LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa antishpifje shqetëson Komisionin e Helsinkit në Uashington

12 Dhjetor 2019, 17:53, Politikë CNA
Paketa antishpifje shqetëson Komisionin e Helsinkit në Uashington

Paketa anti-shpifje, që ka ngjallur debat në Shqipëri dhe reagime nga organizatat ndërkombëtare, u bë temë diskutimi edhe në Komisionin e Helsinkit në Uashington të mërkurën. Në kushtet kur Shqipëria merr kryesinë e radhës në OSBE në janar, këshilltari i Komisionit të Helsinkit, Bob Hand shprehu nevojën për një autoritet moral dhe në këtë frymë tha se një vullnet për të marrë parasysh kritikat ndaj paketës anti-shpifje do të jenë tregues.

Siç njofton korespondentja e radios amerikane VOA, Keida Kostreci, në diskutimin e Komisionit të Helsinkit, me anëtarët të delegacionit të Shqipërisë, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, zoti Hand shtroi pyetjen se si ndikojnë ligjet e paketës anti-shpifje tek besueshmëria e saj për të nxitur vendet e tjera që të marrin hapa përpara.

Ditmir Bushati, kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe deputet i Partisë Socialiste tha se e kupton këtë shqetësim.

?I kuptojmë shqetësimet e shprehura nga shoqëria civile dhe përfaqësuesit e medias. I kemi parë dhe ndjekur kritikat jo vetëm nga OSBE-ja, sespe edhe BE-ja ka shprehur kritika lidhur me këto ligje dhe do të doja të shprehja bindjen time se në fund të këtij procesi, një zgjidhje racionale do të triumfojë?.

Qëndrimi i zotit Bushati lë të kuptohet se shumica është e hapur për ndryshime, por qendrimi i derisotëm e Qeverisë  lë të kuptohet se ajo nuk po tërhiqet, duke thënë se çështja është tani në Parlament…

Lajmet e fundit nga