LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshime për burimin e pasurisë/ Vettingu i “pret kokën” kryegjyqtares

12 Dhjetor 2019, 08:51, Vetingu CNA
Dyshime për burimin e pasurisë/ Vettingu i “pret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të Kryetares së Gjykatës Administrative në Durrës, Marjana Velcani.

Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli kyesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Roland Ilija anëtar, vendosi se Marjana Velcani nuk kalon kriteret e Vettingut.

Shkak për këtë vendim u bënë dyshimet mbi burimet e pasurisë.

Në seancën dëgjimore të disa ditëve mëparë, KPK ngriti dyshime për burimin e krijimit të një apartament në qytetin e Beratit me sipërfaqe 111 m2, blerë 3 milionë lekë në prill të vitit 2003. Velçani ka deklaruar si burim krijimi një kredi 20 mijë euro dhe kursime nga të ardhurat nga pagat. Sipas Komisionit, nga kontrata e nënshkruar me palën shitëse, ka rezultuar se 3 milionë lekë janë paguar jashtë zyrës së noterit.

Mariana Velçani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ajo ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Beratit dhe në vitin 2014 u dekretua si anëtare e Gjykatës Administrative të Durrësit. Velçani u zgjodh gjithashtu përmes shortit si anëtare zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.

Lajmet e fundit nga