LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa antishpifje/ Boçi “kryqëzon” Ramën: Synon të kontrollojë mendjen e njerëzve

12 Dhjetor 2019, 17:02, Sociale CNA
Paketa antishpifje/ Boçi “kryqëzon” Ramën: Synon

?Rama synon të krijojë policinë mediatike?! Kështu u shpreh ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, në një intervistë për Ora News, teksa ka komentuar ?Paketën anti-shpifje?.

Sipas Boçit, Rama synon të vendosë në krye të AMA dhe AKEP  njerëz që janë shumë afër interesave poltik të kryeministrit.

?Rama synon të krijojë atë që i ka munguar policinë mediatike përmes këshillit të ankesave. Në ligj këshilli i ankesave bëhet nga 3 anëtarë në 5 anëtarë. Duke qenë se tani është zgjedhja e anëtarëve të bordit nuk është e vështirë të vendosë komisarë politikë brenda këtij bordi dhe më pas të diktojë këshillin e ankesave të cilin ai e ka në raportin 2 me 1 dhe më pas shumica bëhet 3 me dy dhe të gjithavendimet janë të orientuara politike.

Ka dhe lëvizje të tjera që kërkojnë të kontrollojnë në mënyrë absolute. Synojnë të vendosin në krye të AMA dhe AKEP njerëz që janë shumë afër interesave politike të kryeministrit. Në krye të AKEP një ndër këshilltarët të tij dhe në krye të AMA një person shumë i afërt për interesat politike me kryeministrin.

Qëllimi i tij është për të cenuruar mediat online armike të tij.  Ky ligj ka pikëpamjet e një regjimi që kërkon të kontrollojë mendjen e njerëzve përmes kontrollit të opioneve dhe goditjes që i jep lirisë së shprehjes dhe lirisë së mendimit?, theksoi Boçi më tej./CNA.al

Lajmet e fundit nga