LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Rama sulmon mediat/ “Kazani” po tregon mungesë profesionalizmi, të zbatohet ligji

12 Dhjetor 2019, 17:32, Politikë CNA
Luan Rama sulmon mediat/ “Kazani” po tregon mungesë

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, ka sulmuar pak më parë mediat, për të cilat thotë se në këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit kanë treguar mnungesë profesionalizmi.

Rama akuzon mediat për shërbime ?perverse? ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi kanë transmetuar takimet e këtij të fundit me familjet e viktimave të regjistruara nga tërmeti dhe nuk harron të përdorë termin “kazan”, me të cilin kreu i qeverisë i referohet mediave.

?Mungesa e profesionalizmit,
si shërbim pervers ndaj kryeministrit!…

Si prej shumë ditësh pas tërmetit të 26 nëntorit, edhe sot prej mëngjesit e deri vonë në mbrëmje, ekranet e televizioneve informativë pa asnjë sens profesional dhe etik e madje në kundërshti të plotë me çdo parametër që normon marrëdhëniet e ekranit me shikuesit, kanë shërbyer dhunshëm për shikuesit e tyre, vizitat abuzive e në shpërdorim të kodit të nderimit e respektit për ata që nuk jetojnë më, të kryeministrit nëpër familjet e të ndjerëve.

Se çfarë bën kryeministri dhe se si e shpërdoron ai dhembjen e familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit e jo vetëm prej tërmetit në fakt, është punë e tij.

Eshtë edhe çështje e ndjeshmërisë dhe e respektit njerëzor gjithashtu, por që më së pari janë të lidhura me edukatën dhe karakterin e njeriut, i cili nëse nuk i ka, natyrisht nuk ka as se si t?i shfaqë?, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa kërkon të zbatohet ligji kundër keqbërësve, që sipas tij në këtë rast janë edhe mediat.

?Por, pamja tjetër e shëmtisë na vjen si mungesë e profesionalizmit deri në servilizëm e shërbim pervers ndaj kryeministrit të disa televizioneve, që ndërsa përcjellin për shikuesit e tyre gjithë arsenalin e fyerjeve dhe përçmimit që vjell pa asnjë filtër goja e kryeministrit për ato që ai i quan kazan, ia dhurojnë ekranin ( e kazanit në këtë rast nëse do të përdorim përcaktin e kryeministrit), përmes transmetimeve të drejtpërdrejta me orë të tëra, çka është në thelb një demonstrim arrogant fyerjeje ndaj shikuesit, është shenjë mospërfilljeje dhe ndaj vetë qytetarëve.

Një produkt i prishur nuk duhet hedhur në treg. Po nëse hidhet, atëherë duhet zbatuar ligji kundër keqbërësve!

E në rastin konkret, keqbërës nuk është vetëm kryeministri!?, thekson ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga