Connect with Us

Lubonja nuk kursen as Kristi Reçin/ Nuk ishte e fejuara e Gregut, Rama e përdori për të mbledhur para

Politikë

Lubonja nuk kursen as Kristi Reçin/ Nuk ishte e fejuara e Gregut, Rama e përdori për të mbledhur para

Publikuar

-

analisti fatos lubonja ne news 24

Analisti Fatos Lubonja ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama, duke mos kursyer as të ndjerën Kristi Reçin, për të cilën vetë kreu i qeverisë pranoi në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta” se ishte e fejuara e Gregorit.

“…Në vazhdën e këtyre hipokrizive e pamë para disa ditësh të luajë rolin e arkivolit në mort në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”.

Me një pamje të pikëlluar, i veshur me kostum dhe kravatë të zezë, kërkoi t’i bënte italianët të mendonin se çfarë djali inteligjent e me shpirt të ndjeshëm u ka rënë për hise si Kryeministër shqiptarëve, si dhe që të derdhnin ndihma në numrin e llogarisë bankare që ka hapur qeveria. Ato 15-20 minuta intervistë, ishin një shfaqje aktoriale gënjeshtrash manipulative”, deklaron analisti.

Lubonja ka ngritur dyshimet se Kristi ka qenë vërtet e fejuara e Gregorit, pasi sipas tij Rama e ka përdorur për të mbledhur para vajzën, e cila humbi jetën së bashku me familjen në tërmetin e 26 nëntorit

“Lajmi i shpërndarë në rrjet prej të birit, ku thoshte se edhe një e afërmja e tij kishte vdekur, i amplifikuar nga makina e propagandës në lajmin e vdekjes së një njeriu të shtrenjtë të familjes kryeministrore: të dashurës apo të fejuarës së të birit, kishte arritur edhe në veshët e Vespës, i cili, me një pamje ngushëlluese, e filloi intervistën me këtë lajm. Kryeministri e kaloi ngushëllimin duke kaluar te pikëllimi i tij për të gjithë shqiptarët.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Ndoshta i erdhi zor nga i biri, i cili nuk e ka quajtur “të dashur” apo “të fejuar”, por “të afërme” dhe këtë e ka bërë o për të ruajtur diskrecionin, o pse nuk e ka pasur të dashur, aq më pak të fejuar, dhe, në fakt, nuk kemi parë asnjë fotografi të të birit me këtë vajzë, aq më pak me vjehrrin e mundshëm.

Por kur do të bësh arkivolin në mort, e vërteta apo diskrecioni nuk kanë pikë rëndësie. Aq më pak kur një sendërgji e tillë të çliron nga përgjegjësia e vdekjes së të ndjerës e 50 të tjerëve, sepse në këtë rast distancohesh nga vrasësit dhe bashkohesh me viktimat”, shprehet Lubonja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ora e ndryshimit po vjen”/ Basha: Edi Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral  në Rreshën të Mirditës u shpreh se këto zgjedhje janë vendimtare, nga ku theksoi se të gjithë shqiptarët e dinë që ora për ndryshim po afron.

Sipas Bashës, edhe kryemninistri Edi Rama e di që më 25 prill ai do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

“Këto janë zgjedhje vendimtare. Do të kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë. Mirditorët janë trima dhe e kanë dëshmuar në histori e ata do ta tregojnë me votë se duan ndryshimin.

Asnjë nënë mirditore nuk duhet më të vuajë për djemtë dhe vajzat në emigrim. Kam zgjedhur që të shkoj në nëntë qytete të Shqipërisë, dhe e dinë të gjitha qytetet se ora e ndryshimit po afron. E di dhe Edi Rama se ora e ndryshimit po afron. Ai e ka mësuar se më 25 prill, ai do të humbë e Shqipëria do të fitojë. Ndizni dritat e shpresës, vëllezër dhe motra mirditorë, për familjet tuaja, të gjithë, për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e vendit”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë?/ Meta jep përgjigjen i prerë

Publikuar

-

Nga

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë/ Përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp i pyetur nëse do ta dekretonte kryeministrin Edi Rama për një mandate të tretë ai u shpreh se këtë gjë do ta tregojë pas zgjedhjeve.

Më tej, ai u shpreh se pas një jave  nuk do të ketë më patronazhistë.

“Kjo është një pyetje që do ta diskutojmë pas zgjedhjeve, kemi bërë shumë padi në prokurori. Në ditët e ardhshme do të ketë padi të tjera. Shpresoj që prokuroria të veprojë, vjedhja e të dhënave personale janë një skandal. Të gjithë patronazhistët do të bëhen tutorë.

Për çdo problem që ti ke ata të detyrojmë të kthesh prapa e të  thonë të shkosh në rrugën e partisë. Si arritën nazistët të kenë pushtet. Është çështje e natyrës njerëzore. Edhe një javë dhe  nuk ka më patronazhistë. Do të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Ju ftoj të tregoni qytetari dhe të demonstrojmë se jemi popuj shqiponjash dhe që meritojnë vendin në BE. “, u shpreh Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Publikuar

-

Nga

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat ka folur dhe për nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve.

Meta i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë menjërë për të parandaluar fenomene të tjera.

Drejtësia të reagojë menjëherë për të parandaluar fenomene të tjera. Dikush duhet të ishte në burg që të dhënat e qytetarëve janë kudo.

Nuk janë patronazhist, janë fuksa që ka njohur populli shqiptar. Memet që shpërndahen masivisht në rrjetet social janë papergjegjshmëri. Do keni prova pse patronazhistët janë fuksa dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale.  Është një skemë skandaloze!

Si president i Republikës, përveç se efekteve akutuale, me të dhënat e qytetarëve tanë, jam i shqetësuar dhe për pasojat afatgjata mbi të dhënat e sigurisë”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE