LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshonte vendimet e gjykatës/ Prangoset ish-sekretarja në Gjykatën Administrative 

12 Dhjetor 2019, 13:56, Kronika CNA
Ndryshonte vendimet e gjykatës/ Prangoset ish-sekretarja në

Policia bën të ditur se është goditur një tjetër rast i krimit ekonomik, ku është bërë i mundur ndalimi ish-sekretares gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë,  Edlira Shehu.

Sipas uniformave blu, përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur 43-vjeçarja Edlira Shehu, ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga