LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Ja pse Rama u gëzua për tërmetin tragjik

12 Dhjetor 2019, 13:50, Politikë CNA
Deklarata e fortë/ Ja pse Rama u gëzua për tërmetin tragjik

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është shprehur sot se kryeministri Edi Rama është i vetmi person që është gëzuar për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

I ftuar në studion e News 24, Paloka theksoi se Rama tani po përfiton nga situata për të bërë çdo gjë që kishte në mendje, jashtë vëmendjes së opinionit publik.

?Jam i bindur se ky është njeriu i vetëm që është gëzuar për tërmetin. Rama tani po bën çdo gjë që kishte në mendje madje duke nxituar që mos të bjerë në sy. Ne duhet ti themi ndal.

Tërmeti i dha një dorë politikisht Ramës sepse opozta bëri armëpushim, por ai tregoi se jo vetëm është i paaftë për të menaxhuar, por duket se po shkon gjithnjë e më keq.?-tha Edi Paloka.

Po ashtu, Paloka theksoi se kjo situatë është një arsye më shumë se pse Rama duhet të hapë krahun dhe t?i lërë vendin një qeverie që mendon për interesat e qytetarëve.

?Tërmeti është një arsye më shumë që Rama të hapë krahun, që kjo qeveri të largohet dhe ti hapë rrugën një qeverie që të shohë interesin e vendit?-u shpreh Edi Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga