Connect with Us

Degjeneron debati/ Gazmend Oketa-Meçes: Gjeneral i ushtrisë së vdekur, do na hash munë

Politikë

Degjeneron debati/ Gazmend Oketa-Meçes: Gjeneral i ushtrisë së vdekur, do na hash munë

Publikuar

-

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Gazmend Oketa ka degjeneruar fjalorin gjatë një debati me inxhinierin Arben Meçe.

Oketa ka ndërhyrë ne debatin e inxhinierit me aktivistin Aulon Kalaja dhe i kërkoi të tërheqë mbraspsht deklaratën “do të të shkel me këmbë”.

Por Meçe nuk pranoi ta tërheqë mbrapsht deklaratën dhe kjo sjellë irritimin e demokratit, i cili i tha inxhinierit se do t’i hajë m*tin.

Oketa: Bërë një deklaratë krejt të pavend këtu. Më duket pak mungese ekstreme modestie apo përceptimi realiteti,akush nga ne që jemi këtu në panel përsa kohë nuk është i votuar nga qytetarët shqiptarë nuk mund të flasë në emër të gjithë shqiptarëve. Para një jave ishim në një emision dhe e përmende tre herë që kishe ardhur si ushtar atje. Sot paske ardhur si shefi i shtabit, por si shefi i shtabit të ushtrisë së vdekur. Harroje atë se mund të na shkelësh ti apo subjekti politik që ti ke në mendje as mua personalisht as qytetarët shqiptarë. Po ta theksoj. Jam votuar më shpesh dhe më shumë se ti nga qytetarët, por nuk kam tagër të flas në emër të qytetarëve shqiptarë. Nëse të ka mbetur sadopak atë deklaratë duhet ta tërheqësh mbrapsht, është deklarata më skandaloze. Nuk dua të të ofendoj, e ofendove boll veten. Por duhet ta tërheqësh mbrapsht.

LEXO EDHE:  Gazmend Oketa largohet nga politika/ “S’mund të rri me trafikantë”

Meçe: Deklarata më përfaqësuese e asaj klase politike.

Oketa: Të kanë dhënë hapësirë si inxhinier, ti e di vetë sa mund të kesh projektuar dhe ndërtuar, ditke ato të miat. Nuk e di nga e ke marrë informacionin por je duke abuzuar me atë që të kanë thirrur si inxhinier. Herën e kaluar ishte si ushtar sot ke ardh si gjeneral, por si gjeneral i ushtrisë së vdekur. Ai që del dhe i përqafon njerëzit dhe u rreh shpatullat është bërë kaq e sheqerosur sa tha dikush sot në Durrës që po na bën me diabet.

Meçe: Nuk i tërheq asnjë grimë asaj që deklarova.

Oketa: Epo si thonë nga zona e këtyre, do të na hash munë. Dakord? Të më falë publiku.

Meçe: E more vesh durimin tënd./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përgjimet nga policia/ Ish-drejtuesi i Policisë kundër, ndryshimet antikushtetuese

Publikuar

-

Nga

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata ka komentuar ligjin për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës.

Në një prononcim për Euronews Albania, Emri Vata e cilësoi atë si antikushtetues dhe një ligj që sipas të çon në dyshime për abuzim.

“Është tërësisht antikushtetues, pasi autorizimin për përgjimin duhet ta japë një organ kushtetues siç është prokuroria. Marrja e kësaj kompetence të çon në dyshime për abuzim. Për sa kohë veprime të tilla bëhen nga institucione të cilat janë në varësi nga ekzekutivit, lë vend për të dëshiruar, lë vend për të dyshuar për abuzime, për kundërshtarin politik, për njerëz të caktuar dhe për selektime”-tha ndër të tjera Emri Vata.

LEXO EDHE:  “Tërmeti ishte test për ndërtimet”/ Inxhinieri: Duhet të revizionojmë metodikën e projektimit

LEXO EDHE:  “Arrestimet për tërmetin ishin farsë”/ Inxhinieri Meçe: Paaftësi nga Prokuroria

Sa i takon Operacionit Forca e Ligjit, Emri Vata e ka cilësuar si ngarkesë e tepruar për SPAK, gjë e cila bën që ky i fundit të mos merret me objektivin kryesor.

“Operacioni Forca e Ligjit është një ngarkesë e tepruar për SPAK, për të mos u marrë me objektivin kryesor të saj.

Dyndja e dosjeve nga OFL tek SPAK do të thotë se atë e ngarkon më shumë nga kapaciteti që ka dhe nuk merret me atë që është objektivi kryesor që ka SPAK-u, por duhet të merren me makina të blinduara dhe gjëra të tjera.

Kështu që SPAK në këtë mënyrë del jashtë funksionit”-u shpreh Emri Vata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e zv. ministrave të Ekonomisë/ Zbulohen emrat e pasardhësve

Publikuar

-

Nga

Pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit, emërohen dy zëvendës ministret e reja të Financave e Ekonomisë.

Mësohet se në këtë post është emëruar Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali.

Qeveria ka miratuar lirimin nga detyra të Elton Haxhit, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë dhe emërimin e Adela Xhemalit në vend të tij. Ndërkohë që Vasilika Vjero, zëvendëson Erjon Luçin, i larguar nga detyra e zëvendës ministrit një muaj më parë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.

LEXO EDHE:  “Arrestimet për tërmetin ishin farsë”/ Inxhinieri Meçe: Paaftësi nga Prokuroria

LEXO EDHE:  Dy këndvështrime për dëmet e tërmetit/ Sa mund të kushtojë rindërtimi i banesave

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

14 naftëtarë në grevë urie për 27 paga të mohuara/ KSSH jep alarmin, mesazhi për politikën dhe mediat

Publikuar

-

Nga

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me grevën e naftëtarëve në Ballsh, të cilët nuk kanë marrë pagat prej 27 muajsh.

Në një deklaratë për mediat, KSSH shprehet se kjo protestë i çjerr fasadën kësaj klase politike së cilës sa herë i jepet mundësia tregon eunukërinë përballë biznesit dhe dhëmbët përballë punëtorit të thjeshtë.

“Prej 2 ditësh 14 naftëtarë të nënstacionit Poçemit pjesë e uzinës së Ballshit kanë hyrë në grevë urie si masë ekstreme e moszgjidhjes së problemit të tyre.
Halli i tyre nuk është makina e blinduar e Ramës, as kërkesa e opozitës për qeveri teknikë sa herë ka zgjedhje, por shqetësimi i tyre janë pagat e 27 muajve që biznesmenët oligarkë që fshihen pas lloj- lloj emrash kompanish of shore nuk u’a japin.

Besnik Sulaj është biznesmeni që duhet të japë llogari përpara naftëtarëve dhe përpara shtetit për këtë ngërç dhe abuzim me djersën e këtyre burrave.
Kjo protestë i çjerr fasadën kësaj klase politike së cilës sa herë i jepet mundësia tregon eunukërinë përballë biznesit dhe dhëmbët përballë punëtorit të thjeshtë.”.

Sipas KSSH, është kjo klasë politike që paguan në media për të diskretituar sindikatat, e për ironi të fatit sindikata është e vetmja që po përpiqet ti japë zgjidhje problemit të këtyre naftëtarëve të lënë në mëshirë të fatit që u mohet djersa e tyre.

Po ashtu, KSSH thekson se është pranë punëtorëve shqiptarë, ndërsa ka edhe një mesazh të fortë për mediat.

LEXO EDHE:  “Arrestimet për tërmetin ishin farsë”/ Inxhinieri Meçe: Paaftësi nga Prokuroria

LEXO EDHE:  “Arrestimet për tërmetin ishin farsë”/ Inxhinieri Meçe: Paaftësi nga Prokuroria

“Pavarësisht se këta punëtorë janë mashtruar nga pronari për të nënshkruar kontrata kolektive abuzive më një sindikatë që ende është në gjumë dimëror sërish KSSH është pranë tyre pasi për në, e drejta e punëtorëve shqiptar është mision, e më pas profesion.
Mediave u bëj apel të hapin dyert e ekranit për këto naftëtarë pasië ata janë vëllezërit tanë, e nesër shumë prej jush do të jeni në vendin e tyrë.”.

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, kjo grevë është një këmbanë alarmi për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Shqipëri.

“Këshilli Kombëtar i Punës është inegzistent përballë kësaj panoramë të rëndë në të cilën ndodhet klasa punëtore në Shqipëri.
Klasa politike na nxitur dhe ka mëkuar skllavërimin e punëtorit shqiptar prej 30 vitesh, ndaj sot jemi përballë faktit kur parlamenti po miraton një ligj për të krijuar lehtësira për punëtorët e huaj që të vijnë në Shqipëri.
Ky vendim do ketë pasoja fatale për atdheun dhe Shqipërinë, pasi do vendi ynë do përballet me probleme sociale të theksuara, por për këtë çështje do kemi një reagim zyrtar në ditët në vijim.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është pranë naftëtarëve që janë në grevë urie dhe do kenë mbështetjen tonë të pakursyer deri në plotësimin e kërkesave të tyre.”-përfundon deklarata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE