LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditen kriminelët italo-shqiptarë/ Sekuestrohen gjashtë ton marijuanë, në pranga 20 persona

12 Dhjetor 2019, 13:07, Aktualitet CNA
Goditen kriminelët italo-shqiptarë/ Sekuestrohen gjashtë ton

Në orët e para të ditës së sotme, forcat e rendit të shtetit italian kanë vënë në pranga 20 persona, 10 nga të cilët do të mbeten në burg e të tjerët në arrest shtëpie, ka informuar gazeta italiane La Repubblica. Ndalimet u kryen në zonën e Barit ku këta persona ishin rezidentë. Gjatë aksionit policor janë sekuestruar mbi një milion euro dhe gati 6 ton marijuanë.

Arrestimet kanë ardhur si pasojë e një hetimi kompleks, të kryer nga dhjetori i vitit 2015 deri në shkurt të 2017-tës kundër një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë që konsiderohen përgjegjës për krime të shumta duke filluar nga grupime që synojnë trafikimin e drogës e deri tek prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, mbajtja dhe transportimi i armëve të paligjshme, dhe vjedhja.

Autoritetet vijojnë kontrolle të imtësishme për të ekzekutuar bllokimin e aseteve të organizatës që thuhet të jetë mjaft e rrezikshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga