LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elbasan/ 23 qendra shēndetësore pa energji elektrike dhe ujë

12 Dhjetor 2019, 19:45, Sociale CNA
Elbasan/ 23 qendra shēndetësore pa energji elektrike dhe ujë

Sektori i Emergjencave Civile ështv mbledur sot në Prefekturën e Elbasanit  për të diskutuar në lidhje me marrjen e masave parandaluese për përballimin e situatave emergjente si edhe vlerësimin e situatave  dhe nevojave.

Ky takim u drejtua nga prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj ku ishin të pranishëm edhe drejtues të shtatë bashkive të Qarkut të Elbasanit.

Gjatë diskutimeve, janë evidentuar problematika në sektorë të ndryshëm, ku me ardhjen e stinës së dimrit situata bëhet edhe më e vështirë.

Prombleme janë evidentuar në linjat e tensionit të lartë, qendrat shëndetësore, shkollat, prurjet e përrenjëve, etje.

Sipas asaj që raporton Ballkan web, në 23 Qendra Sh?ndetësore në Qarkun e Elbasanit nuk ka energji elektrike dhe ujë, ndërsa ajo në Njësin? Administrative Pishaj n? bashkinë e Gramshit është z?në nga privat dhe ende nuk është zgjidhur problemi i pronësisë , ndërsa disa të tjera janë të amortizuara.

Ndërkaq në shumë fshatra mbizotëron fenomeni i rrëshkitjes së tokave duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme të qindra banesave gjatë viteve të fundit.

Rrëshkitje konstatohen edhe përgjatë disa akseve të rrugëve që përshkojnë Qarkun e Elbasanit sidomos në atë të rrugës kombëtare Elbasan-Qafë -Thanë.

Po kështu ka çedime të rrugëve drejt pikave turistike.Ka mjaft probleme me sinjalistikën dhe disiplinimin e ujrave që dalin nga shtretërit e përenjve që përmbytin trasetë e rrugëve.

Prefekti ka kërkuar gadishmëri maksimale nga të gjitha institucionet për përballimin e të gjitha situatave që mund të krijohen nga mbizotërimi i motiit të keq.OSHEE , OST dhe Linjat e Tensionit t? Lartë duhet të jenë pandërpreje në punë.

Prefekti ndërkaq ka kërkuar që edhe institucionet sh?ndetësore dhe ato arsimore gjithashtu të marrin masat që të mos kenë probleme për mbarëvajtjen e punëve.Kështu që pavarësisht problemeve të trashëguara në Qarkun e Elbasanit prefekti Maksim

Malaj ka shprehur bindjen se me marrjen e masave ky Dimër do kalojë pa probleme sepse edhe përsa i takon rezervave ato janë garantuar në kohën e përcaktuar.

 

Lajmet e fundit nga