Connect with Us

Gazetari publikon dokumentet e skandalit/ “Shuplakë” qeverisë dhe opozitës

Politikë

Gazetari publikon dokumentet e skandalit/ “Shuplakë” qeverisë dhe opozitës

Publikuar

-

Gazetari Elio Laze ka komentuar reagimet nga opozita, pas tërmetit të 26 nëntorit, ku ra në sy mungesa e një qeni për kërkimin e trupave.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Laze kthehet pas në kohë, ndërsa kujton një status të tij në 9 janar 2018, ku kishte publikuar disa dokumente që tregonin se ishte hapur ankandi per ushqimin e qenve të policisë.

Laze shkruan se, sipas asaj qe thuhej ne dokumente, qente do ushqeheshin me sherbim katering qe do i shkonte 3 here ne dite, me mish viçi te cilesise se pare, zarzavate te fresketa etj si keto ushqime qe nuk i hane as ushtaret tane qe quhen te NATO-s.

Por, pas këtij publikimi ai thotë se nuk kishte asnjë reagim, nga ana e opozitës, e cila tani kujtohet të reagojë.

“Çudia e opozites per qente e shpetimit, si kofini pas te vjelit

Nje nga gjerat qe ra me shume ne sy pas renies se termetit ishte mungesa e nje qeni per kerkimin e trupave. Pasi media ngriti zerin, doli dhe opozita qe mbeshteti median dhe e ngriti zerin me shume se ajo. Mire do ta bente nese kjo teme do permendej keto dite per here te pare.
Por jo. Ne daten 9 janar 2018, une publikoj disa dokumente ku hapej ankandi per ushqimin e qenve te policise. Sipas asaj qe thuhej ne dokumente, qente do ushqeheshin me sherbim katering qe do i shkonte 3 here ne dite, me mish viçi te cilesise se pare, zarzavate te fresketa etj si keto ushqime qe nuk i hane as ushtaret tane qe quhen te NATO-s.
Ngrita pikepyetje rreth ketij tenderi, publikova dhe dokumentet dhe kaq. Sepse nje gazetar nuk eshte ekspert. Sepse nje gazetar siguron dokumente, ngre pikepyetje te cilat ekspertet i sqarojne.
Pervec shtetit, pas publikimit te atij rasti heshti dhe opozita.
Askush nuk doli te kerkonte llogari, si, qysh e tek zhvillohej ky tenderi? Ku jane qente? A jane apo sjane? Sa cope jane? A jane rrace apo qen rruge qe i marrin sa per foto me plotesu numrin per ne tender etj pyetje si keto, duhet t’i ngrinin ekspertet e opozites.
Por jo. Bene ate qe bejne me mire. Heshten atehere dhe flasin tani.
Si kofini pas te vjelit!”-shkruan Laze në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U përballa me qentë e diktaturës”/ Agron Tufa mesazh Ramës: Nuk të ka mbetur gjë tjetër

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i ISKk, Agron Tufa i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama i cili në në emisionin “Java” tha se kudo ka njerëz të çmendur, që bëjnë kërcënime.

Në një postim në rrjetet sociale, ai publikon edhe disa mesazhe për të cilat thotë se janë të të gjithë instancave më të larta në lidhje me kërcënimet me jetë që pretendon se janë bërë ndaj tij.

Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohesha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucionale ishin:
Gramoz Ruçi: “Unë nuk jam kujdestar konvikti që të thërras rojen (deputetin Braho) e t’i tërheq vërejetje. Edhe mua më kërcënojnë” (prill 2019);

Edi Rama: “Ne do dërgojmë një komision parlamentar në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin” (5 maj 2019);

Taulant Balla: “Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtoju gjykatës. Nesë të kanë kërcënuar, dtejtoju Prokurorisë. Dhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtoju Organeve të Reja të Drejtësisë tonë” (prill 2019);

Edi Rama: “Nuk ka një konspiracion komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kércëojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë”, etj. (4 janar 2020).

Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imuniteti, nuk i kemi me vete ushtrine, policinë, sigurimsat, gjykatat, nandat, pasurite, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ Miliarda lekë të taksapaguesve “rrush e kumbulla” për shoqatat (Dokumentet)

LEXO EDHE:  Ja çfarë ndodh kur qeni provon hashashin

Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramtizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të “qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësosë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.

Po s’pati vallë gjë për të thenë Kryeministri për deputetin e tij dhe ish deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil ata kërcënojnë e përbetohen se “…do të të gjejmë dhe në vrimë të miut atje ku ke kërkuar azil” (Dita, 4 dhjetor 2019).

Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t’i bëje zap, ose ata kanl dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!

Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjësia juaj direkte, të cilën duhet ta marresh publikish dhe ndërkombëtarisht mbi vete! Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëtë mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës. Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t’i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të sodotësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha urim për 29 vjetorin e Rilindjes Demokratike/ 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha ne nje deklarate per mediat

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 29 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.

Basha thotë se RD ishe vepër e intelektualëve shqiptarë, e studentëve, e të gjithë atyre qindra e mijëra vullneteve që iu bashkuan që në fillim Partisë Demokratike, si alternativa e themeluar për t’i kthyer Shqipërisë fjalën e lirë, votën e lirë dhe aspiratën për rikthim në gjirin e familjes europiane.

“Natyrisht, RD-ja ishte më shumë sesa një gazetë, ajo ishte realizim i një misioni, rikthim në vlerat se e vërteta duhet thënë e se lajmësi është i paprekshëm. Bashkuar me vlerën botërore dhe të pakohë se Në Fillim Ishte Fjala, dalja e RD-së ishte njëkohësisht përmbushje misioni, por edhe nisja e një faqeje të re në historinë e shtypit shqiptar, historia e shtypit të lirë në Shqipërinë e pas-Diktaturës.
RD-ja lindi në shtrëngesë, ashtu si Partia Demokratike. Stafi themelues i saj ka mirënjohjen e përjetshme të çdo shqiptari të lirë dhe padyshim të çdo demokrati, por edhe të çdo luftëtari për shtypin e median e lirë, sepse ata patën guximin e duhur të përballeshin me të gjitha pengesat që nxirrte pafund Sigurimi i Shtetit Komunist, dhe prej atij guximi lindi edhe RD-ja, si një gazetë misionare”, shkruan Basha.

Sipas tij, tek Rilindja Demokratike u thye së pari tabuja e censurës dhe e autocensurës, nisën së pari të publikoheshin të vërtetat e fshehura për Historinë e Shqipërisë, për Historinë e Letërsisë, për Gjuhësinë Historike, për Albanologjinë e për Etnografinë shqiptare, u fol hapur e pa drojë për çështjen ende të pazgjidhur shqiptare, për shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan si dhe për aspiratën e tyre për bashkim kombëtar nën suazën e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

“Kauzat e mëdha kanë nevojë për tribunat e duhura dhe për lirinë që ofrojnë këto tribuna. Asnjë kauzë nuk mund t’ja dalë nëse media zbaton censurën dhe autocensurën. Dhe pikërisht, këto kauza të mëdha që gjetën lirinë e tyre në faqet e numrat e parë të Rilindjes Demokratike janë shembulli më i mirë i kontributit që jep fjala e lirë dhe media në zhvillimin e një shoqërie.
Mirënjohje e pashuar të gjithë atyre që me kurajo dhe vendosmëri e sollën RD-në në jetë në kushtet e vështira të dhunës, kërcënimeve dhe terrorit shtetëror. Në këtë përvjetor, dua të falenderoj dhe përgëzoj të gjithë gazetarët dhe drejtuesit, kryeredaktorët, gazetarët dhe punonjësit e RD-së në vite, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivitetin e saj dhe për Shqipërinë”, shkruan me tej Basha.

Kryedemorkati shprehet se 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm, jo vetëm për median, jo veç për shtypin, por edhe për politikën, edhe për vetë sistemin e demokracisë.

“30 vjet pas Lëvizjes Studentore që shembi diktaturën komuniste në Shqipëri dhe lëvizjeve të tjera të ngjashme që shembën Perden e Hekurt që ndante dy anët dhe dy botët e kontinetit, shembuj të hidhur na rrëfejnë si fitoret e lirisë së fjalës, e lirisë së votës nuk janë të sigurta. Ato nuk janë të përjetshme dhe për t’i ruajtur, duhen përpjekje dhe beteja të përditshme. Thuajse 30 vjet pas daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, fjala e lirë dhe liria e medias në Shqipëri është më e rrezikuar se kurrë. Kundër lirisë së shtypit nuk është më vetëm presioni informal i një qeverie të degraduar nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale. Nuk është më vetëm presioni i organizatave kriminale në rrugë, nuk është më vetëm autocensura që vjen për shkak të kësaj klime. Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri tani është vënë në lëvizje një mekanizëm i tërë ligjor, po përgatitet të ngrihet një strukturë e tërë censure që kontrollon e vepron sipas urdhrave të qeverisë”, shkruan Basha.

LEXO EDHE:  “Qeni miku më i mirë i njeriut”/Ja kush e ka bërë të famshme këtë shprehje

LEXO EDHE:  Gabimet që bëni kur vendosni të merrni një qen

Ai shprehet se kundër lirisë së shtypit në Shqipëri sot nuk ka më veç armiq të padukshëm, por të hapur, publikë, të cilët kontrollojnë institucione, kanë uzurpuar parlamentin dhe prodhojnë ligje anti-shtyp.

“Kundër lirisë së medias sot është rreshtuar një qeveri e dështuar, armike e interesit publik, shërbëtore e një grushti oligarkësh, prodhim i manipulimit kriminal të zgjedhjeve.
Stafi aktual i Rilindjes Demokratike, si dhe gazetarët që angazhohen mes shumë vështirësive në shtypin e shkruar, atë televiziv si dhe në portalet e ndryshme informative, e kanë të qartë rrezikun që vjen me formën e ligjeve anti fjalë e lirë. Mes gjithë kësaj panorame të zymtë ,spikat një lajm i mirë, lajmi se të gjithë gazetarët, të RD-së dhe shumicës së mediave, janë të bashkuar në një front dhe po bëjnë çmos, me të gjitha mundësitë që kanë, të ndalin revanshin autokratik kundër fjalës së lirë.
Ky bashkim vullnetesh tashmë ka edhe miq ndërkombëtarë, prandaj edhe ëndrrat e armiqve të dukshëm e të padukshëm të fjalës së lirë janë të parealizueshme. Sigurisht, në këtë betejë, pesha kryesore u takon njerëzve të medias dhe intelektualëve të fjalës, opozitës dhe të gjithë atyre që kanë akses në jetën publike”, shkruan Basha.

Sipas tij, ashtu si në janarin e 1991-it, beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë kryesore të të gjithë atyre që nuk duan që Shqipërinë ta lënë në kthetrat e pesimizmit, në kthetrat e atyre që mendojnë se në mosbesim e në dëshpërim, Shqipëria sundohet më lehtë.

“Edhe sot, beteja për fjalën e lirë është një mision, dhe stafi aktual i Rilindjes Demokratike, ashtu si edhe shumica dërrmuese e komunitetit të gazetarëve, intelektualëve, profesorëve dhe akademikëve të Shqipërisë, është në anën e duhur të historisë. Duke uruar për 29-vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, uroj njëkohësisht të gjithë komunitetin e gazetarëve për përkushimin e tyre dhe shpreh bindjen dhe besimin se media në vend do të jetë frymëzim për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane si ajo që përshkroi Rilindja Demokratike që në ditët e para të saj”, përfundon Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekstradimi i Harun Çelikut/ Vasili “i shqetësuar”: Kush ja ka qepur gojën Edi Ramës dhe pse?

Publikuar

-

Nga

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se Rama shfaqet si memec për rastin e Harun Çelikun, shtetasin turk të ekstraduar në Turqi.

Vasili ngre pyetjen: Kush ja ka qepur gojën Edi Ramës dhe pse?

“Duke ditur që ky është llafazan i njohur dhe i papërtuar për të folur budallallëqe pa fund, lind natyrshëm pyetja: Peng i kujt është që Edi Rama që nuk guxon të flasë për një çështje kaq delikate?Ç’farë detyrimi e mban lidhur gojën e Edi Ramës që nuk flet dot për këtë problem?? Kaq i madh është borxhi ku ka hyrë Edi Rama sa që e ka të pamundur të mbajë qendrim zyrtar për ngjarje që po i krijon kaq probleme Shqipërisë??” shkruan Vasili.

LEXO EDHE:  Pension para se të mbushni moshën/ Dokumentet e reja që duhen

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ Miliarda lekë të taksapaguesve "rrush e kumbulla" për shoqatat (Dokumentet)

“Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edi Rama duhet të shpjegohet publikisht dhe të marrë përgjegjësite boll u fut vrimave dhe boll u fsheh pas bedelëve nëpër ministri,polici e gjetkë”, përfundon Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE