LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryesuese e OSBE me probleme të pazgjidhura/ Këshilltari Hand: Në pikëpyetje autoriteti moral i Shqipërisë

12 Dhjetor 2019, 18:16, Politikë CNA
Kryesuese e OSBE me probleme të pazgjidhura/ Këshilltari Hand: Në

Disa nga ato sfida me të cilat përballet OSBE-ja dhe do t?i duhet të merret Shqipërisë si kryetare e radhës, ajo i ka ende të pazgjidhura plotësisht vetë. Ka qenë ky vlerësimi që Bob Hand, këshilltar i Komisionit të Helsinkit, gjatë takimit të këtij Komiteti ditën e mërkurë. Ndër këto sfida z. Hand ka përmendur si më të fundit kokëfortësinë e qerverisë për të miratyuar me çdo kusht ligjin e etiketuar ?antishpifje? por dhe atë për sistemin zgjedhor, luftën kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, si edhe demokratizimin e vendit.

I cituar nga radioja amerikane VOA, Z. Hand  ka artikuluar në ligjëratë të drejtë:

?Shqetësimi im kryesor është se është problematike për Shqipërinë t?i ketë këto ligje, por edhe do të jetë e vështirë që Shqipëria që të ngejë zërin për lirinë e shprehjes në ato vende të OSBE-së që kanë më shumë kufizime se Shqipëria në këtë drejtim?.

Duke shtuar se: ?Shqipëria duhet të bëjë hapa përpara në këto fusha, nëse si kryetare e OSBE-së do që të nxisë dhe t?u kërkojë vendeve të tjera që të ndërmarrin hapa në një drejtim pozitiv?.

Zoti Hand solli edhe një perspektivë historike, duke rrëfyer se si në vitin 1991, në një seancë të Komisionit të Helsinkit, shkrimtari Ismail Kadare bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara ta mbështesnin aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Këshillin e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, jo si mbështetje për regjimin por për t?u dhënë shpresë njerëzve.

Lajmet e fundit nga