LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KSSH “ultimatum” Ramës/ Mos prek pagën e 13-të, por PPP-të dhe shpenzimet e luksit 

12 Dhjetor 2019, 07:05, Politikë CNA
KSSH “ultimatum” Ramës/ Mos prek pagën e 13-të, por

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë, për të mos akorduar pagën e 13 për punonjësit e administratës, me pretendimin se këto para do të shkojnë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Në një deklaratë për mediat, KSSH vlerëson se ky vendim i qeverisë është më shumë propagandë, sesa zgjidhje.

Po ashtu, KSSH thekson se para se të prekeshin paratë e punonjësve të administratës, qeveria do të duhet të anullonte ndonjë prej koncensioneve që po rrënojnë buxhetin e shtetit.

?Vendimi i qeverisë shqiptare për të mos akorduar pagën e 13 në fundvit për punonjësit e administratës shtëtërore më argumentin se këto para do të përdoren për të prekurit nga tërmeti I 26 nëntorit vlerësojmë se është më shumë propagande se sa zgjidhje.
Përpara se të prekte fondin për pagën e 13 për punonjësit e administratës publike, që është ndër më të të keqpaguarat në Evropë, qeveria shqiptare duhet të anullonte ndonjë prej koncensioneve që po rrënojnë buxhetin e shtetit.?-thuhet në deklaratë.

Më tej, KSSH jep alarmin në lidhje me koncesionet PPP, për të cilat thotë se po e rrënojnë ekonominë e vendit.

?Koncensionet janë sot problemi kryesor i ekonomisë vendit dhe po varrosin çdo vit buxhetin e shtetit në gropën financiare të shkaktuar nga mungesa e përgjegjësisë.
Shumë bashki nga jugu ne veri kanë lëvruar miliona lekë për zbukurimet e fundvitit, e qeveria në vend që të parandalonte  këto shpenzime luksi vendos të anulojë  pagën e 13.
Mesa duket pronarët e bizneseve që zbukurojnë qytetet tona e kanë dorëzuar me kohë ?kafen? në bashkitë përkatëse dhe sa kohë Rama nuk është kujtuar të bëjë shembull ndonjë bashkiak, qytetet do zbukurohen dhe shpenzimet në ekonomitë e brishta të familjeve shqiptare do rëndohen.?-deklaron KSSH.

Po ashtu, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon qeverisë të rishikojë vendimin e saj për të anulluar dhënien  e pagës së 13 për administratën publike.

?Shumë prej punonjësve të administratës vijnë nga familje të shtresës së mesme dhe janë me  të ardhura të pakta dhe nuk kishte qeveria asnjë arsye të ndalte pagën e 13.
Janë çdo vit miliona euro që shkojnë për shpenzime zyrash, makina luksoze udhëtime e dieta, ku qeveria  mund të jetë me e përgjegjeshmë për monitorimin e shpenzimeve dhe anullimin e prokurimeve që janë në proces.
Tërmeti i 26 nëntorit është një fatkeqësi të cilën të gjithë shqiptarët me në krye shtetin duhet ta përballojnë me përgjegjësi maksimale dhe jo me vendime meskine në dëm të shtresave dhe kategorive të ndryshme.?-përfundon deklarata./ CNA.al

Lajmet e fundit nga