LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas sherri në Komisionin e Medias/ Mark Marku “përzë” Mirela Kumbaron

12 Dhjetor 2019, 09:57, Politikë CNA
Plas sherri në Komisionin e Medias/ Mark Marku

Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore me përfaqësues nga Fakulteti i  Gazetarisë, për projektligjet e Qeverisë që njihen me emrin ?paketa antishpifje?, është shoqëruar me debate të forta.

Profesori i shkencave të komunikimit, Mark Marku e ka cilësuar ligjin e propozuar nga qeveria si një turp dhe bashkëpunim në krim.

?Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat?, u shpreh Marku.

Por, kjo deklaratë e Markut duket nuk i ka pëlqyer ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ndërsa profesor Marku kundërshtonte ligjin në fjalë, Kumbaro, po  komunikonte me anëtaret e komisionit.

Dhe pasi, Marku ka kërkuar vemendjen e Kumbaros, ajo më pas u largua nga mbledhja e komisionit në shenje revolte./ CNA.al

Lajmet e fundit nga