Connect with Us

Manastirliu në Mamurras: Garantojmë urgjencën 24/7, objektet shëndetësore të dëmtuara do të rindërtohen

Sociale

Manastirliu në Mamurras: Garantojmë urgjencën 24/7, objektet shëndetësore të dëmtuara do të rindërtohen

Publikuar

-

“Objektet shëndetësore të dëmtuara lehtë si pasojë e tërmetit po rehabilitohen, ndërsa ato me dëmtime serioze do të përfshihen në planin e rindërtimit”. Nga urgjenca e re e përkohëshme e Mamurrasit, ku aktualisht po transferohet shërbimi i qendrës shëndetësore 24 orëshe të këtij qyteti, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garantoi ofrimin e shërbimit pa ndërprerje për banorët e prekur nga tërmeti.

“Edhe pse jemi në këto kushte emergjence, jemi këtu për të garantuar që kujdesi shëndetësor do të vazhdojë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, ku jemi duke ofruar shërbim, siç është rasti i urgjencës 24 orëshe të Mamurrasit, ku në kohë rekord qendra shëndetësore e dëmtuar nga tërmeti, është transferuar në një ambient të përshtatshëm, pa e ndalur punën për ofrimin e shërbimit për qytetarët”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë 12 objekte shëndetësore të dëmtuara, për të cilat ka nisur puna me riparimin e dëmeve si pasojë e tërmetit, për ato objekte që janë të riparueshme, ndërsa do të vijojë plani i rindërtimit.

“Janë 12 objekte shëndetësore, ku përfshihen kryesisht qendra shëndetësore, të cilas janë vlerësuar me demtime serioze apo dëmtime të lehta si pasojë e tërmetit. Për dëmtimet e rikuperueshme ne kemi marrë mastat që të fillojë menjëherë puna për rehabilitimin, sikundër kemi bërë me spitalin e Durrësit, me disa shërbime në QSUT, etj, ndërsa do të përfshijmë në planin e rindërtimit objektet me dëmtime të rënda siç është qendra shëndetësore 24 orëshe e Mamurrasit apo spitali i Laçit, ku ndërkohë kemi marrë masa për të ofruar shërbimin e urgjencës në kushte optimale, në një ambient të ri”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Manastirliu :
Rehabilitojmë QSh Pezë e Madhe, 80 qendra në të gjithë vendin



Manastirliu i bëri këto deklarata në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal. “Po vijojmë të ofrojmë gjatë gjithë kohës, për të gjithë banorët mbulimin shëndetësor universal nëpërmjet njësive të lëvizshme edhe në ato zona ku qendrat shëndetësore janë dëmtuar si pasojë e tërmetit dhe deri tani janë rreth 463 mijë qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, që tregon për ndërgjegjësimin e tyre për t’u kujdesur për shëndetin”, tha Manastirliu.
Më shumë se 6 mijë vizita mjekësore dhe rreth 1500 vaksinime kundër gripit janë kryer nga ekipet mjekësore pranë banorëve të sistemuar në hotele apo në pikat e emergjencës, të mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit, ku po vijon shërbimi shëndetësor 24/7./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Emigrantët lënë Shqipërinë pas festave/ Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Publikuar

-

Nga

Pas pushimeve në Shqipëri, për emigrantët është koha të lënë vendin e tyre dhe të rikthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Në pikat kufitare të vendit, janë shënuar radhë të gjata dhe fluks në qarkullim.

Vetëm  ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3527 dhe kanë dalë 5515 shtetas.

LEXO EDHE:  Manastirliu :
Rehabilitojmë QSh Pezë e Madhe, 80 qendra në të gjithë vendin



LEXO EDHE:  100-vjetori i strehës së parë vorfnore/ Manastirliu: Zgjerojmë shërbimet alternative për fëmijët e braktisur

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 3387 dhe kanë dalë 2882 shtetas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  “8 Dhjetori, ditë për solidaritet”/ Basha në Mamurras me vullnetarët e FRPD

LEXO EDHE:  Manastirliu: Mamografët e lëvizshëm në të gjithë Shqipërinë

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ulen ndjeshëm temperaturat/ E diela pritet të shoqërohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina.

Në brigjet e Jonit do të ketë stuhi ere dhe kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

LEXO EDHE:  “8 Dhjetori, ditë për solidaritet”/ Basha në Mamurras me vullnetarët e FRPD

LEXO EDHE:  Laboratorët, 3-fishohen analizat falas në spitalet publike

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:
zonat malore -6ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC.

LEXO TE PLOTE