Connect with Us

Post përvjetori i të parës parti opozitare

Opinione

Post përvjetori i të parës parti opozitare

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja

– Më 10 dhjetor 2019 në faqen zyrtare të Partisë Demokratike thuhej midis të tjerave se anuloheshin aktivitetet e planifikuara për të kujtuar themelimin e kësaj force politike. Që i bie 29 vjetori i të parës forcë opozitare në Shqipërinë e sapo dalë nga diktatura e proletariatit dhe e luftës së klasave. Në një farë mënyre e shqyerjes së njeriut prej njeriut veç për të drejtën e të shprehurit dhe lëvizjen e lirë. Pa përmendur avantazhet e ekonomisë së tregut që pritej karshi asaj monopol dhe totalisht të dështuar të diktaturës.

Por jemi tek frymëmarrja, liria njerëzore si ekzistencë përballë një bote të dëshiruar si ajo në perëndim. Se çfarë është një forcë e parë opozitare në Shqipërinë e viteve 90-të askush nuk e di më mirë se ata që përjetuan dallimin dhe privilegjin klasor.

Askush nuk mund ta kuptoj sot rëndësinë kohore të saj sidomos ata që nuk e përjetuan kapërcyellin e viteve 80-të në 90-të. Ndofta qe kjo arsyeja që pikërisht kjo forcë politike do t’i nënshtrohej një simpatie sociale numri i së cilës kalonte mbi atë shifrorin e teserave të anëtarësimit. Dhe mbetet akoma si forca politike që ka më shumë përfaqësues demokratë përmatanë kangjellave të oborrit se në atë fletoren e teserave në arshivën e saj.

Nëse forcat e tjera janë ato listat emërore apo janë kthyer tashmë në parti, kjo forcë është akoma përmbi nocionin është akoma si thuash një spektër më i gjerë social. Dhe ndofta nga kjo nuk i shkon të thuhet që më 11 dhjetor 2011 u themelua Partia Demokratike, është një term që na ka nxjerrë bojën qysh kur themeluam Partinë Komuniste më 28 nëntor 1941.

Nuk është themeluar Partia Demokratike, është krijuar, u mbrujt nga shpresa e re për një Shqipëri si Europa. Se si të mbysin gromësirat, thartira etj., kur lexon se për të kujtuar një përvjetor demokratëve u duhen ca fonde, ca para, për ndonjë birrë a ndonjë shishe verë. Eshtë bajate për faktin se përkujtimet janë gjendje që afrojnë gjithkënd për të ndarë idealin e një kohe që afërmendsh nuk ishte kohë pushimesh, por zbori, këmbaleje, tela me gjemba dhe koha e kampeve të internimit.

Ne e mundëm atë kohë pavarësisht se sot ka me shumicë propogandë mbi atë që koha kishte vdekur, apo deshi dhe e la Ramiz Alia. Regjimi kishte vdekur që kur vendosëm dhe vramë publikisht inteligjencën por askush nuk guxoi. Nuk besoj që demokratët duan birra që të mblidhen. As deklarata statutesh. Thjesht një shesh si ai kohës kur shëmbën diktaturën. Por shefat mbetën duke thënë se sheshet janë tokë e xaxun. Dhe vet shefat qënie të xaxuna a qënie të lidhura, sy e duar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Konventa me hajdutët e fytyrave të vrerosura

Publikuar

-

Nga

Një konventë për të prodhuar disa lajme politike që nuk i beson më kush dhe sulme të cilat duhet të mbajnë gjallë një parti që po shkërmoqet.

Nga pallatet e sportit në salla të mbyllura, ku Monika Kryemadhi një miliardere dhe politikane me “pasuri të çmendur”, po përpiqet të japë pak oksigjen për partinë e burrit të saj, atë që rëndom quhet banda e hajudëve të LSI-së.

Një forcë politike që lindi nga korrupsioni i pushtetit, u ushqye me korrupsion dhe mbijeton me korrupsion. Misioni i Monës është të mbajë në jetë, sa të mundet, krimbin korruptiv LSI, deri në momentin kur Ilir Meta do dalë me projektin e tij të ri.

Sot, Mona na tha nga konventa se, “Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, që e shiste si modernizëm. Ne e mirëbesuam dhe më pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet”.

Me fjalët e saj, kryetarja e partisë të themeluar nga burri President na thotë se ishte ajo, që e solli dhe e mbajti në pushtet. Pikërisht ajo sqaron hajdutët e saj në sallë, ish-deputetë, ish-drejtorë, ish-sekretarë e drejtues institucionesh që kanë qenë banda e hajdutëve në kohën e PD-së dhe, që për të vjedhur, edhe disa vite, sollën Rilindjen dhe Ramën në pushtet.

Tani, Mona kërkon ta kalojë me ndjesë duke u “falur” tek hajdutët e saj se nuk do mbeten pa pushtet, për të vjedhur sërish. Në sallë shkëlqenin fytyrat e atyre që ishin hijenat e vërteta të korrupsionit në qeverinë Berisha, e cila filloi me “Bllokun e Metës” dhe ende s’ka përfunduar.

Jo të gjithë ishin në atë sallë, shumë prej atyre “mjeshtrave” që janë ende në poste publike, Edi Rama po i josh me hajdutëri dhe korrupsion që të sakatojë më tej LSI.

Ndërsa Luli lutet t’i rrijë Mona pranë, ndërkohë që PD po i shkërmoqet me keq se banda e LSI. E përballë fytyrave të hajdutëve të Monës, qëndron një Rilindje e korruptuar, e dështuar dhe e kalbëzuar, por që mbijeton vetëm sepse në ekran dalin hajdutët e bandës LSI dhe, Luli që ka gëlltitur lugën me çorbë të prishur të Edi Ramës,  duket se do e vjellë gjithë jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kim Mehmeti/ Jetojmë në një kohë kur është e turpshme të turpërohesh!

Publikuar

-

Nga

Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë, por ajo që shpërfaqet në ‘spektaklet’ e rrejshme mediatike. ‘Spektakle’ në regji të partive në pushtet, e që kanë për qëllim ta mbulojnë hajdutërinë dhe banditizmin e politikanëve, ‘spektakle’ që janë shkatërrimtarë për popullin dhe vrastarë për ëndrrat rinore, që e fshehin të vërtetën se në ‘Shqipëritë’ tona, të gjithë u korruptuam, se kur bëhet fjalë për ‘mendimtarët’ dhe politikanët, shumëçka funksionon si nëpër shtëpitë publike, kështu që shumica e atyre që defilojnë nëpër ekranet televizive, e ku shiten si ajka e mendimit të pavarur dhe kritikë, nuk janë asgjë tjetër përpos ‘prostituta’ të paguara shtrenjtë nga makrotë e tyre – nga pushtetmbajtësit.

Ne jetojmë në kohë kur duhet gjithnjë e më shpesh rikujtuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrenjtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit. Dhe kësaj batute duhet t’ia shtojmë pjesën që i mungon: se nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë – ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve.

Jetojmë në kohë të vlerave të rrejshme, të heronjve e patriotëve të rrejshëm…, në kohë kur të gjithë nguten të shkruajnë biografitë e tyre të rrejshme! Por, mos u shqetësohuni: e rrejshmja ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë gënjeshtari i pushtetshëm apo i pasur dhe i pafytyri. E nesërmja është peshore që do e matë saktë të sotmen, ajo do e peshojë edhe paaftësinë tonë që t’i luftojmë standardet e sotme të rrejshme vlerësuese.

Pastaj ne jetojmë në kohë kur për çdo javë prodhojmë nga një hero, kur në çdo lagje kemi nga një ‘komitet’ për shpalljen dhe pritjen e trimave të ‘pavdekshëm’, si dhe grupin e gatshëm të ‘vajtojcave’ për t’i përcjellë patriotët dhe ‘veprimtarët’ e vdekur.
Por edhe si të tillë ne mbetëm, o vasal besnik të sunduesve të huaj, o shërbëtorë të neveritshëm të burrështetasve tanë injorantë.

Siç duket, ka ardhur koha kur duhet të dalim nga dehja heroike e çiftelisë me dy tela dhe nga llafazania që rrëfen shumëçka e nuk thotë asgjë, me çka do e shohim qartë se më të neveritshëm se burrështetasit tanë që na e vjedhin të sotmen dhe na e harxhojnë të ardhmen, janë mbrojtësit e tyre, ata të cilët, duke mos guxuar të merren me hajnat tanë, janë duke e mbrojtur shqiptarinë nga perandoritë e vdekura, ata me kokë të zhytur në grazhdin e pushtetit dhe që duan të dëshmojnë të pamundurën: se sot nuk është vlerë dituria, por pafytyrësia, se sot është e turpshme të turpërohesh.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ A je gjallë Sali Berisha?

Publikuar

-

Nga

Nuk e di sa e sa herë më vjen ta them këtë që, a je gjallë Sali Berisha apo jo? E kam fjalën për Saliun opozitar, jo atë dixhital. Pasi denoncimi nuk pi më ujë. Eshtë strategjia më pa rezultat më e gabuara në aspektin e funksionit të opozitarizmit aktualisht në Shqipëri. Me një fjalë denoncimi pa efekte vepruese, a kundërshtuese me forcë. Sali Berisha në rrugëtimin e tij si qeverisës apo opozitar, midis sukseseve dhe firove me shumicë kishte sharmin e një opozitari të fortë, modelin e të cilit e përvetësoi deri diku edhe Edi Rama. Të paktën do mbahet mend për një opozitar i llojit të vet, unik, i cili i shkonte deri në fund nismës. Ndofta vetëm në kohën e tij qeveritari apo ligjëvënësi do të thoshte se, mirë do e bëjmë këtë ligj, do veprojmë kështu apo ashtu, por a është apo jo dakort Saliu, nënkupto opozitën e kohës. Pra një opozitë e tërë konsolidohej në një emër dhe ky ishte emri i Sali Berishës. Dhe kjo për meritën e tij pasi në atë kohë nismat opozitare kishin një destinacion, o triumfin o hapjen e krahut.

Sot opozitarizmi bën një lojë oportune ku mbi të gjitha nuk i shkon fare për shtat racës apo sojit nga vjen. Nuk e di se sa kontribut ka Sali Berisha këtu, por pa faj nuk është.

Momentalisht Shqipëria kalon ditët nga një bum publik në tjetrin dhe opozita është e pakuptueshme se kurrë ndonjëherë, vetëm denoncon dhe nuk vepron. Jo rastësisht dalin në disa televizione deklaratat të Amerikës, mbi presionin opozitar, njohjen a mos njohjen, arsye që serviren si dominonte për stepjen e opozitës. Skupet ia lënë vendin njëri-tjetrit si Babale, vjedhja votave me vidio e zë të qartë se një qeveri e tërë ia shkërdhyen nënën të drejtës së votës, grupet e drogës, skandalet me reformën në drejtësi, kandidaturat me precedentë panalë etj., pastaj erdhi tërmeti dhe shqiptarët shohin ditë natë një ”gjeni” me shkop magjik a gju më gju me popullin në çadra beduinësh, plakun e vitit të ri me dhurata e shishe vere. Nga ana tjetër Shqipëria përfshihet totalisht në skandalet e shpërdorimit të të drejtës qytetare duke nëpërkëmbur deri azilin politik. Megjithëse vet jemi një komb i shqyer nga firot a ikjet dhe kërkesa për azil politik, nuk e kemi problem t’i servirim gijotinës së Erdoganit një mësues gylenist. Si nuk ju vjen turp kur akoma i japim komunitetit europian azilantë të politikës dhe se kemi për gjë të dorëzojmë një arsimtar gylenist tek Erdogani vetëm se na ka premtuar ca para për ndonjë aeroport a për ca shtëpi banimi në Laç. Ndërkohë vet ”shenjtori” lavdëron sulmin e Donald Trumpit në ekzekutimin e një gjenerali iranian në shenjë solidariteti me Amerikën. Kaq dhe shqiptarët janë aktivizuar në një publicitet social mbi të drejtat dhe meritat e Amerikës, duke u a bërë në kokë mijëra halleve të veta dhe arkës bosh të buxhetit të tyre.

Por mbi të gjitha krizës së parë kombëtare midis vedi, Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk janë asgjë tjetër por moda e ngjarjeve që mbulojnë ngjarjet dhe rezultati është ky që është, Edi Rama vret e pret dhe opozita nuk është asgjë tjetër por një gjindje e mefshët, e vakët, gjumashe, shkurt ka vdekur. Sot frymën e saj e përfaqëson një dështim listash, një bjonde analfabete dhe një kauboj ngjyrash e ca të tjerë duke ia bërë shurrën hapur opozitarizmit të kohës që u duk se u ngjall me protestat e vitit të kaluar. Atij opozitarizmi që na la përshtypjen se po identifikohej me një emër atë të Sali Berishës. Ndaj për të kuptuar se çfarë do kishte ndodhur pas vidopërgjimeve të tabloit gjerman Bildit duhej të ishte opozitë Sali Berisha i viteve 98-të 2000 dhe jo Lulëzim Basha i sotshëm. Por Sali Berisha duket se ka vdekur dhe kjo për dy arsye, produktin që na solli në krye të opozitarizmit dhe identifikimin me rubrikën e denoncuesit dixhital. Nëse do na kishte lënë një produkt të tipit a racës së vetë, sot nuk do kishim luksin të shikonim votimet e frontit demokratik të kohës, por as paradën me shallvare të Edi Ramës. Nuk do kishim luksin e syshqyerit, grafomanit, pritësit me sy nga qielli, as do ndiheshim inferior, pasi do kumbonin veshët nga ankesat qeverisëse se çfarë do thotë opozita, çfarë do thotë Saliu. Sot jemi kaq pa gjak, kaq të vobektë sa shkojmë e ulemi në tavolinë dhe i bëjmë temana atij që na vodhi dhe na shkërdheu duke na vjedhur, për çfarë, për një të ashtuquajtur reformë zgjedhore. Ky është një dështim total opozitar dhe afërmendësh edhe dështim social i një Shqipërie që aspiron të anëtarësohet në Europë. Mbi të gjitha dështim i merituar pasi opozitarizmi i dikurshëm i sojit Sali Berisha ka vdekur një herë e përgjithmonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE