Connect with Us

Debatet për projektligjin “Anti-shpifje”/ Ish-kryetarja e AMA-s tregon çfarë nuk thuhet në media

Politikë

Debatet për projektligjin “Anti-shpifje”/ Ish-kryetarja e AMA-s tregon çfarë nuk thuhet në media

Publikuar

-

Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati ka komentuar reagimet për “ndryshimet në ligjin e medias”.

Në një postim në rrjetet sociale, Endira Bushati shkruan se kjo çështje po bëhet “e modës”, por deri tani nuk është dëgjuar asnjë kundërshtim profesional në media.

“Këto “ndryshimet në ligjin e medias” u bë e modës t’i kundërshtojnë i madh dhe i vogël…..

Kur kundërshtohet një ligj, si rregull:

  1. Ligji duhet lexuar!
  2. Kundërshtimi kërkon ekpertizë juridike!
  3. Kundërshtimi kërkon ekpertizë në fushë!
LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/ Për një përqasje tjetër kritike ndaj amendimeve në ligjin e shpifur antishpifje

Asnjë kundërshtim profesional në media nuk kam dëgjuar deri më tani mbi çështjen!

Di që vetëm disa kolegë profesorë të Fakultetit të Drejtësisë e kanë bërë dje, por për median këto lloj kundërshtimesh nuk janë tërheqëse!

Të nderuar Mediokër të Atdheut tonë!

Me fjalinë “Rama po cënon Lirinë e Medias”, as nuk na fusni frikën e as na thoni ndonjë gjë të re!”-shkruan Endira Bushati në postimin e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama bëri bilancin e mashtrimeve të 2019/ Berisha: Shet suksesin e qeverisë së mëparshme

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar bilancin e bërë dje nga kryeministri Edi Rama për vitin 2019.

Sipas Berishës, Rama bëri bilancin e mashtrimeve duke mos pastur në 6 vite asnjë vepër publike të vetën përveç pllakave të gurit në sheshet e disa qyteteve.

Berisha thotë se hemodializa që Rama e shet si një nje sukses madhor është sukses i qeverisë se mëparshme pasi hemodializa është dhënë me konçesion 14 vite më parë.

“Konkretisht me 210 PPP e tij që ka vjedhur dhe shpërdoruar rreth 3,2 miliard euro nga takspaguesit shqiptar, ai përmendi vetëm një si suksesin e tij më të madh, dhe kjo është hemodializa.
E vërteta miq është se hemodializa është dhënë me konçesion 14 vite më parë. Qeveria para 14 vitesh vendosi të blej këtë shërbim nga sektori privat dhe rriti kështu numrin e të sëmurve me veshka të bllokuara që perfitonin nga ky shërbim nga 45 ne 640, duke shpëtuar kështu qindra jetë njerëzish”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  “Mos ma prek fjalën”/ Gazetarët në protestë para parlamentit

LEXO EDHE:  Ligji i ri për mediat/ Balla shpjegon rregullimet e reja ligjore përmes tre pyetjeve

Ish kryeministri thotë se qeveria e mëparshme, shërbimin e hemodializës e blinte tek dy spitalet private më të mëdha të vendit, të cilat e bënin me një kontroll serioz proceuren.
Kurse sot ky shërbim, sipas Berishës, ka kaluar nga dorë në dorë dhe vështirë të ketë kontrollin e domosdoshëm.

“Pra Edvin Rrensi nisi vitin me një gënjeshtër taze, kjo sepse përveç rekordeve te zeza nuk ka asnje arritje te veten perveç vjedhjeve gjigande me PPP qe mund te rrjeshtoj”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrjet kundër shqiptarëve në Beograd/ Tritan Shehu nxjerr pamjet: Pres reagimin e OSBE-së

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me protestat e serbëve në Beograd, kundër shqiptarëve, ndërsa sulmuan dhe ambasadën e Malit të zi.

Duke dënuar thirrjet ekstremiste, Shehu shkruan se nuk pret një reagim nga qeveria shqiptare, por Presidenca e OSBE-së nuk duhet të heshtë lidhur me këtë ngjarje në mënyrë që provokime të tilla të mos përsëriten më.

“Mbreme ne Beograd: «Kush nuk kercen eshte shqiptar», dhe “Presidenca” e OSBE hesht!
Si dikur kenga e nazisteve per ebrejte….
Protestat me thirje ekstremiste ndaj Malit te Zi, mbreme kane pasur elemente te tille dhe kunder shqiptareve.
Nderkaq «Presidenca» e OSBE as nuk belbezon mbas cicerimave te dy dite me pare, asnje deklarate, asnje thirje per distancim te autoriteteve serbe, nderhyrje te tyre qe te tilla provokacione mos te perseriten e te thellohen rrezikshem.
Mbas tre takimeve per te ashtuquajturin «Shengen Ballkanik» alias «Jugosllavia e Re» me firmosjen e dokumentave perkatese dhe nga Rama per ate, lenien si «jetim» te Kosoves, natyrshem qe qarqet ekstremiste ne Serbi do te merrnin guxim e revansh per te shtyre ne realizimin e endrave te tyre anakronike e destabilizuese per te gjithe Rajonin.
Une nuk pres qe te reagoje a protestoje Qeveria jone, por se paku «Presidenca» e OSBE duhet te reagoje apo dikush duhet ta detyroje te reagoje, sepse ky eshte dhe funksioni i saj.”, shkruan Shehu në reagimin e plotë të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Altin Goxhaj publikon dokumentin/ Tregon problemin që kanë njerëzit e Sorosit

Publikuar

-

Nga

altin goxhaj flet pet politiken

Avokati Altin Goxhaj ka kujtuar 29 vjetorin e numrit të parë të Gazetës Rilindja Demokratike.
Goxhaj shkruan se ndihet nostalgjik dhe krenar që ishte aty duke kujtuar orët e para të mëngjesit kur u shtyp numri i parë te Poligrafiku dhe mori 5 kopje pa lekë direkt nga makina e shtypit.

“Une isha aty pavarësisht se dikur njerëzit e Sorosit kanë shkruar që une nuk isha (psh Blendi Fevziu ka shkruar nga ato kujtimet e tij të redaktuara nga dyshja sorosiane Remzi Lani dhe Henri Qili) por heshtën kur nxorra këtë foto… madje kanë thënë që s’kam qenë as të Greva e Urisë e 20 Shkurtit (Afrim Krasniqi i Sorosit psh) derisa nxorra fotot dhe aty heshti… Natyrisht që s’mund të kërkojnë falje sepse nuk e bëjnë pa dashje”, shkruan Goxhaj.

LEXO EDHE:  Inteligjenca artificiale fiton terren edhe në media

LEXO EDHE:  Ish-gruaja e Ramës flet për prostitucionin

Sipas avokatit, “e kanë detyrë shtëpie nga sponsori i karrierës dhe jetës së tyre: Gjishi Sorosi që na ka lënë 99 kopilat e tij në të gjithë pushtetin majtas e djathtas, shoqërinë civile dhe median, biznesin dhe organizatat ndërkombëtare”.

Goxhaj thotë se njerëzit e Soros kanë pasur gjthmonë një problem me të.
“Unë kam qenë gjthmonë aty ku ata s’do donin të isha dhe të bëj pikërisht atë që ata urrejnë më shumë: t’i nxjerr bojën Sorosit dhe sorosizmit! Dhe do ta vazhdoj këtë zakon deri kur të fitojmë ne! Dmth të humbin ata”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE