LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse "impeachment-i" ndaj Trump, mund të sjellë dështimin e demokratëve në zgjedhje

12 Dhjetor 2019, 07:27, Blog CNA
Pse "impeachment-i" ndaj Trump, mund të sjellë

Nga Hunter DeRensis, ?National Interest?

* Ish-sekretari amerikan i shtetit Henri Kisinger, e shprehu me elokuencë shqetësimin e tij në lidhje me procesin aktual të fajësimit të Trumpit, në darkën e së mërkurës në mbrëmje, gjatë kremtimit të 25-vjetorit të themelimit të ?National Interest?.

Kisinger, që në postin e Sekretarit të Shtetit të presidentit Riçard Nikson, dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, ishte dëshmitar okular i rënies së asaj presidence, ishte po aq i fuqishëm sa edhe bindës. Ai tha se pas ?krizës altuale? të impeachment-it të ndërmarrë nga demokratët, të dyja palët duhet të bien dakord mbi një mekanizëm bipartizan, për të adresuar dhe korrigjuar ?gabimet? presidenciale që nuk kanë shkaktuar të njëjtin dëm të tillë, që do të kërkonte një impeachment.

Por demokratët, duket se synojnë të ecin përpara me impeachment-in e nisur. Kryetarja e Kongresit Nensi Pelozi, kërkoi të enjten e shkuar që Komiteti i Gjyqësorit, të procedojë me nenet e fajësimit, ndërsa debatoi me gazetarin Xhejms Rozen, që e pyeti nëse ajo e ?urren? presidentin.

Pelozi tha se ishte katolike, dhe se nuk urren askënd. Por pastaj shtoi ?mos u kruaj me mua!?, një deklaratë që dukej se binte në kundërshtim me deklaratën e mëhershme. Komiteti i Gjyqësorit, zhvilloi takimin e tij të parë të mërkurën e javës së shkuar, duke e rimarrë çështjen aty e ka lënë kreu i Komitetit të Inteligjencës, Adam Shif.

Kryetari Xherold Nadler dhe 40 anëtarët e tjerë, dëgjuan profesorë dhe konstitucionalistë të shumtë, nëse veprimet e presidentit Donald Trump ishin në nivelin e një impeachment-i. Kontributi i tyre, ishte në dobi të kuzës së demokratëve. Siç e zbuloi Pelozi në konferencën për mediat, fajësimi nuk ka të bëjë me veprimet e Trumpit, por me politikën që ai ka ndërmarrë gjatë 3 viteve të fundit:përmirësimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

?Ukraina ishte mjeti i veprimit për presidentin. Kjo nuk ka të bëjë me Ukrainën, por me Rusinë. Kush përfitoi nga mbajtja peng e ndihmës sonë ushtarake? Rusia. Pra bëhet fjalë për Rusinë.

Nga pushtimi rus i Ukrainës Lindore, kanë vdekur mbi 10 mijë ose ndoshta 13 mijë njerëz. Kundërshtari ynë kryesor është Rusia. Të gjitha rrugët të çojnë te Putini. Kuptojeni këtë?-tha Pelozi.

Në fakt, asnjë ukrainas nuk vdiq nga pezullimi i ndihmës amerikane. Ndihma nuk u ndërpre gjatë verës, dhe qeveria ukrainase as që e kuptoi se ishte miratuar ndihma e ardhshme e SHBA-së deri në fund të gushtit. Për më tepër, Pelozi zbuloi se çështja ukrainase, është e vetëm e fundit në 3 çështjet përmes të cilave Partia Demokratike, është përpjekur ta kompromentojë Donald Trumpin me Rusinë.

Ajo promovoi teorinë e komplotit, tashmë të diskredituar, se Trumpi ka vepruar me urdhër të një qeverie të huaj. Pelozi tha se procedurat e fajësimit nuk kanë asnjë lidhje me Ukrainën, por me përpjekjet e Trumpit për të kërkuar një afrim me Moskën.

Dhe teksa Pelozi akuzon Trumpin se e ka përdorur Ukrainën si mjet për të ndihmuar Rusinë, demokratët në Kongres po e përdorin çështjen e Ukrainës, si një mjet për të rrëzuar presidentin, një synin që ata ata e kanë patur që kur ai fitoi presidencialet e 2016-ës.

Por disa nga anëtarët e Partisë Demokratike, po e kuptojnë se sa toksike mund të jetë kjo rrugë. Kongresmeni nga Nju Xhersi Xhef Van Drju, një nga dy kongresmenët demokratë që votoi kundër nisjes së procesit të impeachment-it, tha se ?nëse nuk ka diçka të re, që unë nuk e kam parë apo dëgjuar më herët?, do të votojë kundër të gjitha neneve të fajësimit.

Drju paralajmëroi se partia e tij duhet të jetë ?e kujdesshme me atë që dëshiron?, pasi procesi i fajësimit ?po e përçan kombin?. Ndërsa kundërshtimi ndaj fajësimit do të jetë dypartiak, asnjë republikan në Kongres, nuk ka dalë të paktën tani për tani nga linja e Shtëpisë së Bardhë.

Senati ka të ngjarë ta shqyrtojë këtë çështje pas Vitit të Ri, një procedurë që administrata ia ka kërkuar udhëheqësit të shumicës në Senat Miç Mekonell, që të mos e vonojë.

Gjyqi në Senat ndaj presidentit Bill Klinton zgjati nga 7 janari deri më 12 shkurt 1999. Ndërsa ka gjasa që disa senatorë republikanë, si të moderuarit Mit Romni, Lisa Mërkovski apo Suzan Kolins të rreshtohen kundër Trumpit, ka po aq të ngjarë që demokratë të moderuar si Kirsten Sinema apo Xho Mançin, të votojnë kundër fajësimit të presidentit.

Tani për tani, nuk ka asnjë shenjë se ekziston shumica prej dy të tretash për shkarkimin e Trump. Njoftimi i të premtes për hapjen e 266.000 vendeve të reja të punës në nëntor, dhe e papunësisë më të ulët në 15 vitet e fundit, nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë dezertim në radhët e republikanëve. Nëse vazhdojnë lajmet e mira ekonomike, atëherë impeachment-i do të duket gjithnjë e më shumë si një gjë e bezdisshme./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga