LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama për të moshuarin/ Ue! Shyqyr s'kemi këtë në opozitë, na kishte mundur 20 herë

12 Dhjetor 2019, 15:51, Politikë CNA
Rama për të moshuarin/ Ue! Shyqyr s'kemi këtë

 

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar të gjithë opozitarët dhe kritikët mbrëmjen e sotme gjatë një vizite në familjen Poçi në Farkë, e cila ka hyrë në banesën e re pas shkatërrimit të së vjetrës nga tërmeti i shtatorit.

Gjatë bisedës me më të vjetrin e familjes, kreu i qeverisë nuk ia ka ndalur thumbimet për kritikët, teksa tha se i moshuari është më i zgjuar se opozitarët.

?Thotë çuni jot nuk sheh mirë dhe unë i them ky mund të mos shohë mirë, po ti shihke më mirë se të tjerët?, i tha Rama, ndërsa i moshuari i tregoi se problemet shëndetësore për të nuk janë të pakta.

?Unë 10% shikoj, 10% dëgjoj, 10% të këmbëve më kanë ikur?, u shpreh ai.

?Ti ke 10% te këto tjerat, por je shumë më i zgjuar se ne tjerët?, ia ktheu menjëherë Rama, ndërsa nuk i kurseu kritikat për opozitarët.

?Unë po të kisha ty në televizor, do rrija duke parë televizor, po këta tjerët nuk kam ç?i dua, nuk dua ti shoh fare?, tha kreu i qeverisë dhe më pas përfundoi vizitën

?Atë të kisha në opozitë unë, e kisha rregulluar 7 herë deri më tani. Shyqyr nuk kemi këtë në opozitë, na kishte hedh 20 herë. Uee sa i madh gjigand, monument kulture, i jashtëzakonshëm. Ai ishte kompjuter në tru. Ue!?, deklaroi kreu i qverisë teksa largohej nga familja Poçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga