Connect with Us

Koloneli izraelit qetëson qytetarët/ Mund të jetoja këtu bashkë me fëmijët

Sociale

Koloneli izraelit qetëson qytetarët/ Mund të jetoja këtu bashkë me fëmijët

Publikuar

-

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit po vijon inspektimi i banesave të cilat kanë pësuar dëmtime.

Inspektimi po kryehet nga specialistë vendas por edhe të huaj.

Ndërkohë, Koloneli izraelit, Golan Vach, cili ishte sot në Durrës, në një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit tregoi sesi duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i këtij apartamenti.

Koloneli izraelit, Golan Vach qetësoi qytetarëtm ndërsa theksoi se nuk ka asnjë problem në strukturë dhe se ai mund të jetonte në të bashkë me fëmijët e tij.

Në një prononcim për News 24, Golan Vach këshilloi qytetarët që të përdorin shkumë, për të mbyllur hapësirën mes tullave.

“Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi që apartamenti është i sigurt, është i sigurt. Kur themi që do riparohet, do riparohet. Kur themi që duhet hedhur në tokë, duhet hedhur në tokë.

LEXO EDHE:  Video-20 të vdekur e 1015 të plagosur/ Vijojnë kërkimet nën rrënoja pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi

Duhet të themi që këto kolona këtu janë pjesa më e rëndësishme e objektit, ndërtesa bazohet mbi kolona dhe trarë. Janë të plota, të padëmtuara, objekti është i qëndrueshëm, solid.

I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka”, tha koloneli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A do mbyllemi sërish nëse rriten shifrat?/ Manastirliu: Kemi disa skenarë

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse rrezikojmë sërish mbylljen në rast të rritjes së shifrave të të infektuarve me ardhjen e vjeshtës.

Manastirliu tha se ende nuk ka një vendim të tillë, ndërsa theksoi se qeveria ka përgatitur disa skenarë.



Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se për momentin nuk mund të japë një përgjigje ekzakte, pasi aktualisht situate në spitale paraqitet e qëndrueshme.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

LEXO EDHE:  Dëmet nga Tërmeti në Korçë/ Leonard Olli apel institucioneve

“Nuk mund t’jua kthej ekzaktësisht këtë përgjigje. Brenda skenareve situata është dinamike. Ka disa skenarë, jemi në një situatë risku, se çdo hapje aktiviteti edhe e shkollave tani mund të rrisë riskun. Ne nuk mund të themi sot nëse do kemi një mbyllje sepse nuk jemi në këtë situatë. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme”, theksoi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, në një lidhje me emisionin “Opinion” u shpreh se hapja e shkollave pavarësisht protokolleve të sigurisë, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun.



Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t’i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paketa e censurës/ Ekspertët: Projektligji duhet të tërhiqet, është i gatuar keq

Publikuar

-

Nga

Paketa e censurës/ Ekspertët: Projektligji duhet të tërhiqet, është i gatuar keq

Me nisjen e sezonit të ri, paketa e censurës është rifutur në programin e punës së parlamentit, gjë që ka rindezur debatet lidhur me këtë çështje. Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe shoqëria civile kanë përsëritur apelin ndaj Kuvendit për t’u tërhequr nga kjo paketë.

Duke folur për këtë temë, kryeredaktori i “BIRN”, Besart Likmetaj theksoi në “Ilva Now” se ky ligj nuk duhet miratuar, pasi bie ndesh me normat e lirisë së shprehjes. Ai thotë se, qasje më pozitive në këtë drejtim duhet të jetë parimi i vetërregullimit të mediave online.

“Momentalisht dimë, që qeveria ka kërkuar një opinion nga në Këshilli i  Evropës për projektligjin, por nuk e dimë se cilin draft. Ka një mungesë në transparencë nga Kuvendi dhe nga qeveria. Kjo kërkesë për informacion ka qenë që nga viti 2018, por përgjigjet nuk kanë qenë të sinqerta. Transparenca duhet të jetë ndaj palëve të treta, jo ndaj vetes. Ne besojmë se ky projektligj duhet të tërhiqet i gjithi. Ky është një projektligj i gatuar keq. Mënyra më e mirë që duhet të përballen mediat online do të ishte parimi i vetërregullimit. Nuk mundet të hapen negociatat nëse nuk merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias. Nuk do imagjinoja se cila do ishte ajo qeveri shqiptare që do mohonte hapjen e negociatave me Brukselin, për të kaluar një ligj shumë të kritikuar, dhe që do e klasifikonte Shqipërinë me vende jo demokratike si Rusia apo Bjellorusisë, për mënyrë se si ndërhyjnë për të kontrolluar përmbajtjen e medias online”, tha ai.



Nga ana tjetër, Eida Skëndaj, nga Komiteti i Helsinkit thotë se ky projektligj duhet të nisë nga e para pasi nuk mund të bëhen korrektime mbi aktualin. Ajo pohon se Shqipëria duhet të dëgjojë opinionin e Komisionit të Venecias për këtë paketë, e cila ka shkaktuar debate të forta.

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme bën bilancin/ 5514 shtëpi dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

“Ne si organizatë i jemi bashkuar shqetësimit të gazetarëve dhe mediave. Po të lexojmë opinionin e Komisionit te Venecias, do konstatojmë se defektet janë shumë serioze. Për mendimin tim, procesi do duhet të nisë nga e para, pasi nuk bëhen korrektime mbi këtë ligj ekzistues me problematikat e tilla. Problematika janë të ndryshme, por problemi më madhor është pavarësia e institucioneve, të cilave u janë dhënë për të marrë ankesa për lajmet e publikuar online. Opinionet e Komisionit të Venecias kërkojnë reflektim serioz. Venecia e thotë qartë se Shqipëria ka një legjislacion në fuqi që i mbron individët nga lajmet e pavërteta”, shtoi ai.

LEXO TE PLOTE