Connect with Us

Makina shpërthen në flakë në ecje/ Dyshimet e para

Kronika

Makina shpërthen në flakë në ecje/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në afërsi të Urës së Tapizës në aksin Fushë Krujë -Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30,  ndërsa  mjeti tip “Golf 4” me targa AA 239 DK, është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, pronari i makinës me inicialet A.M ka mundur të dalë me shpejtësi pa lëndime.

LEXO EDHE:  Vidhnin pjesët e makinave/ Arrestohen dy të rinjtë

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Humbin jetën nëna dhe dy fëmijët

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bulqizë mesditën e sotme

Mësohet se një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur sot jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpi.

Bëhet me dije se personi i plagosur është në gjendje të rëndë dhe është kërkuar ndihma e helikopterit për transportimin e tij drejt Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Tre të vdekur dhe një i plagosur

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ostrem të Madh, të Bulqizës, ku pas shpërthimit të një bombole gazi, raportohet se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa tre viktimat kanë qenë së bashku kur ka ndodhur shpërthimi.

Burimet bëjnë të ditur se personi i plagosur është në gjendje të rëndë dhe është kërkuar ndihma e helikopterit për transportimin e tij drejt Tiranës.

LEXO EDHE:  Merr flakë maunia/ Policia: Ka vetëm dëme materiale

LEXO EDHE:  Merr flakë karrotreci/ Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Deri më tani nuk dihet identiteti i personave që kanë humbur jetën si dhe atij që është plagosur.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shqiptari i arratisur nga burgu, arrestohet për grabitje me armë

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të arratisur nga burgu. Shqiptari akuzohet për një seri grabitjesh.

Sipas policisë, 31 vjeçari ka kryer vjedhje të armatosura në mënyrë sistematike në hotele në zona të ndryshme të Atikës që nga fillimi i vitit.
Në një hotel ai hyri si klient dhe më pas kërcënoi me thikë dhe pistoletë punonjësit, zbrazi arkat dhe kasafortat.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, 4 shishe gazi dhe një pako me fishekë.
Nëntë raste vjedhjesh janë dokumentuar deri më tani, ndërsa hetimet vazhdojnë për raste të tjera të cilat dyshohet të jenë kryer nga shqiptari.

LEXO EDHE:  Merr flakë maunia/ Policia: Ka vetëm dëme materiale

LEXO EDHE:  Ndiqej nga policia/ X6 perfundon në oborrin e një shtëpie

Ai ishte dënuar me 15 vjet burg për ato vepra penale, dhe kishte marrë lejen e burgut të cilën e shkeli dhe që nga 3 dhjetori 2019 ishte në kërkim./CNA.al

LEXO TE PLOTE