LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa antishpifje/ Spiropali: Ndan lajmin profesional nga haberet e moçalit

12 Dhjetor 2019, 19:27, Politikë CNA
Paketa antishpifje/ Spiropali: Ndan lajmin profesional nga haberet e

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali thotë se paketa antishpifje ndan prerazi lajmin profesional nga haberet e moçalit.

Sipas saj, kjo paketë do të jetë një mburojë për median dhe të drejtën për informim si dhe një armë për të luftuar fake-neës, shpifjet, dhe tregtarët e dizinformimit.

?Kjo paketë e propozuar synon të disiplinojë nëpërmjet ndërhyrjeve në ligj shërbimet e mediave online, në një kohë ku sot më shumë se kurrë teknologjia digjitale , kur e keqpërdorur, ka aftësinë të minojë deri dhe proceset demokratike, të shkelë dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, ndaj është domosdoshmëri ndërtimi i një kornize ligjore në të njëjtën linjë zhvillimi me vendet dhe legjislacionet e #BashkimitEvropian. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë jetike për një media të lirë, të pavarur dhe mbi të gjitha të përgjegjshme?, shkruan Spiropali./CNA.al

Lajmet e fundit nga