LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK/ “Shkrihen” Krimet e Rënda, ja ku transferohen prokurorët

12 Dhjetor 2019, 11:43, Vetingu CNA
Me 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK/ “Shkrihen” Krimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon në këto momente mbledhjen plenare të saj, ku të pranishëm janë të gjithë anëtarët e këtij institucioni.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, tha se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet nga opinioni publik si SPAK-u.  Ngritja e kësaj strukture  pritet të ?shkrijë? Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

?Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet?-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.

Ndërkohë, KLP vendosi transferimin e prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

Kështu, KLP vendosi që të transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, prokurorët: Arens Çela,  Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj,  Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj dhe  Pranvera Pustina.

Prokurori Artan Bajrami do të transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ndërsa Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkalles së Parë Shkodër.

Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë.

Me 11 vota pro, KLP vendosi që Anton Martini të caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Edhe drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela, me 10 vota pro dhe një kundër, u caktua përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Po ashtu, në Prokurorinë e Tiranës janë caktuar edhe prokurorët Ditan Prençi dhe Isa Jata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga