Connect with Us

Blushi “dhëmb për dhëmb” me Dvoranin/ Bllokimi i KED, alibi e neveritshme

Politikë

Blushi “dhëmb për dhëmb” me Dvoranin/ Bllokimi i KED, alibi e neveritshme

Publikuar

-

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të Ardian Dvoranit, i cili tha se nëse ai do të merrej i pandehur nga Prokuroria, atëherë kjo do të sillte bllokimin e funksionimit të KED-së.

Tedi Blushi në një prononcim për mediat, e ka cilësuar deklaratën e Dvoranit, si një alibi të neveritshme.

“Kjo është një alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori.

Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”.-tha Blushi.

LEXO EDHE:  Rama tërhiqet nga emërimi i Sandër Lleshit/ Zbulohet takimi i fshehtë Xhafaj-Meta

Më tej, ai theksoi se nuk është përgjegjësia penale e Ardian Dvoranit, që mund të bllokojë funksionimin normal të KED, por u bllokua qëllimisht funksionimi i KED për dy vite radhazi, që në krye të këtij organi të vihej Ardian Dvorani, për të konsumuar të tilla shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore.

Sipas Blushit, “Edhe mbledhja e djeshme e KED-së, e zhvilluar duke njoftuar dy Rende Dite të ndryshme, një të njoftuar publikisht dhe një të ndryshëm të njoftuar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në Këshill, është një tjetër e dhënë e papërgjeshmërisë së këtij individi , përkundrejt zbatimit të parimit të transoarencës së ushtrimit të detyrës ashtu sic kushtetuta dhe ligji ia kërkon.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ekstradimi i Harun Çelikut/ Vasili “i shqetësuar”: Kush ja ka qepur gojën Edi Ramës dhe pse?

Publikuar

-

Nga

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se Rama shfaqet si memec për rastin e Harun Çelikun, shtetasin turk të ekstraduar në Turqi.

Vasili ngre pyetjen: Kush ja ka qepur gojën Edi Ramës dhe pse?

“Duke ditur që ky është llafazan i njohur dhe i papërtuar për të folur budallallëqe pa fund, lind natyrshëm pyetja: Peng i kujt është që Edi Rama që nuk guxon të flasë për një çështje kaq delikate?Ç’farë detyrimi e mban lidhur gojën e Edi Ramës që nuk flet dot për këtë problem?? Kaq i madh është borxhi ku ka hyrë Edi Rama sa që e ka të pamundur të mbajë qendrim zyrtar për ngjarje që po i krijon kaq probleme Shqipërisë??” shkruan Vasili.

LEXO EDHE:  Meta me të rinjtë/ Çdo lloj destabiliteti është kosto për vendin

LEXO EDHE:  Meta publikon spotin e dytë në Mbrojtje të Kushtetutës/ Pyetjet do marrin përgjigje në këtë video

“Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edi Rama duhet të shpjegohet publikisht dhe të marrë përgjegjësite boll u fut vrimave dhe boll u fsheh pas bedelëve nëpër ministri,polici e gjetkë”, përfundon Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama bëri bilancin e mashtrimeve të 2019/ Berisha: Shet suksesin e qeverisë së mëparshme

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar bilancin e bërë dje nga kryeministri Edi Rama për vitin 2019.

Sipas Berishës, Rama bëri bilancin e mashtrimeve duke mos pastur në 6 vite asnjë vepër publike të vetën përveç pllakave të gurit në sheshet e disa qyteteve.

Berisha thotë se hemodializa që Rama e shet si një nje sukses madhor është sukses i qeverisë se mëparshme pasi hemodializa është dhënë me konçesion 14 vite më parë.

“Konkretisht me 210 PPP e tij që ka vjedhur dhe shpërdoruar rreth 3,2 miliard euro nga takspaguesit shqiptar, ai përmendi vetëm një si suksesin e tij më të madh, dhe kjo është hemodializa.
E vërteta miq është se hemodializa është dhënë me konçesion 14 vite më parë. Qeveria para 14 vitesh vendosi të blej këtë shërbim nga sektori privat dhe rriti kështu numrin e të sëmurve me veshka të bllokuara që perfitonin nga ky shërbim nga 45 ne 640, duke shpëtuar kështu qindra jetë njerëzish”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Blushi: Rama futi kriminelë në listat e PS

LEXO EDHE:  Blushi: Rilindja, falimentimi i Shqiperisë!

Ish kryeministri thotë se qeveria e mëparshme, shërbimin e hemodializës e blinte tek dy spitalet private më të mëdha të vendit, të cilat e bënin me një kontroll serioz proceuren.
Kurse sot ky shërbim, sipas Berishës, ka kaluar nga dorë në dorë dhe vështirë të ketë kontrollin e domosdoshëm.

“Pra Edvin Rrensi nisi vitin me një gënjeshtër taze, kjo sepse përveç rekordeve te zeza nuk ka asnje arritje te veten perveç vjedhjeve gjigande me PPP qe mund te rrjeshtoj”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrjet kundër shqiptarëve në Beograd/ Tritan Shehu nxjerr pamjet: Pres reagimin e OSBE-së

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me protestat e serbëve në Beograd, kundër shqiptarëve, ndërsa sulmuan dhe ambasadën e Malit të zi.

Duke dënuar thirrjet ekstremiste, Shehu shkruan se nuk pret një reagim nga qeveria shqiptare, por Presidenca e OSBE-së nuk duhet të heshtë lidhur me këtë ngjarje në mënyrë që provokime të tilla të mos përsëriten më.

“Mbreme ne Beograd: «Kush nuk kercen eshte shqiptar», dhe “Presidenca” e OSBE hesht!
Si dikur kenga e nazisteve per ebrejte….
Protestat me thirje ekstremiste ndaj Malit te Zi, mbreme kane pasur elemente te tille dhe kunder shqiptareve.
Nderkaq «Presidenca» e OSBE as nuk belbezon mbas cicerimave te dy dite me pare, asnje deklarate, asnje thirje per distancim te autoriteteve serbe, nderhyrje te tyre qe te tilla provokacione mos te perseriten e te thellohen rrezikshem.
Mbas tre takimeve per te ashtuquajturin «Shengen Ballkanik» alias «Jugosllavia e Re» me firmosjen e dokumentave perkatese dhe nga Rama per ate, lenien si «jetim» te Kosoves, natyrshem qe qarqet ekstremiste ne Serbi do te merrnin guxim e revansh per te shtyre ne realizimin e endrave te tyre anakronike e destabilizuese per te gjithe Rajonin.
Une nuk pres qe te reagoje a protestoje Qeveria jone, por se paku «Presidenca» e OSBE duhet te reagoje apo dikush duhet ta detyroje te reagoje, sepse ky eshte dhe funksioni i saj.”, shkruan Shehu në reagimin e plotë të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE