LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përse hesht “AntiKapÇaTkapësh” ndaj skandaleve në Inspektoriatin e Punës?/ Gazetari publikon dokumentet

12 Dhjetor 2019, 15:24, Politikë CNA
Përse hesht “AntiKapÇaTkapësh” ndaj skandaleve

Gazetari Elio Laze, ka reaguar lidhur me skandalin e Inspektoriatit Shtetërorë të Punës,, ku sipas një video të publikuar nga emisioni investigativ ?Fiks Fare?, tregohej se si bëheshin pazare me lekët e shtetit.

Në një shënim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe dokumentat e ku kryeinspektori Arben Seferaj, anashkalon Sekretarin e Përgjithshëm, shkruan se raste të tilla të sjellin në vëmendje diktaturën komuniste, ku të gjithë pushtetetet i kishte në dorë një person.

Reagimi i plotë

Para dy ditesh emisioni investigativ Fiks Fare transmetoi nje investigim me ze dhe figure ku ne Inspektoriatin Shteteror te Punes, beheshin sade pazare me leket e shtetit. Dieta fiktive per rregullim automjetesh, dieta fiktive per te organizuar mbremjen e vitit te ri, karburant qe del nga magazina me urdher te shoferit, e te gjitha keto ndodhin me urdher, porosi dhe symbylljen e Arben Seferajt.
Media e beri punen. E transmetoi skandalin e rradhes. Por ne institucion asgje nuk ndryshoi. Kryeinspektori beri nja dy pezullime dhe kaq.
Eshte i njejti person i cili si administrator i OSSHE u largua me shkelje nga detyra. Edhe nga Autoriteti Portual ne Durres po me shkelje. Por Rilindja e gradoi si Kryeinspektor i Inspektoriatit te Punes.
Tani qe ta ndihmojme pak nismen Anti Kap Ça Tkapesh.
Ka nje rregull ne institucionet shteterore. Kryeinspektori autorizon per sherbimet jashte Tirane, inspektoret e tij. Nderkohe qe Kryeinspektorin e autorizon SEKRETARI I PERGJITHSHEM I MINISTRISE se linjes.
Dokumentet me poshte do ju njohin me faktin qe Arben Seferaj kryeinspektor, autorizon Arben Seferajn per per nevoja pune, duke anashkaluar Sekretarin e Pergjithshem.
Rilindja na tregon me kete rast se shteti dhe pushteti nuk kane asnje ndarje me njeri-tjetrin. E thene ndryshe, per sa kohe qe nuk ka ndarje pushtetesh, ku ekzekutivi-legjislativi-dhe reforma e kapur ne drejtesi, jane nje, me logjike te thjeshte, secili vulos dhe firmos vete. Ne raste te ktilla vlen te theksohet se kur pushteti maksalizohet ne kete shkalle, rreshkitja dhe rrezimi i tij ndodh ne shkalle te gjere, pra qe nga kreu i saj deri te kryeinspektoret.
Raste te ktille te sjellin ne vemendje diktaturen komuniste, ku te gjitha pushtetet i kishte ne dore nje person, i cili bente edhe shoë te ngjashem si sot ndersa zoteronte te gjitha mjetet e propagandes, dhe i jepte vetes, me kerkese te vetes, disa muaj pushime se ishte i lodhur nga mbingarkesa e punes.
Sa i perket rastit, le te urojme qe te hapet nje post per sekretar i pergjithshem prane ketij dikasteri, sepse si ka thene kryeministri – pune ka, por s?ka profesioniste. Ose ne te kundert, sekretari i pergjithshem nuk di te hedh as firmen, dhe ky do te ishte nje skandal tjeter.
Me poshte keni dokumentet ku Arben Seferaj autorizon Arben Seferajn.

Lajmet e fundit nga