Connect with Us

Denoncoi në “Fiks Fare” abuzimet me fondet/ Me urdhër të Kryeinspektorit e pezullojnë nga puna

Denoncim

Denoncoi në “Fiks Fare” abuzimet me fondet/ Me urdhër të Kryeinspektorit e pezullojnë nga puna

Publikuar

-

Pas denoncimit të “Fiks Fare” mbrëmjen e së martës ku drejtues të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bënin procedura fiktive për karburant, dieta dhe fatura hoteli, reagoi ISHPSHSH-ja.

Komisioni disiplinor i ngritur me urdhër të Kryeinspektorit vendosi pezullimin nga ushtrimi i detyrës të nënpunësit znj. Fatbardha Pashollari dhe znj. Drita Mandreja.

Fatbardha Pashollari mbante postin e shefes së Financës kurse Drita Mandreja drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Qendrore të ISHPSHSH-së.

Edhe pse në biseda duket qartë se drejtoresha Mandreja në të gjitha rastet ka kundërshtuar kërkesat për abuzime me fondet e institucionit, ajo u pezullua nga detyra, me arsyetimin se komisioni disiplinor kishte filluar punën për pezullimin e saj përpara publikimit të videos në Fiks Fare.

Elvis Bedo inspektor pranë ISHPSHSH-së në një intervistë për Fiks Fare sqaroi vendimin e komisionit të ngritur posaçërisht menjëherë pas transmetimit të abuzimeve në emision. Ai pohon se kundrejt drejtoreshës Mandreja e cila edhe denoncoi abuzimet në Fiks Fare, është marrë masa e pezullimit jo vetëm për këtë rast, por sipas tij kundrejt saj ishte ngritur edhe më herët një komision disiplinor. Komisioni do dilte në përfundim në nëntor sipas Bedos , por me rënien e tërmetit ai u shty dhe pas denoncimit të Fiks Fare u morë ky vendim. Por komisioni duhet të mblidhej në dt 13 dhjetor, ndërkohë që është mbledhur vetëm një ditë pas transmetimit në Fiks Fare të videos ku shefja e financës i kërkonte drejtoreshës Mandreja firmosjen e dietave fiktive.

Inspektori i ISHPSHSH-së pranon se shkak për pezullimin e drejtoreshës që ngriti zërin kundër abuzimeve ishin edhe faktet e publikuara në Fiks Fare, ndërkohë që në të gjithë bisedën ajo kundërshtonte firmosjen e shtesës së karburantit pa urdhër shërbimi, kundërshtonte firmosjen e dietave të shërbimit fiktive dhe riparimet fiktive të automjeteve të institucionit.

Ai shton se dokumentacioni i plotë i është vënë në dispozicion komisionit disiplinor dhe jo vetëm atij, por edhe oficerëve të policisë gjyqësore për të bërë një hetim të gjithanshëm.

Inspektori gjithashtu në intervistën e tij pranoi se festa e fundvitit të kaluar është bërë me kontributin personal të punonjësve dhe se i gjithë stafi i ISHPSHSH-së ka qenë në një trajtim disa ditor përpara organizimit të kësaj feste. Ndërkohë që në videon e transmetuar në Fiks Fare shefja e financës së këtij institucionit i kërkonte shtesën e buxhetit drejtoreshës Mandreja për dietat fiktive që do t’i jepeshin stafit për të mbuluar shpenzimet e darkës së fundvitit

Ditën e martë me zë dhe figurë, “Fiks Fare” zbuloi skemën e zyrtarëve të këtij Inspektoriati për zhvatjen e fondeve shtetërore. Emisioni zbuloi se të përfshirë janë nga shefa financash, deri te ish-shoferi i titullarit të institucionit. Ata bisedojnë për të marrë para nga arka e këtij institucioni sikur të ishte gjëja më normale, pasi siç deklarojnë edhe vetë “kjo gjë po bën vite që ndodh”. Me zë e figurë u faktua se si abuzohej më karburantin, ku ish shoferi i titullarit i kërkonte drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse që të bëjë dalje karburant më shumë sa është distanca e përcaktuar në urdhër shërbimi. Drejtoresha e kundërshton këtë fakt duke kërkuar që urdhëri i shërbimit t’i shkojë me shkrim. Po ashtu u faktuan edhe abuzimet me dietat e Vitit të Ri.

“Gjithë stafi do bëjë mbrëmje të Vitit të Ri dhe nuk dua të nxjerrë asnjë lekë nga xhepi tha shefi. Foli për fond të veçantë në ministri me ministrin, i tha që jo, nuk bëhet. Dhe u ra dakord që të mbulohen me dieta” thuhet në bisedë mes shefes së financës dhe drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse në këtë Inspektoriat ndërsa vijon se “do nxjerrë një urdhër Eda, për trajnim këtej nga qendra nëpër ca drejtori e rrethe.Mbrëmja është në datë 27 në drekë”.

Punonjësja e financës pohon se dietat do të jenë fiktive dhe e për çdo punonjës me urdhër të titullarit të institucionit do të firmosen nga 4 dieta të plota për të përballuar shpenzimet e drekës, shpenzimet e të ftuarve dhe pjesa tjetër e lekëve do ta mbajnë vetë punonjësit.
Drejtoresha e shërbimeve mbështetëse e kundërshton vazhdimisht këtë veprim, por përgjigja që merr disa herë nga shefja e financës është “Fol me shefin, është urdhër i shefit”.

Një tjetër abuzim në këtë institucion ishin prokurimet fiktive për serviset e makinave që të paguheshin rojet private. Në biseda, shefja e financës pranon se këto tendera bëhen fiktive. /Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Merr “vizë” dhe bëhet lesh me alkool çdo natë”/ Cili është kryebashkiaku “i lidhur kokë e këmbë me krimin”

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili i kërkon Partisë Demokratike të hetojë urgjentisht kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe.

Sipas qytetarit, Tushe është një person i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe po të hetohet, do të dalë më keq se Kajmaku me shokë.

Ndërkaq, një qytetar tjetër shktuan se ishte prishja e “pazareve” mes Tushes dhe Gëzim Saraçin, ish-shoferit, çka bëri që ky i fundit të hidhte granatë në zyrën e kryebashkiakut disa ditë më parë.

“Akuzohet kryetari i Bashkise se Lushnjes si i lidhur kembe e koke me krimin! sb

Pershendetje dr
Po ju shkruaj per tu lutur me shume qe ju dhe partia demokratike te hetoj #URGIENTISHT per kryetarin e bashkis Lushnje sepse ne do hetoni ai dal me keq i lidhur me krimin se Kajmaku me shoke. Vec te hetoni kush e zoteron sot tregun e fruta perimeve dhe kush me merr tenderat ne Lushnje dalin pislliqet e tjera. Tushe ska asnje ndryshim nga Edi merr “viz” dhe behet lesh me alkol cdo nate. Klm

Pershendetje Doktor!!! Ngjarja qe ndodhi sot ne Lushnje eshte krejtesisht e zbardhur,jane prishjet e pazareve midis Z.Tushe dhe Gzim Saracit. Ne fillimet e tij kur ishte deputet dhe kandidoj per bashki Gzim Saraci ishte financuesi kryesor i kryetarit te bashkis se bashku me vellain e kryetarit qe erdhi nga SH.B.A. ndersa prishja e pazareve ndodhi ne vitin 2017. Kur u largua nga Gzim Saraci dhe u more peng nga tjeter kush….qe gjithe Lushnja e di. Gjithe te mirat z.Berisha?, shkruan Berisha në postimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Rama nxjerr në rrugë banorët e Thumanës/ Presion për të liruar hotelet

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit banorët e Thumanës, të cilët janë strehuar nëpër hotele, po i nxjerrin në rrugë.

Denoncuesi thotë se kryebashkiaku Bushi së bashku me 10 persona të tjerë ka shkuar nëpër hotelet e Shëngjinit ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmeti dhe po iu bëjnë presion të dalin nga hotelet.

“Doktor Berisha pershendetje . Sot ne Shëngjin ishte Bushi bashkë me 10 veta midis tyre edhe narkotrafikantë nga Thumana dhe kanë hyrë nëpër dhomat e banorëve të kampit nga Thumana duke ju bërë presion të pranojne bonuset qesharake ose do ti nxjerrin në rruge dhe nuk do ju japin as shtëpi pas rindërtimit .
Ata duan të shpërndajne banoret në menyre që të mos kenë mundësi të jenë të bashkuar dhe më pas të bëjë ctë duan me fondet e rindërtimit”-shkruan denoncuesi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks Fare” sjell peripecitë e të dëmtuarve nga tërmeti/ Shtëpitë me qira në Durrës fillojnë nga 300 euro…

Publikuar

-

Nga

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës e kanë shumë të vështirë të gjejnë shtëpi me qira në qytet. Emisioni”Fiks Fare” bëri një vëzhgim në qytetin bregdetar, ku çmimet e apartamenteve me qira fillonin nga 300 euro në muaj. Megjithëse Bashkia e Durrësit, por edhe Shtabi i Emergjencave, ka nxjerrë listat e para për bonusin e qirasë, mijëra familje ende jetojnë në shtëpitë e shkatërruara, pasi në qytet s’ka shtëpi me qira. Por, edhe ato që janë, jepen me çmime të kripura.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në një pallat në afërsi të Shkollës së Muzikës në Durrës. Pallati është shkatërruar, ndërkohë që ka pasur probleme me vlerësimin, ku disa apartamente janë shpallur të pabanueshme dhe të tjerat të banueshme, megjithëse ka probleme shumë të dukshme.

Zonja Majlinda banon në katin e parë, bashkë me dy prindërit e moshuar dhe dy vajzat e saj, njëra prej të cilave invalide. Ajo tregoi se në momentin e tërmetit shtëpia është e prishur, ndërkohë që vajza invalide është dëmtuar, i ka rënë një pjesë e murit në kokë dhe është mjekuar më pas në spitalin Durrës. Pas tërmetit, prindërit e moshuar dhe vajzën invalide i ka dërguar në Itali te të afërmit e saj, ndërkohë në shtëpinë e shkatërruar banon me vajzën tjetër. Ajo thotë se me luftë mezi ka marrë një vërtetim nga njësia administrative që shtëpia është e pabanueshme. Sipas saj, kanë ardhur disa vlerësues dhe fillimisht këto vërtetime nga njësia nuk janë dhënë për të gjithë, por për disa. Më pas, ka shkuar disa herë në njësi dhe më në fund e ka marrë. Por, askush nuk i ka treguar rrugën. Megjithëse po bën disa ditë që e ka marrë ajo nuk e di sa bonus qiraje do ti paguajë shteti dhe sa do të paguajë vetë. Madje, tregon se në zonë nuk ka shtëpi me qira, ka kontaktuar me dikë dhe i kanë thënë se qiraja është 300 euro. “Nuk e di deri sa paguan shteti” thotë ajo, ndërkohë që në bashki ka marrë edhe një kontratë tip qiraje. Zonja thotë se nëse e plotëson këtë kontratë dhe nëse nuk i miratohet kredia nga bashkia, atëherë është e detyruar që të paguajë këtë qira.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan edhe në banesën e Fatmirit, i cili është invalid. Ai thotë se në shtëpinë jetojnë 5 persona, madje kanë edhe një fëmijë të vogël. “Kam marrë një vërtetim nga komuna, po s’po më jep njeri lekë. Po jetoj te krushku, vijmë ditën këtu dhe natën shkojmë atje. Ka një shtëpi me qira që po e paguajmë ne” thotë Fatmiri. Sipas tij, deri tani s;kanë marrë asnjë gjë.

Pas ankesave, gazetarët e “Fiks Fare” shoqëruan zonjën Majlinda në agjencitë imobiliare në Durrës. Qytetarja takoi një agjente, e cila i tregon se në këtë moment ka shumë pak shtëpi me qira. “Kemi disa variante, po fillojnë nga 300 mijë lekë dhe 300 euro. S’kemi më poshtë” i thotë ajo. Sipas agjentes, gjatë kësaj kohe ka pasur fluks të madh kërkesash dhe aktualisht nuk ka shtëpi me qira në Durrës.

Më pas, gazetarët e Fiksit marrin një gazetë dhe kërkojnë shtëpitë me qira. Në gazetë janë fare pak variante, ndërsa disa prej tyre janë zënë. Disa numra dalin të padisponueshëm, ndërkohë njëri prej tyre thotë se e ka dhënë shtëpinë me qira, me një çmim prej 300 eurosh.

Fiks Fare u interesua edhe në Njësinë Administrative Nr.1 në Durrës, ku administratori thotë se në pallatin në fjalë kanë shkuar disa ekspertë. Sipas administratorit, ekspertët kanë pasur mendime të ndryshme. I pyetur se përse janë dhënë këto vërtetime shtëpish selektive, ai thotë se vërtetimi i parë i është dhënë një familje që ishte në çadër. Më tej shton se emri i i familjes së parë i erdhi në telefon. Në lidhje me bonusin e qirasë, administratori thotë se çdo familje duhet të aplikojë vetë në bashki. “Në këtë njësi marrin një vërtetim dhe me vërtetimin, plus aktin e konstatimit, kontratën e qirasë dhe kërkesën duhet ta çojnë në bashki. Më pas, këshilli bashkiak vendos nëse do miratohet apo jo. Por, kontrata e qirasë duhet të jetë e plotësuar” thotë ai.

Kontrata e qirasë është e domosdoshme që të përfitohet bonusi i qirasë. Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar një vendim ku thotë se për shtëpitë me qira 1+1 bonusi është 20 mijë lekë të reja, për 2+1 është 25 mijë lekë dhe për 3+1 është 300 mijë lekë. Pa kontratën, nuk plotësohet dot dosja. Megjithatë, mungesa e shtëpive me qira ka detyruar mijëra familje në Durrës që të jetojnë ende në shtëpitë e rrënuara.

LEXO TE PLOTE