Connect with Us

Keqpërdori fondet për fluturime/ Hetim penal Matteo Salvinit

Bota

Keqpërdori fondet për fluturime/ Hetim penal Matteo Salvinit

Publikuar

-

Matteo Salvini, udhëheqësi i Partisë Lidhja e Veriut, një forcë politike e krahut të djathtë në Itali, është subjekt i një hetimi penal të Prokurorisë së Romës lidhur me keqpërdorimin e fondeve për fluturime. Hetimi për abuzim të mundshëm me detyrën ka të bëjë me 35 fluturime që zoti Salvini ka zhvilluar me aeroplanë e helikopterë kur ishte ministër i Brendshëm në qeverinë e mëparshme. Qeveria u shpërbë në muajin gusht për shkak të vendimit të zotit Salvini për ta kaluar në opozitë partinë e tij.

Ministrat mund të kryejnë fluturime shtetërore për arsye institucionale, por jo për fushatë dhe kjo është ajo çka prokurorët dyshojnë se ka kryer zoti Salvini duke kombinuar sipas tyre, detyrën e ministrit të Brendshëm me funksionin partiak të tij.

“Kam lexuar se jam nën hetim”, tha zoti Salvini të enjten, duke iu referuar njoftimeve në shtyp. “Të gjitha fluturimet ishin për arsye shtetërore. Kurrë nuk kam kryer fluturime për të shkuar me pushime, këtë e bëjnë të tjerë politikanë”, tha ai.

Më herët gjatë këtij viti gjykata italiane e auditimit, e specializuar në çështje që lidhen me fondet publike, e pati marrë në shqyrtim këtë çështje. Sipas gjykatës fluturimet ishin të paligjshme, por megjithatë ajo e pushoi çështjen me arsyetimin se nuk ishte shkaktuar ndonjë kosto shtesë për taksapaguesit italianë.

Hetimet nuk ka gjasa të ndikojë në mbështetjen që gëzon partia e zotit Salvini, një forcë politike mjaft popullore në vend sipas sondazheve. Prokurorët gjithashtu kanë hapur më parë hetime mbi dyshimet për korrupsion ndërkombëtar pas njoftimeve në shtyp se partia Lidhja e Veriut u përpoq të siguronte miliona euro përmes një marrëveshjeje sekrete për naftë me Rusinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Iraku arreston “shefin administrativ” të grupit ekstremist

Publikuar

-

Nga

Iraku arreston "shefin administrativ" të grupit ekstremist
Pjesëtarët e forcës elite kundër-terrorizmit të Irakut thanë se kanë arrestuar “shefin administrativ” të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ka arritur në aeroportin e Bagdadit.

Ai njihet si Abu Naba, dhe u arrestua gjatë muajit tetor, derisa po hynte në një taksi me të dalur nga aeroporti i Bagdadit”, i tha agjencisë AFP, zëdhënësi i forcës elite të Irakut, Sabah al-Noaman.

Ai e përshkroi të arrestuarin si një “shënjestër të rëndësishme” pasi dyshohej se siguronte mbështetje financiare për grupin, pastaj që i njëjti ka organizuar takime dhe ka shkëmbyer mesazhe ndërmjet anëtarëve të grupit.

Por, Noaman refuzoi të tregojë emrin e vërtetë të Abu Naba-s, dhe se prej nga ai kishte fluturuar për në Bagdad. Ai nuk tregoi as se si kishte arritur të kalonte kontrollin e sigurisë së aeroportit, para se të arrestohej.

Në vitin 2014, Shteti Islamik kishte nën kontroll një të tretën e territorit të Irakut, të cilin trupat lokale të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA arriten ta merrnin nën kontroll në fund të vitit 2017./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në shtetin fqinj/ 84 viktima në 24 orë, regjistrohen dhe rreth 1400 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në shtetin fqinj/ 84 viktima në 24 orë, regjistrohen dhe rreth 1400 të infektuar

Greqia vijon të shënojë shifra të larta të infektuarishr me Covid-19.

Sipas mediave fqinje, në 24 orët e fundit janë shënuar 84 viktima dhe 1 mijë e 388 raste të reja.

Greqia vijon të jetë në ”Lock-Down” dhe duket sikur ditët e fundit ka një qëndrueshmëri të rasteve, edhe pse shifrat e kohëve të fundit janë më të larta që ka shënuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër nuk dihet ende si do të vijojë afati i ”Lock-Down” në Greqi, pasi një shtyrje nënkupton se grekët i kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të izoluar.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Akuzat për korrupsion/ Shtyhet gjyqi i ish-presidentit francez Sarkozy

Publikuar

-

Nga

Akuzat për korrupsion/ Shtyhet gjyqi i ish-presidentit francez Sarkozy

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy u paraqit të hënën për pak minuta në gjykatë për t’u përballur me akuzat për korrupsion, por gjyqtarët i pezulluan seancat deri më 26 nëntor për të vlerësuar shëndetin e njërit prej të pandehurve të tjerë.

Prokurorët e akuzojnë ish-presidentin se i kishte ofruar një punë të paguar mirë në Monako gjyqtarit Gilbert Azibert në këmbim të informacioneve konfidenciale rreth një hetimi për aludimet se zoti Sarkozy kishte pranuar pagesa të paligjshme nga Liliane Bettencourt trashëgimtare e firmës L’Oreal për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007.

Një avokat i zotit Azibert kërkoi që gjyqi të pezullohej, sepse klienti i tij ishte në rrezik të lartë për t’u infektuar me COVID, për shkak të sëmundjes së zemrës.

Gjyqtarët urdhëruan një vlerësim të pavarur mjekësor deri të enjten, përpara se të vendosin nëse do ta vazhdojnë apo pezullojnë gjyqin.

Zoti Sarkozy, i cili ishte president nga viti 2007 deri në 2012 por ka ndikim mes konservatorëve, ka mohuar çdo shkelje në hetimet kundër tij dhe është përpjekur fuqimisht për pushimin e çështjeve gjyqësore.

Duke filluar nga viti 2013, hetuesit kanë përgjuar bisedat midis ish presidentit dhe avokatit të tij Thierry Herzog, për të hetuar aludimet.

Gjatë përgjimeve, ata mësuan se zoti Sarkozy dhe avokati i tij komunikonin duke përdorur celularë të regjistruar nën emra të rremë.

Sipas prokurorëve, nga përgjimet doli se zoti Sarkozy dhe avokati Herzog kishin diskutuar në shumë raste për të kontaktuar gjyqtarin Azibert, që shërbente në gjykatën e lartë të apelit dhe që ishte i mirinformuar për hetimin.

Herzog dhe Azibert janë që të dy në gjyq me ish presidentin Sarkozy, të akuzuar për korrupsion. Ata akuzohen gjithashtu për “shkelje të sekretit profesional”. Të tre përballen me deri në 10 vjet burg dhe gjoba të rënda nëse dënohen.

Zoti Sarkozy dhe partia e tij e qendrës së djathtë Les Republicains kanë thënë prej vitesh se hetimet kundër tij janë të motivuara politikisht./voa

LEXO TE PLOTE