LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duhet të ulni kokën”/ Përplasje të forta në Komisionin e Medias, profesorët braktisin mbledhjen

12 Dhjetor 2019, 10:06, Politikë CNA
“Duhet të ulni kokën”/ Përplasje të forta

Komisioni Parlamentar i Medias ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me profesorë të Fakultetit të Gazetarisë, për projektligjet e Qeverisë që njihen me emrin ?paketa antishpifje?.

Seanca është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta, pas profesorët e Gazetarisë kanë kundërshtuar pr.ligjin në fjalë.

Profesor Mark Marku e ka cilësuar ligjin e propozuar nga qeveria si një turp, ndërsa theksoi se ?Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat?.

Nga ana tjetër edhe profesor Agron Gjekmarkaj, i ka drejtuar një apel të fortë deputetëve, të cilëve u kërkoi të mos votojnë pr.ligjin në fjalë.

Gjekmarkaj tha se ligji në fjalë ?Vret fjalën e lirë dhe komunikimin?.

Ndërkohë, Gjekmarkaj ka pasur edhe një debat me përfaqësuesit e mazhorancës, ndërsa u shpreh se ?Keni gjashtë vite aty, duhet të ulni kokën për cdo standart të demokracisë që humbet në Shqipëri?.

Pas fjalës së Gjekmarkaj, dy profesorët janë ngritur dhe kanë braktisur mbledhjen e Komisionit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga