LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet grupi kriminal në Itali/ Arrestohen 20 persona, mes tyre bosi shqiptar

12 Dhjetor 2019, 16:24, Kronika CNA
Goditet grupi kriminal në Itali/ Arrestohen 20 persona, mes tyre bosi

Një megaoperacion i policisë italiane, ka çuar në arrestimin e 20 personave. Ata akuzohen për trafik droge, vjedhje dhe armë mbajtje pa leje, ndërkohë që kapoja ishtë një shqiptar.

Hetimet lidhur me këto arrestime kishin nisur që në dhjetor 2015 kundër një organizate kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, përgjegjës për krime të ndryshme.

Krahas sekuestrimit të 5.3 tonë marijuana që vinin nga Shqipëria, hetimet zbuluan dhe një arsenal të madh armësh, ekzistenca e të cilave datonte që nga lufta.

U sekuestruan gjithashtu 10 pistoleta gjysmë-automatike dhe 2 armë kallashnikovm shkruajnë mediat italiane./CNA.al

Lajmet e fundit nga