Connect with Us

Horoskopi i ditës, 12 dhjetor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 12 dhjetor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me kontradikta sot. Për shume gjera do debatoni me partnerin dhe nuk do pranoni te bëni si thitë ai. Beqaret nuk do jene me humor te mire dhe jeta për ta nuk do jete si e kane ëndërruar. As sot nuk do arrijnë ta gjejnë princin e kaltër. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju tashme mund te shpenzoni pafundësisht.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Do futeni shpesh ne debate me partnerin tuaj dhe nuk do pranoni te toleroni aspak. Beqaret do afrohen me dike dhe mund te diskutojnë gjere e gjate për jetën ne tërësi. Gjithsesi, për te hedhur hapa me mire le te presin edhe pak. Me financat do jeni te kujdesshëm dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Venusi do jete pozicionuar mjaft mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri. Nuk do keni me as debate si dikur. Beqaret me ne fund do vendosin rregull ne jetën e tyre dhe shpejt mund te vendosin te dalin me një person qe ka kohe qe i pret. Situata financiare do filloje te përmirësohet paksa, por duhet te tregoheni me te duruar qe ajo te jete si e keni ëndërruar.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ju çiftet do gjendeni para një dileme goxha te vështirë sot dhe do e keni te vështirë te vendosni. Me mire flisni me miqtë e besuar ose me familjaret pasi ata mund t’ua ndriçojnë idetë. Beqaret do kenë takime fantastike sot qe as i kishin pritur e as i kishin menduar ndonjëherë. Sytë do marrin me shume shkëlqim. Buxhetin do dini si ta menaxhoni sa me mire dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Saturni nuk do jete i pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here keni për te pasur probleme serioze me partnerin. Do jeni acarues dhe te paqëndrueshëm. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin goxha ftesa. Jeta për ta do jete vërtet e veçantë. Me financat tregoni kujdes me te madh sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Duhet menduar edhe për te ardhmen.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite e stuhishme dhe e mbushur me probleme te vazhdueshme ka për te qene kjo e sotmja për ju çiftet. Do e provokoni shpesh partnerit dhe ne disa momente ai nuk do i mbaje dot nervat. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë lloj çmendurie sot sepse mundësitë qe do iu jepen nuk janë te duhurat. Buxheti nuk do jete as i keq as i shkëlqyer. Duhet një menaxhim me i mire qe gjendja mos ketë probleme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse doni pak me shume liri dhe pavarësi gjate kësaj dite me mire flisni hapur me partnerin dhe mos bëni asgjë ne kokën tuaj. Për beqaret do jete një dite e begate dhe ata do arrijnë te takojnë personin qe kane ëndërruar prej kohesh. Edhe te zhgënjyerve do ju rikthehet shpresa. Gjendja financiare nuk ka për te qene shume e keqe megjithatë ende gjendja nuk do përmirësohet aq sa do dëshironit.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Te dashuruarit do vazhdojnë ende te kenë mbështetjen e planetëve dhe do kalojnë një dite shume te këndshme. Buzëqeshja nuk do ju largohet për asnjë moment nga fytyra. Beqaret do jene te dhënë pas aventurave kalimtare dhe do kenë një dite te mbushur plot e përplot me emocione e kënaqësi. Buxheti do kërkojë me tepër përkujdes dhe vëmendje kështu qe mundohuni te jeni te matur me çdo hap qe do hidhni.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do refuzoni te flisni gjere e gjate me partnerin tuaj sot dhe nuk do i zgjidhni problemet e mbetura pezull prej kohesh. Gjerat nuk kane për t’iu ecur aspak si i keni dashur. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat duhet t’i mbani me shume nen kontroll sepse po ju filluan problemet zor se do mund ta stabilizoni lehtësisht situatën.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite e qete dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni përherë mire pranë partnerit pasi ai gjithë kohës do ju përkëdhele dhe do ju beje te ndiheni me te mirët ne bote. Beqaret do kenë flirtime pafund, por asnjë mundësi për lidhje serioze. Marsi do sjelle energji dhe ekuilibër ne planin financiar kështu qe gjendja nuk ka për te qene aspak e keqe.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Priten ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite zemra juaj do ndihet përherë mire. Ne pasdite dhe ne mbrëmje mund te ketë edhe surpriza, deklarata e premtime afatgjata. Beqaret sado qe te bëjnë përpjekje nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Gjendja e financave do jete goxha e mire. I gjithë përkujdesi i treguar se fundmi do japë frytet e veta.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do favorizohet nga Hëna gjate kësaj dite. Te gjitha dëshirat do ju plotësohen dhe do ndiheni vërtet me se miri. Beqaret duhet te tregohen te drejtpërdrejte dhe te mos vonohen shume për te shprehur ndjenjat pasi dikush tjetër mund te tregohet me i shkathet. Me financat duhet te jeni tej mase te kujdesshëm dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te bëni investime te mëdha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Publikuar

-

Nga

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij.

“Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor”, shprehet ajo teksa apelon për respektimin e protokolleve:
E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë”.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 prill 2018



Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 21 dhjetor 2019

Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t’u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Publikuar

-

Nga

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë me një mesazh një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke kërkuar ndërgjegjësimin e të gjithëve për të respektuar masat anti-Covid.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja e cilëson ditën e nesërme një sfidë për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje.

“Bëhu super hero, mbaj maskën Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID19

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 29 janar 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 nëntor 2018

Secili mund të japë një dorë për shkolla të sigurta.

Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë”, shkruan ajo./CNA.al



#GatiPërShkollë 🎒📚së bashku me fëmijët për të përballuar sfidën e sigurisë shëndetësore🤗Një mesazh për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për t'ju përgjigjur sfidës së rihapjes së shkollave #SëBASHKU!Për çdo shqetësim, koordinatori i posaçëm i mbrojtjes shëndetësore në çdo shkollë, do të sinjalizojë strukturat e shërbimit shëndetësor, që janë në gatishmëri të plotë👩🏻‍🔬🚑🏥#SUKSESE🙏

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 12. September 2020

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Filo ka humbur betejën me virusin e padukshëm në moshën 78-vjeçare pas dy javësh që ishte shtruar në spital.

Historiani është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, si dhe ishte pedagog në Universitetin e Tiranës

Dyshohet se ai u infektua gjatë pushimeve verore dhe që prej asaj kohe ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje gjoksi.



Për humbjen e tij ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 nëntor 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 nëntor 2018

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE