, për dasma, për vaki për ditëlindje”, u shpreh Kryemadhi në studion e “Open”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Astrit Patozi tregon të pathënat e politikës/ Ku qëndron problemi i opozitës, pse nuk rrëzohet Rama

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar sot se skandalet e kësaj qeverie janë edhe më shumë se ato që publikohen dhe denoncohen në media.

Sipas Patozit ka edhe të tjera të vërteta që dihen, por nuk thuhen.

I ftuar në Abcnews, Astrit Patozi theksoi se fakti që kjo qeveri vijon të qëndrojë në këmbë, është “meritë” e opozitës.

“Kjo qeveri ka edhe më shuëm skandale. Ajo që qarkullon nëpër studio të televizioneve apo portaleve, ka edhe shumë të tjera që ne nuk i dimë apo nuk i themi. Kjo qeveri ka dhënë shumë prova që është e korruptuar dhe e paaftë. Fakti se nuk i hyn gjëmb në këmbë është problem i opozitës.

PD, dhe gjithë opozita e baashkuar kanë një problem, e quajnë si detyrë të vetme që të denoncojë dhe të shajë, ndërkohë që kjo është vetëm një nga detyrat e opozitës.

LEXO EDHE:  Bushati dorëzon detyrën/ Nuk ka garanci se ajo që kemi para do të jetë më e mirë

LEXO EDHE:  Bushati dorëzon detyrën/ Nuk ka garanci se ajo që kemi para do të jetë më e mirë

I përgëzoj për opozitën e egër në raport me aferat e qeverisë, opozitën denoncuese, por nuk është vetëm ky roli. Nuk mjafton vetëm ta shash opozitën”-tha Astrit Patozi.

Sipas Patozit, roli dhe pjesa e munguar e opozitës është se nuk është frymëzuese, nuk është alternativë që rrezaton shpresë.

“Ne nuk po u tregojmë qytetarëve se jemi ndryshe nga kjo qeveri dhe po tregojmë se kemi aspiratë vetëm karrigen e kundërshtarit”-u shpreh Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet nga policia/ Ish-drejtuesi i Policisë kundër, ndryshimet antikushtetuese

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata ka komentuar ligjin për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës.

Në një prononcim për Euronews Albania, Emri Vata e cilësoi atë si antikushtetues dhe një ligj që sipas të çon në dyshime për abuzim.

“Është tërësisht antikushtetues, pasi autorizimin për përgjimin duhet ta japë një organ kushtetues siç është prokuroria. Marrja e kësaj kompetence të çon në dyshime për abuzim. Për sa kohë veprime të tilla bëhen nga institucione të cilat janë në varësi nga ekzekutivit, lë vend për të dëshiruar, lë vend për të dyshuar për abuzime, për kundërshtarin politik, për njerëz të caktuar dhe për selektime”-tha ndër të tjera Emri Vata.

LEXO EDHE:  “Kandidatët për çmimet Bleta e Artë 2018″/ Gazetari tallet keqazi me Ramën

LEXO EDHE:  Masakra e Selenicës/ Rama skandalizon me deklaratën për tetë të vrarët

Sa i takon Operacionit Forca e Ligjit, Emri Vata e ka cilësuar si ngarkesë e tepruar për SPAK, gjë e cila bën që ky i fundit të mos merret me objektivin kryesor.

“Operacioni Forca e Ligjit është një ngarkesë e tepruar për SPAK, për të mos u marrë me objektivin kryesor të saj.

Dyndja e dosjeve nga OFL tek SPAK do të thotë se atë e ngarkon më shumë nga kapaciteti që ka dhe nuk merret me atë që është objektivi kryesor që ka SPAK-u, por duhet të merren me makina të blinduara dhe gjëra të tjera.

Kështu që SPAK në këtë mënyrë del jashtë funksionit”-u shpreh Emri Vata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e zv. ministrave të Ekonomisë/ Zbulohen emrat e pasardhësve

Publikuar

-

Nga

Pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit, emërohen dy zëvendës ministret e reja të Financave e Ekonomisë.

Mësohet se në këtë post është emëruar Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali.

Qeveria ka miratuar lirimin nga detyra të Elton Haxhit, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë dhe emërimin e Adela Xhemalit në vend të tij. Ndërkohë që Vasilika Vjero, zëvendëson Erjon Luçin, i larguar nga detyra e zëvendës ministrit një muaj më parë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.

LEXO EDHE:  “Kandidatët për çmimet Bleta e Artë 2018″/ Gazetari tallet keqazi me Ramën

LEXO EDHE:  LSI akuza të forta ndërkombëtarëve: Kanë mbyllur sytë përpara zhbërjes së shtetit

 

LEXO TE PLOTE